Mbështetësit e Khanit organizojnë protesta mbarëkombëtare
Në Pakistan janë mbajtur protesta mbarëkombëtare nga m...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që lejon të mobilizohen personat që kanë kryer krime të rënda, teksa Kremlini po vazhdon të grumbullojë trupa për luftën e saj në Ukrainë pasi është përballur me ngecje.
Duke folur para disa të rinjve dhe vullnetarëve në Moskë më 4 nëntor, Putin tha se 318.000 persona i janë bashkuar luftës qëkur u shpall mobilizimi në shtator, përfshirë edhe 18.000 vullnetarë.
Ky fjalim i Putinit vjen po të njëjtën ditë që ai nënshkroi një ligj që lejon mobilizimin e personave që kanë të kaluar kriminale, përfshirë edhe ata që kanë kryer krime të rënda. Nga mobilizimi janë përjashtuar personat e dënuar për krime seksuale ndaj fëmijëve, për tradhti, spiunim apo terrorizëm.
“Me sa e di unë, 49.000 mijë nga të mobilizuarit veçse kanë kryer detyra luftarake, ndërkaq të tjerët janë duke u trajnuar”, tha Putin.
Rusia fillimisht pushtoi territore të mëdha të Ukrainës, pasi nisi pushtimin në shkurt, por për muaj të tërë Kremlini ka pësuar humbje të mëdha të ushtarëve dhe territoreve, për shkak të dy kundërofensivave ukrainase.
Ngecjet në fushëbetejë, që ia kanë vështirësuar Rusisë mbajtjen e fronteve në pjesën jugore dhe lindore të Ukrainës që ende janë të pushtuara, e kanë detyruar Kremlinin që të shpallë mobilizim dhe gjithnjë e më shumë po varet nga mercenarët apo trupat çeçene për të mbushur radhët.
Bashkëpunëtori i Putinit, udhëheqës i grupit privat ushtarak Vagner, Yevgeny Prigozhin, raportohet se ka rekrutuar mijëra të burgosur rusë për luftën në Ukrainë.
Putin tha më 4 nëntor se vazhdojnë përpjekjet për rekrutimin e vullnetarëve, pavarësisht shumë treguesve se mobilizimi nuk është popullor në Rusi.
*Video nga arkivi: Prigozhin rekruton të burgosur
Dhjetëra mijëra rusë janë larguar nga shteti menjëherë pasi është shpallur mobilizimi, teksa ka pasur edhe disa protesta sporadike – që janë shtypur menjëherë nga forcat e sigurisë – në shumë pjesë të Rusisë.
Ndërkaq, dhjetëra video të publikuara tregojnë se ata që janë mobilizuar po ankohen se ka mungesë të ushqimit, veshjeve, pajisjeve dhe ndërtesave të banimit.
Disa po ankohen se nuk kanë shërbyer asnjë herë në ushtri, por gjithsesi janë rekrutuar, teksa Putin ka thënë se vetëm rusët që kanë shërbyer në ushtri dhe që kanë përvojë ushtarake do të mobilizohen.
Ushtarët e vendosur në qytetin Uljanovsk më 4 nëntor konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se pothuajse 2.000 ushtarë të mobilizuar nga Republika Çuveshia e Rusisë u lejuan të vizitonin shtëpitë e tyre, pasi ata u rebeluan dhe kërkuan të paguheshin për shërbimin e tyre.
Autoritetet lokale në rajonet ruse të Vladimirit, Rostovit, Samarës, Burjatisë dhe Bashkortostanit kanë detyruar studentët dhe shkollat e universitetet lokale që të qepin uniforma ushtarake për ushtarët rusë./ REL
Në Pakistan janë mbajtur protesta mbarëkombëtare nga m...
Llogari të rreme në rrjetet sociale nga përdorues të huaj ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që ...
Qeveria polake do të vendosë një gardh përgjatë kufirit me...
FBI-ja tha të enjten se kishte marrë informacion të besues...
Sipas zbulimit britanik ka gjasa që Rusia të qëllojë me ar...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka nisur vizitën e tij në ...
Rusia lëshoi të tjerë dronë kamikazë në infrastrukturë dhe...
Ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...
Rusia po dëbon qytetarë ukrainas nga Hersoni, Zaporizhia, ...
Udhëheqësit talibanë të Afganistanit shpallën një amnisti ...
Sipërmarrësi Paul Pelosi, bashkëshorti i Kryetares së Dhom...
Dy senatorë amerikanë u takuan të enjten me familje ukrain...
Personi i parë mbërriti në orën 7:27 të mëngjesit. Ushtarë...
Serbia vendos forcat e saj të armatosura në gatishnmëri të...
Një foto rrëqethëse: 92 emigrantë të zhveshur, disa prej t...
Një marrëveshje historike për të lejuar eksportet e dr...
Teori konspirative rreth fletëvotimeve me postë. Mesaz...
Vijat e para të frontit të luftës në jug të Ukrainës j...
Në fillim të samitit të Procesit të Berlinit, kancelar...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...