
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se derisa ai të jetë president nuk do ta nënshkruajë ligjin për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë. Sipas tij, nënshkrimi i një ligji të tillë do të krijonte “një lloj gjinie të tretë ku ju nuk jeni as burrë e as grua”.
Duke folur për televizionin Pink më 13 gusht, Vuçiq tha se i ka kërkuar kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, që të mos e nënshkruajë ligjin për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë për aq kohë sa ai të jetë president, duke theksuar se “unë kam faj” që një ligj i tillë nuk është proceduar nga Qeveria serbe, raporton Beta.
Ai shtoi se kritikat e Bashkimit Evropian duhet të drejtohen tek ai dhe jo te Bërnabiçi, e cila, sipas Vuçiçit përkrah një ligj të tillë.
Vuçiq tha se Serbia është një shtet me shoqëri tradicionale dhe se atij nuk i prish punë nëse dikush i përket komunitetit LGBT+.
Miratimi i ligjit për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë është një prej kërkesave kryesore të komunitetit LGBT+ në Serbi.
Kjo kërkesë është përsëritur në çdo Paradë të Krenarisë të mbajtur në Beograd që nga viti 2017 dhe ligje të ngjashme janë miratuar nga shtetet në rajon, përkatësisht nga Kroacia dhe Mali i Zi.
Debati publik për draft-ligjin për bashkime mes gjinisë së njëjtë përfundoi në mars të vitit 2021. Sipas procedurave, ky draft-ligj duhet të miratohet nga Qeveria dhe më pas nga Kuvendi i Serbisë. Megjithatë, ligji nuk mund të hyjë në fuqi pa nënshkrimin e presidentit të shtetit.
Ligji kundërshtohet nga partitë e krahut të djathtë, Kisha Ortodokse Serbe dhe nga një pjesë e shoqërisë./REL
Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut, që u shkakt...
Të paktën 500 fëmijë janë vrarë dhe mbi 1.000 janë pla...
Që në shkurt të vitit 2022, Rusia ka nisur luftën në Ukrai...
Megjithëse depot e gazit janë të mbushura mirë, Agjenc...
Shpërthime të fuqishme nga në një vend ku mbaheshin rezerv...
89 persona janë konfirmuar si viktima nga zjarret në ishul...
Pasiguri në komunitetin mysliman në Gjermani - një ndj...
Një person ka ditur si të tërheqë vëmendjen në Mykonos...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të shtunën se frenoi një ...
Pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të fr...
Armenia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
Udhëheqësit e Afrikës Perëndimore po diskutojnë të shtunën...
Një anije me emigantë që ishin nisur drejt Britanisë s...
Emërimi i një prokurori të posaçëm për të mbikëqyrur hetim...
Gjykatësja federale e çështjes ndaj ish-presidentit Donald...
Numri i kalimeve të jashtëligjshme kufitare në Bashkimin E...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar të pre...
Michael Merten që nga 1 korriku, ai ka përshkuar me biçik...
Numri i njerëzve që marrin rrugën më vdekjeprurëse të ...
Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, njoftoi se po e...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Microsoft ka njoftuar se ka shkurtuar 4,800 vende pune - a...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...