“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Shkollimi i vajzave dhe grave pranohet botërisht nga më shumë se 200 shtete dhe territore, përfshirë edhe nga pothuajse 50 shtete me shumicë myslimane.
Por, talebanët, sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, kanë ndaluar adoleshentet afgane që të ndjekin mësimin pas klasës së gjashtë. Ndalesa është bërë pasi islamistët u kthyen në pushtet dy vjet më parë. Kjo ndalesë u zgjerua në dhjetorin e vitit të kaluar, duke përfshirë edhe gratë që ndiqnin studimet në universitete.
Protesta të shumta të mbajtura nga afganët brenda shtetit, presioni ndërkombëtar dhe lobimi i studiuesve myslimanë dhe klerikëve kanë dështuar që të bindin liderët fundamentalistë talebanë që të rihapin shkollat.
Ekspertët janë të ndarë nëse ndalesa është e rrënjosur në mënyrën se si interpretimi i islamit nga talebanët është formësuar nga zakonet dhe praktikat kulturore të fisit konservator pashtun, apo nëse nxitet nga mënyra se si ideologët e lartë talebanë interpretojnë mësimet islame.
Shumica e liderëve talebanë janë pashtunë etnikë, klerikë myslimanë sunitë. Shumica prej tyre janë shkolluar në medresetë Deobandi në Pakistanin fqinj. Deobandizmi u shfaq si një lëvizje rilindëse islamike puritane në Indinë koloniale britanike në shekullin XIX. Bazuar në shkollën sunite të drejtësisë, Hanefi, kjo lëvizje krijon tensionet kryesore mes islamistëve në Afganistan dhe Pakistan.
Ndikimet fisnore
Sami Yousafzai, një gazetar afgan dhe komentator, argumentoi se kufizimet e talebanëve ndaj grave janë të lidhura me zakonet shoqërore dhe praktikat kulturore në veri dhe lindje të Afganistanit.

Shumica e liderëve talebanë vijnë nga komunitete të ndryshme rurale pashtune në rajonet që janë në kufi me Pakistanin.
“Ata besojnë se vendi i gruas është ose brenda shtëpisë ose në varr”, tha Yousafzai, për besimin themelor taleban të ndikuar nga statusi i grave në familjet e klerikëve dhe udhëheqësve fetarë në këto rajone pashtune.
“Gratë që jetojnë në shtëpitë e politikëbërësve aktualë talebanë nuk janë shkolluar kurrë dhe nuk kanë dalë kurrë nga shtëpia”, tha Yousafzai, i cili ka raportuar për grupin islamik që kur u shfaq si milici në provincën jugore afgane të Kandaharit në fund të vitit 1994. “Këto gra kurrë nuk kanë pasur pozita në Qeveri dhe nuk kanë punuar në ndonjë organizatë joqeveritare”.
Yousafzai tha se talebanët mbështesin politika të formësuara nga ky botëkuptim që anon kah mësimet islamike që mbështesin këto ide. Ai tha se liderët talebanë mbështeten nga thëniet që i atribuohen profetit Muhamed që dekurajojnë gratë që të dalin nga shtëpitë.
“Besimi i tyre themelor është se vajzat në pubertet nuk duhet të dalin nga shtëpia në asnjë rrethanë”, tha ai. “Prandaj kjo është arsyeja pse ata i shohin gratë që dalin nga shtëpia për t’u shkolluar ose për të punuar si persona që përfshihen në korrupsion moral”.
Në Afganistan, shtet mysliman me afër 40 milionë banorë, aktivistët dhe avokuesit e të drejtave të njeriut kanë akuzuar talebanët se zbatojnë “aparteid gjinor” duke mohuar gratë që të shkollohen, të punojnë, të kenë liri të lëvizjes dhe të vendosin se si të duan të duken në publik. Shumica e myslimanëve pajtohen se islami lejon gratë që të shkollohen. Megjithatë, talebanët publikisht thonë se do t’u lejojnë vajzave qasje në arsim vetëm pasi të sigurohet një ndarje e plotë gjinore dhe kushte të tjera të paspecifikuara.
