E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Verën e vitit të kaluar isha në një dyqan elegant në rrugën Ermu në Athinë. Doja të blija një dhuratë për ditëlindjen e kushëririt tim. Në dyqan ishin 2 gra të mrekullueshme dhe shumë mikpritëse, të cilat donin të më ndihmonin të zgjidhja diçka të veçantë. Njëra ishte e bardhë, ndërsa tjera me ngjyrë.
Që të dyja flisnin një greqishte të pastër, dhe dukeshin se ishin mikesha të ngushta. I fejuari im dhe unë u habitëm nga greqishtja e pastër që fliste gruaja me ngjyrë. (Në fakt unë habitem në çdo rast kur greqishtja flitet mirë nga një aziatik apo nga kushdo që nuk është grek).
E pyeta gruan se nga ishte. Ajo përkuli kokën në njërën anë, duke më parë sikur të isha e çmendur. (Jo e çmendur, por budallaqe dhe e pandjeshme.) Më pas buzëqeshi dhe u përgjigje:“Unë jam nga këtu. Jam greke!”. Epo, sigurisht që ajo është greke.
Në fakt, ajo është po aq greke sa edhe unë. Ajo është greke sa cilido tjetër që ka lindur në këtë vend, është shkolluar këtu, flet gjuhën greke, nuk ka njohur asnjë vend tjetër, dhe ka investuar në vend. E ka dashur dhe e do këtë vend. Por kësaj gruaje i mungon shtetësia, ashtu si shumë të tjerëve, që zotërojnë të njëjtat cilësi kulturore.
Po çfarë e bën një njeri “grek”, dhe çfarë duhet për t‘u bërë qytetar i këtij vendi? Është zhgënjyes fakti që burokracia legjendare greke, e pengon shpeshherë efikasitetin, modernitetin dhe përparimin e shpejtë të vendit.
Pse qeveria u jep me shumë lehtësi shtetësinë e nderit shkrimtarëve, studiuesve, aktorëve dhe filantropëve, duke i shpërndarë pasaportat për ta si karamele, edhe pse këta të fundit mund të mos kenë asnjë lidhje gjaku me popullin grek, dhe vijnë në Greqi vetëm për të studiuar, shkruar apo për të pushuar.
Madje ata mund të mos flasin fare greqisht. Ndërsa këta qytetarë të Greqisë mund t’i japin një rëndësi shtesë vendit, ata nuk kanë investuar në rritjen dhe funksionimin aktual të vendit si gruaja që punon në dyqanin në lagjen Ermu. Unë vetë kam lindur në Greqi dhe jam sjellë në SHBA që foshnje gjatë Luftës së Ftohtë, bashkë me rreth 4000 fëmijë të tjerë.
Pa “fajin” tonë, neve u hoq shtetësia kur u larguam nga vendi. Prindërit tanë biologjikë kanë lindur në Greqi, si qytetarë të këtij vendi. Pasaportat tona të para ngjyrë blu me vulën e Republikës së Greqisë në pjesën e përparme vlejtën për një udhëtim me një drejtim jashtë vendit.
Ato skaduan pasi i përdorëm për të udhëtuar tek prindërit e rinj adoptivë. Tani qindra nga ne duan të kenë sërish të drejtat që burojnë nga lindja si qytetarë të Greqisë, duke na rikthyer pasaportat. Të birësuarit mund të mos ndajnë të njëjtën përvojë të jetuar si fëmijët e refugjatëve dhe emigrantëve.
Por shumë nga këta të fundit, kanë lindur pa “fajin” e tyre në Greqi, janë rritur këtu, janë arsimuar dhe kanë rrënjë të forta. Atëherë pse përjashtohen nga të qenit qytetarë me të drejta të plotë në një vend që tani është shtëpia e tyre? Shumë prej tyre mund të jenë të një ngjyre ose feje të ndryshme, por janë kulturalisht dhe plotësisht grekë.
Janis Antetokunmpo është një greko-nigerian. Prindërit e tij ishin refugjatë dhe u vendosën me banim këtu, dhe u dhanë fëmijëve të tyre, që të gjithë të lindur këtu, emra grekë, përveç njërit. Historia e fëmijës më të famshëm, Janis, më mahniti teksa e pashë të bëhej i famshëm jo vetëm si një prej basketbollistëve më të mëdhenj në botë, por si një njeri i mirë dhe i denjë, një bamirës dhe një nga ambasadorët më të mirë që ka Greqia në botë.
Mbaj mend herën e parë që e dëgjova të fliste anglisht me një theks të veçantë grek, aq shumë të njohur për mua. Krenaria e tij për vendin që ai e quan shtëpi është shumë prekëse. Ai po ndërton një shtëpi në zonën e Athinës, dhe ka hapur një dyqan të ri në Aeroportin e Athinës.
Ai është sot një figurë globale, krenaria e diasporës greke dhe e vetë grekëve. Atëherë pse qeveria greke e pati aq të vështirë t’i nxirrte atij një pasaportë për ta bërë një shtetas grek, kur ajo duhej t’i jepet që në lindje, pasi prindërit e tij e lidhën jetën me këtë vend dhe investuan në të djersën dhe mundin e tyre?
Shtetësia iu dha vetëm në vitin 2013, 19 vjet pasi lind, u shkollua dhe u stërvit në Greqi duke u bërë një nga basketbollistët më të mirë në botë. Çfarë nuk shkon në këtë rast? Shumëçka. Ka shumë njerëz si Janis kanë lindur në këtë shoqëri, e kanë kaluar jetën e tyre me miqtë grekë, duke e dashur këtë vend dhe duke i kushtuar kohën dhe punën e tyre.
