Shefi i NATO-s: Ukraina e ka momentumin në luftë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...

Libani dhe Izraeli arritën një marrëveshje historike për përcaktimin e një kufiri detar të diskutueshëm mes tyre, pas vitesh negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, tha të martën kryeministri izraelit Yair Lapid.
Megjithëse me efekt të kufizuar, marrëveshja shënon një kompromis të rëndësishëm midis dy vendeve me një histori lufte dhe konflikti, duke i hapur rrugën eksplorimit të energjisë në det të hapur dhe duke eliminuar një burim tensionesh të kohëve të fundit.
"Kjo është një arritje historike që do të forcojë sigurinë e Izraelit, do të sjellë miliarda për ekonominë e Izraelit dhe do të sigurojë qëndrueshmërinë e kufirit tonë verior," tha zoti Lapid në një deklaratë.
Në Liban, presidenti Michel Aoun tha se kushtet e propozimit përfundimtar të Shteteve të Bashkuara ishin të kënaqshme dhe se ai shpresonte që marrëveshja të shpallej sa më shpejt që të ishte e mundur.
Pakti synon të zgjidhë një mosmarrëveshje territoriale në lindje të Detit Mesdhe, në një zonë ku Libani synon të bëjë eksplorime për gaz natyror. Izraeli nxjerr gaz natyror në fushat aty pranë.
Marrëveshja përcakton për herë të parë një kufi midis ujërave libaneze dhe izraelite dhe krijon një mekanizëm që të dyja vendet të marrin të ardhura nga një fushë gazi në det të hapur që ndodhet mes dy vendeve.
Marrëveshja nuk përfshin kufirin e përbashkët tokësor.
Negociatori libanez Elias Bou Saab i tha agjencisë Reuters se varianti përfundimtar i marrëveshjes "merr parasysh të gjitha kërkesat e Libanit”.
Izraeli ka bërë hapa përpara në drejtim të prodhimit dhe eksportimit të gazit natyror, por përpjekjet e Libanit janë penguar nga paraliza politike.
Gjetja e gazit do të ishte një ndihmë e madhe për Libanin, i cili është zhytur në krizë financiare që nga viti 2019 dhe mund të tejkalojë problemin e mungesës së prodhimit të energjisë elektrike të mjaftueshme për popullsinë e Libanit.
Zoti Lapid, i cili përballet me zgjedhje më 1 nëntor, planifikon të kërkojë miratimin e marrëveshjes nga kabineti i tij i sigurisë të mërkurën dhe më pas nga qeveria, përpara se ajo të paraqitet në parlament. Një zyrtar izraelit tha se miratimi përfundimtar pritet brenda tre javëve të ardhshme.
Instituti për Studimet e Sigurisë Kombëtare i Universitetit të Tel Avivit, e quajti marrëveshjen "të favorshme".
"Një marrëveshje mes Izraelit dhe Libanit do të përbëjë një zhvillim themelor pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mund t’u hapë rrugën ndryshimeve të mëtejshme në marrëdhëniet midis tyre," thuhet në një raport të tij./ VOA
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se...
Izraeli tha se është afër arritjes së marrëveshjes “histor...
Komisioni Europian përpiloi tekstin e paketës së zgjerimit...
Një mori raketash ruse që ranë të hënën mbi qytetet anemba...
Cili shtet është partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjerm...
Kryeqyteti Kiev dhe "shumë" qytete të tjera në Ukrainë jan...
“Nuk e goditëm ne urën në Krime, por vetë rusët”. Kishin k...
Një mori raketash ruse që ranë të hënën mbi qytetet an...
Rritja e nivelit të vetëvrasjeve mes anëtarëve aktivë ...
Një grua ka kujtuar momentin e çuditshëm që pretendon se "...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara njoftoi javën e kal...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe aleatët evropian...
Shpërthimet tronditën shumë qytete anembanë Ukrainës të hë...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se do...
Moldavia tha më 10 tetor se raketat rusen që kishin për shën...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se "është optim...
Në Maqedoninë e Veriut është prezantuar pakoja e re e masa...
Victoria Maslova e ka braktisur fabrikën e saj me produkte...
Shpërthime të shumta kanë ndodhur në kryeqytetin e Ukr...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...