Pothuajse të gjitha shkollat e mesme në Afganistan janë të ndara në baza gjinore dhe universitetet vendosën ndarje strikte mes grave dhe burrave pasi talebanët morën pushtetin.
Yousafzai tha se në shoqëritë konservatore dhe tradicionale myslimane në mbarë botën, disa klerikë po ashtu janë në favor të kufizimeve në shkollimin e grave, në punësim dhe në rolin e tyre në jetën publike. Por, qeveritë në këto shtete zakonisht kundërshtojnë ose kufizojnë ide të tilla.
Në vitet e fundit, Arabia Saudite – një prej shtete sunite myslimane më konservatore – ka lejuar gratë që të ngasin makina dhe u ka dhënë lirinë e lëvizjes pa përcjelljen e një shoqëruesi. Këto hapa janë pjesë e një reforme dhe modernizimi të nxitur nga Princi i Kurorës, Muhammad bin Salman.
Ndalesa e shkollimit nga talebanët ka kërkuar dënim universal nga myslimanët në mbarë botën.
“Ndalesa e talebanëve për shkollimin e grave nuk i ka rrënjët te ligji [islamik] i Sheriatit, por pasqyron paragjykimet kulturore që bien ndesh me mësimet e islamit”, tha Salam al-Marayati, president i Këshillit për Çështje Publike Myslimane në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se për dallim nga praktikat e talebanëve, “islami thekson rëndësinë e kërkimit të dijes dhe inkurajon të gjithë individët, pavarësisht nga gjinia, që të shkollohen”.
Konflikti historik
Por, dijetarët islamikë dhe ata që kanë tentuar të bindin talebanët për rihapjen e shkollave për vajzat japin një shpjegim tjetër.
John Mohammad Butt, një studiues islamik dhe ish-gazetar në "BBC", i cili është personi i vetëm nga Perëndimi që ka përfunduar studimet në Darul Uloom Deoband të Indisë, argumentoi se politika e talebanëve ndaj shkollimit të vajzave nuk është çështje fisnore, por është e formësuar nga konflikti shekullor mbi shkollimin modern.
“Problemi është se shkollimi i vajzave në Afganistan – vërtetë arsimim bashkëkohor në përgjithësi – në këtë shtet përgjithësisht është futur si pjesë e një agjende laike”, tha ai.
Në vitet 1920 një koalicion i klerikë konservatorë, i fiseve dhe liderët e komuniteteve rrëzuan Mbretin Amanullah Khan. Ai dëshironte të modernizonte Afganistanin në linjë me politikën laike të liderit turk, Kemal Ataturk, që avancoi arsimimin modern dhe të drejtat e grave.
Ky kundërshtim i modernitetit dhe sekularitetit vazhdoi dhe klerikët konservatorë kundërshtuan shkollimin e grave dhe të drejtën e tyre që të punonin. Ky kundërshtim u bë pjesë kyçe e opozitës islamiste ndaj qeverive pro-sovjetike afgane pasi puçi ushtarak i prillit të vitit 1978 i dha fund monarkisë afgane. Muxhahedinët akuzuan komunistët se po përhapnin imoralitet duke promovuar shkollimin e grave dhe fuqizimin e tyre.
“Kjo ka çuar në një kujdes të posaçëm nga qarqet konservatore në Afganistan sa i përket shkollimit të vajzave”, tha Butt.
“Bindje e thellë ideologjike”
Obaidullah Baheer, profesor i shkencave politike në Universitetin Amerikan të Afganistanit u bë pjesë e përpjekjeve për të shfuqizuar vendimin për ndalimin e shkollimit që talebanët morën vitin e kaluar.
Por, ai tha se përpjekjet dështuan sepse “ndalesa është çështje e një bindjeje të thellë ideologjike” për liderin aktual suprem të talibanëve, Mullah Haibatullah Akhundzada.