Pse qeveria, nëpërmjet një procesi të ristrukturuar dhe me kontrolle dhe balanca të kujdesshme, nuk mundet t’iu japë atyre shtetësinë greke? Jo të gjithë do të duan të qëndrojnë këtu. Jo të gjithë mund ta duan nënshtetësinë greke, por për ata që e duan, pse jo? Shtetësia ka të bëjë me pjesëmarrjen dhe angazhimin.
Si mund t’ia kushtosh jetën tënde një vendi kur nuk lejohesh plotësisht të jesh pjesë e tij? Për shembull, asnjë qytetar në Shtetet e Bashkuara nuk është më punëtor dhe nuk e do atë vend më shumë se sa emigrantët dhe refugjatët që erdhën në brigjet e tij, dhe që e ndërtuan vendin, dhe këtu përfshihen edhe grekët!
Sigurisht diversiteti ka problemet e veta, por ai e bën vendin më të mirë dhe më të fortë. Përqafimi i njerëzve, përhapja e filoksenisë së vërtetë, dashuria për “të huajin” dhe ftesa për ta, nëpërmjet kanaleve të duhura, për t’iu bashkuar vendit si pjesëmarrës aktivë dhe të angazhuar përtej aftësisë për të votuar, është jo vetëm gjëja e duhur për të bërë, por është në të mirë të sigurisë së vendit, pasi krijon besnikëri dhe mbështetje.
“Më dhatë mundësinë të jem këtu. Unë do e kthej dashurinë time për këtë vend dhe premtoj të punoj shumë për ta bërë atë më të fortë dhe më të mirë”- do të thoshte refugjati dhe emigranti. Secili prej refugjatëve dhe emigrantëve sot në Greqi ka potencialin e vëllezërve Antetokunmpo.
Atyre duhet t’u jepet një shans për të kontribuar dhe pasur sukses në Greqi. Dy janë grupet që meritojnë një vëmendje të veçantë në këtë rast. Së pari, janë 4000 të birësuarit me origjinë greke të epokës së Luftës së Ftohtë, të lindur nga prindër grekë, një fakt që ata mund ta vërtetojnë, dhe që kur u larguan jashtë vendit iu hoq shtetësia greke që kishin.
Së dyti është grupi i personave që janë fëmijë të refugjatëve dhe emigrantëve që kanë lindur në Greqi, jetojnë në Greqi, janë shkolluar në Greqi, punojnë në Greqi dhe flasin gjuhën greke. Ky është i vetmi vend që ata njohin. Ata duan që vendi të investojë tek ata, po aq sa ata duan t’i përkushtohen këtij vendi.
Ja çfarë thotë ligji grek për shtetësinë:Një person fiton shtetësinë në momentin e lindjes, nëse personi ka lindur nga një person me kombësi greke, pasardhës të shtetasve grekë, edhe nëse ai prind nuk e ka ushtruar të drejtën e shtetësisë. Pra për të birësuarit me origjinë greke ligji është i qartë.
Por qeveria greke ka ngritur një bllokadë virtuale duke e zvarritur me vite këtë proces. Qeveria e Kiriakos Micotakis duhet ta korrigjojë menjëherë këtë gabim historik. Ajo duhet të krijojë një grup të vogël pune për të konfirmuar identitetin, të krijojë një mënyrë për të përpunuar aplikimet në mënyrë efikase. Për ne të birësuarit, kjo gjë kërkon vetëm vullnet politik.
Për grupin e dytë, fëmijët e emigrantëve do të kërkojë më shumë guxim sesa vullnet politik, por edhe vizion për të krijuar një të ardhme të re, të larmishme, gjithëpërfshirëse për Greqinë. Forca e vërtetë e një vendi qëndron tek populli i tij. Është ai që vendos llojin e vendit që dëshiron dhe kujt ia beson qeverisjen.
Elpida. Është një nga fjalët më të bukura në gjuhën greke që do të thotë shpresë. Një vend shpresëdhënës prodhon njerëz shpresëdhënës, dhe mund t’i frymëzojë ata të ëndërrojnë për një vend që ka aftësinë dhe vizionin për të evoluar, dhe për të qenë versioni më i mirë i vetvetes. Filozofi grek Epiktet dikur tha:”Përkushtojani pjesën tjetër të jetës arritjes së përparimit”. Le të arrijmë pak progres tani për çështjen e shtetësisë, dhe me këtë rast edhe forcimit të demokracisë greke.
Shënim:Dr.Mary Cardaras është shkrimtare, gazetare, autore dokumentarësh, si dhe drejtoreshë e Qendrës Demos në Kolegjin Amerikan të Greqisë. / Pershtatur nga CNA
Vullkani më aktiv në Evropë, Etna në Siçili, shpërtheu mbr...
Rusia është në proces të pajisjes së nëndetëseve të re...
Kur Rusia pushtoi Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Bashki...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar “rritje...
Të paktën tre persona janë plagosur pas një sulmi të Rusis...
Shkollimi i vajzave dhe grave pranohet botërisht nga më shum...
Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë rezu...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se do...
Tre dekada marrëveshjesh për emigracionin midis Spanjës dh...
Një djalë 13-vjeçar nga Dakota e Veriut ka mbijetuar p...
Ministria e Jashtme e Kinës shprehu kundërshtimin e saj nd...
Britania paralajmëroi të dielën shtetasit e saj që udh...
Ushtria jordaneze rrëzoi të dielën një dron që mbante drog...
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të dielën për m...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ...
Një sulm "terrorist" në një faltore myslimane shiite në qy...
Ndërsa bota regjistroi muajin më të nxehtë të të gjith...
Argjentinasit u drejtuan drejt qendrave të votimit në zgje...
Një foshnjë vetëm 23 ditëshe, vëllai i saj 12-vjeçar dhe p...
Organizata Miss Universe tha të shtunën vonë se do të ndër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...