Rusia "i vë kryqin" "Meta"-s/ E cilëson si organizatë terroriste
Autoritetet ruse kanë cilësuar “Meta”-n, kompaninë që ...

Shumë komuna në Gjermani janë të mbingarkuara plotësisht me strehimin dhe kujdesin e refugjatëve dhe kanë kohë që kanë vënë alarmin në Ministrinë e Brendshme Federale. Ata thjesht kanë nevojë për ndihmë. Ata ndihen të lënë vetëm nga qeveria federale sa u përket refugjatëve të luftës nga Ukraina, por edhe për azilkërkuesit e tjerë.
Rreth një milion refugjatë lufte janë pranuar në Gjermani që nga pushtimi rus në Ukrainë, në shkurt të këtij viti. Megjithatë, në muajt e fundit, numri i azilkërkuesve që po lëvizin në veri nëpërmjet Detit Mesdhe dhe të ashtuquajturit itinerar i Ballkanit është rritur sërish. Nga janari deri në shtator 2022, janë dorëzuar në Zyrën Federale për Migracionin dhe Refugjatët, BAMF, 135,000 kërkesa fillestare për azil. Kjo është 35 për qind më shumë se në vitin 2021.

Gjithnjë e më shumë komuna thonë se nuk kanë më kapacitete strehimi dhe po i strehojnë refugjatët nëpër palestra shkollash dhe vende të improvizuara. Gjendja është e ngjashme me të ashtuquajturën krizë refugjatësh në vitin 2015 dhe 2016, tha nënpresidenti i Kongresit të Qyteteve, kryebashkiaku i Lajpcigut, Burkhard Jung. Dy qytete me tenda janë ngritur tashmë në Lajpcig dhe një sallë e panairit në Dresden duhet të përdoret për akomodim.
Megjithatë, barra shpërndahet në mënyrë të pabarabartë. Kushdo që vjen në Gjermani nga Ukraina mund të lëvizë lirshëm deri në 90 ditë. Dy të tretat e refugjatëve të luftës kanë gjetur strehim privat ose kanë marrë vetë një apartament me qira. Të tjerët shkojnë kryesisht në qytetet e mëdha. Sipas ministres së Brendshme Faeser, vetëm 68 përqind e 300 objekteve të vëna në dispozicion nga qeveria federale janë të okupuara. Ka hapësirë ??kryesisht në zonat rurale dhe qytetet më të vogla.
Për t'u ardhur në ndihmë qyteteve, Faeser premtoi se do të sigurojë 56 objekte shtesë me 4,000 vendstrehime shtesë. Ajo nuk mund të ofronte më shumë para, pasi kjo është në kompetencë të kancelarit dhe kryeministrave të landeve. Negociatat do të zhvillohen në nëntor. Ministri i brendshëm i Bavarisë Herrmann tha se "në kushtet e rritjes së madhe të inflacionit, rritjeve masive të çmimeve që kemi, natyrisht është e qartë se rimbursimet për bashkitë duhet të jenë pak më të larta se ato për vitin 2021.”

Më shumë kontrolle kufitare në jug
Ndërsa pranimi i mëtejshëm i refugjatëve të luftës nga Ukraina është diçka që nuk ka nevojë për debate në Gjermani, qeveria federale dëshiron të kufizojë "hyrjen e paautorizuar" të azilkërkuesve nga vende të treta të sigurta. Presioni po rritet aktualisht jo vetëm në Gjermani, por në përgjithësi në kufijtë e jashtëm të BE-së. "Kjo më shqetëson", tha Faeser.
Kontrollet kufitare me Austrinë do të mbeten edhe pas nëntorit edhe për gjashtë muaj të tjerë. Në kufirin me Republikën Çeke, policia federale po kryen kontrolle të shtuara dhe të fshehura. Faeser tha se ka kryer "biseda shumë serioze" me kolegët e saj në Republikën Çeke dhe Austri, për të rritur kontrollet e tyre kufitare me Sllovakinë.
Praktika e vizave e Serbisë "e papranueshme"
Faeser tha se në nivel evropian duhet të këshillohemi për situatën në Serbi dhe për të rritur përdorimin e Frontexit. Ajo tha se Serbia lejon hyrjen pa viza për shumë kombësi, duke përfshirë sirianë, irakenë dhe turq, por edhe indianë dhe pakistanezë. Autoritetet po vërejnë se gjithnjë e më shumë njerëz nga këto vende udhëtojnë me avion në Serbi dhe prej andej kalojnë kufirin me makinë përmes Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë, ose Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke dhe vijnë në Gjermani.
Autoritetet ruse kanë cilësuar “Meta”-n, kompaninë që ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvil...
Një avokate e ish-presidentit Donald Trump, e cila nën...
Komisioni Evropian ka mundësi që të rekomandojë me kus...
Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptar...
Liderët e G7 kanë dënuar sulmet më të fundit me raketa...
Libani dhe Izraeli arritën një marrëveshje historike p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se...
Izraeli tha se është afër arritjes së marrëveshjes “histor...
Komisioni Europian përpiloi tekstin e paketës së zgjerimit...
Një mori raketash ruse që ranë të hënën mbi qytetet anemba...
Cili shtet është partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjerm...
Kryeqyteti Kiev dhe "shumë" qytete të tjera në Ukrainë jan...
“Nuk e goditëm ne urën në Krime, por vetë rusët”. Kishin k...
Një mori raketash ruse që ranë të hënën mbi qytetet an...
Rritja e nivelit të vetëvrasjeve mes anëtarëve aktivë ...
Një grua ka kujtuar momentin e çuditshëm që pretendon se "...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara njoftoi javën e kal...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe aleatët evropian...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...