Baheer tha se shumica e liderëve kryesorë talebanë kanë studiuar në medresetë pakistaneze dhe kështu që janë shkëputur nga jeta e fshatit dhe e fiseve.
“Ata janë të indoktrinuar nga shkolla e mendimit Doebandi dhe ata tani zbatojnë ndaj popullit afgan versionin më strikt të islamit”, tha ai.
Ai argumentoi se ndalimi i shkollimit të vajzave është një politikë e qëllimshme që përkrahet nga Akhundzada, i cili, siç tha ai, ka miratuar librin në gjuhën arabe, Emirati Islamik dhe Sistemi i tij. Ky libër është shkruar nga shefi afgan i Drejtësisë, Abdul Hakim Haqqani. Në këtë libër, Haqqani mbështet mendimin ekstrem islamik duke zgjedhur si të preferuarën njërën prej grave të profetit MUhamed, Saëdah Bint Zam’ah, e cila zgjodhi të qëndronte në shtëpi derisa vdiq.
Baheer tha se Haqqani ka injoruar faktin se gratë dhe shoqërueset e tjera të profetit kanë luajtur rol aktiv në shumë sektorë të shoqërisë dhe se ato ishin studente, por edhe mësuese për burrat.
“Ky mendim nuk përkrahet nga të gjithë liderët talibanë, por është njëri që ka sovranitetin absolut, emiri taliban, e i cili duket se e përkrah plotësisht”, tha ai.
Butt tha se edhe Haqqani e ka pranuar parimin se nëse diçka ka që gratë duhet të veprojnë, atëherë gjithashtu ka diçka tjetër që gratë duhet të mësojnë.
“Shpresoj që autoritetet talebane ta kuptojnë se në një të ardhme jo aq të largët shkollimi i vajzave do t’i bëjë gratë afgane myslimane më të mira”, tha ai. “Do t’iu mundësojë atyre që të japin kontribut më të fuqishëm për mirëqenien e shtetit të tyre”.
Dy vjet të përballur me këtë çështje, diplomatët perëndimorë duket se kanë inkurajuar afganët konservatorë dhe qarqet e klerikëve që të gjejnë mënyra për t’i dhënë fund ndalesës.
Tom West, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, së fundi ka shkruar në X se gratë afgane duhet të shkollohen dhe të kontribuojnë në ekonomi, në mënyrë që shteti i tyre të mund të ngrihet në këmbë.
“Nëse bëhen ndryshime në politike, do të jetë sepse afganët kanë kërkuar që këto ndryshime të bëhen e jo si pasojë e kërkesave të të huajve”, shkroi ai.
Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë rezu...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se do...
Tre dekada marrëveshjesh për emigracionin midis Spanjës dh...
Një djalë 13-vjeçar nga Dakota e Veriut ka mbijetuar p...
Ministria e Jashtme e Kinës shprehu kundërshtimin e saj nd...
Britania paralajmëroi të dielën shtetasit e saj që udh...
Ushtria jordaneze rrëzoi të dielën një dron që mbante drog...
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të dielën për m...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ...
Një sulm "terrorist" në një faltore myslimane shiite në qy...
Ndërsa bota regjistroi muajin më të nxehtë të të gjith...
Argjentinasit u drejtuan drejt qendrave të votimit në zgje...
Një foshnjë vetëm 23 ditëshe, vëllai i saj 12-vjeçar dhe p...
Organizata Miss Universe tha të shtunën vonë se do të ndër...
Polonia ka bërë publike se do të mbajë një referendum të ...
Ukraina është tani vendi më i minuar në Tokë dhe ushtria e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se derisa ai t...
Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut, që u shkakt...
Të paktën 500 fëmijë janë vrarë dhe mbi 1.000 janë pla...
Që në shkurt të vitit 2022, Rusia ka nisur luftën në Ukrai...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...