Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Emërimi i një prokurori të posaçëm për të mbikëqyrur hetimin e Departamentit të Drejtësisë ndaj djalit të presidentit Joe Biden, Hunter po rikthen vëmendjen mbi rolin që këta prokurorë kanë luajtur në historinë moderne amerikane.
Të premten, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland caktoi prokurorin nga Delauer, David Weiss, i cili po heton aktualisht aktivitetet financiare dhe tregtare të djalit të presidentit, për të mbikëqyrur hetimin e Departamentit.
Zoti Garland deklaroi se zoti Weiss i kishte thënë se “sipas gjykimit të tij, hetimet kishin arritur në një fazë, ku funksionet e tij të mëtejshme mund të vazhdojnë vetëm me statusin e Prokurorit të Posaçëm dhe ka kërkuar nga unë, që ta emëroj atë në një pozitë të tillë.”
Në janar, zoti Garland caktoi ish-prokurorin nga Merilendi, Robert Hur, për të mbikëqyrur hetimin e departamentit lidhur me dokumentet e klasifikuara që u gjetën në shtëpinë e presidentit aktual Joe Biden në Delauer dhe në një institut të tij në Uashington, pasi ai kishte mbaruar mandatin si nënpresident.
Dhe vitin e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm Garland caktoi ish-prokurorin e Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith, për të drejtuar hetimet për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida, Mar-a-Lago, si dhe aspektet kryesore të një hetimi të veçantë që përfshinte sulmin e 6 janarit 2021, dhe përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.
Zoti Trump tani përballet me akuza për të dyja çështjet.
Po si u krijua posti i prokurorit të posaçëm dhe cilat janë kompetencat e tij?
Një prokuror i posaçëm caktohet për të hetuar dhe nëse është e nevojshme për të ndjekur penalisht një çështje për të cilën Departamenti i Drejtësisë konsideron se ka një konflikt po ta ndjekë vetë, ose ku konsiderohet se është në interesin publik që dikush jashtë qeverisë të marrë përgjegjësinë për një çështje.
Sipas Kodit të Rregulloreve Federale, një prokuror i posaçëm duhet të ketë "një reputacion për integritet dhe vendimmarrje të paanshme", si dhe "një njohje të thellë të ligjit penal dhe politikave të Departamentit të Drejtësisë".
Megjithëse ata nuk i nënshtrohen mbikëqyrjes së zakonshme të Departamentit të Drejtësisë, prokurorët e posaçëm duhet të veprojnë gjithsesi në përputhje me rregulloret, politikat dhe procedurat e departamentit. Ata gjithashtu raportojnë te Prokurori i Përgjithshëm - i vetmi zyrtar qeveritar që mund t'i shkarkojë.
Prokurori i përgjithshëm ka të drejtë të kërkojë shpjegime nga një prokuror i posaçëm për çdo hap hetimor ose ndjekjes penale, por sipas rregulloreve ai duhet t’u japë hapësirë të gjerë edhe pikëpamjeve të prokurorit të posaçëm. Në rast se prokurori i përgjithshëm refuzon një hap që do të ndërmarrë prokurori i posaçëm, Departamenti i Drejtësisë duhet të njoftojë Kongresin në fund të hetimit.
Prokurorëve të posaçëm u caktohet një buxhet dhe ata mund të kërkojnë një staf prokurorësh, brenda dhe jashtë departamentit, nëse kanë nevojë për ndihmë shtesë.
Përveç të drejtës për të ngritur aktakuza, prokurorët e posaçëm kanë komptenca të përodorin instrumentat e zbatimit të ligjit, të tilla si fuqia për të lëshuar fletëthirrje dhe urdhra kontrolli.
Robert Mueller, ish-drejtor i FBI-së, i cili si prokuror i posaçëm gjatë administratës së ish-presidentit Trump drejtoi hetimin për koordinimin e mundshëm mes Rusisë dhe fushatës së zotit Trump në vitin 2016, lëshoi më shumë se 2,800 fletëthirrje dhe ekzekutoi gati 500 urdhra kërkimi dhe sekuestrime.
Pozicioni i prokurorit të posaçëm ndryshon në mënyra thelbësore nga ai i prokurorit të pavarur, të cilët vepronin jashtë mbikëqyrjes së Departamentit të Drejtësisë dhe që kanë kryer hetime të rëndësishme në kohën pas skandalit Watergate ndaj administratave të të dyja partive politike.
Një prokuror i tillë i pavarur ishte Lawrence E. Walsh. Gjatë aferës Iran-contra në mandatin e dytë të Presidentit Ronald Reagan, Walsh u emërua për të hetuar shitjet sekrete të armëve që iu bënë Iranit dhe dërgimin e parave për forcat rebele që luftonin qeverinë e Nikaraguas.
Një dekadë më vonë, prokurori i pavarur Ken Starr hetoi mbi mashtrimet me tregëtinë e pronave të patundshme, ku ishte i përfshirë një bashkëpunëtor i Presidentit Bill Clinton dhe zonjës së parë Hillary Clinton, marrjen e dokumenteve nga zyra e zëvendës këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Vincent Foster pas vetëvrasjes së tij, si edhe marrëdhënien e papërshtatshme seksuale të zotit Clinton me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky. Si rezultat, Dhoma e Përfaqësuesve arriti në përfundimin se zoti Clinton ishte fajtor, por Senati votoi kundër shkarkimit të tij.
Por për shkak të shqetësimeve mbi koston dhe përmasat e gjera të hetimeve të tilla, Kongresi la në vitin 1999 që dispozitat që rregullonin prokurorët e pavarura të skadonin.
Departamenti i Drejtësisë më pas krijoi rregullore të reja për prokurorë të posaçëm, duke krijuar një post me më pak autonomi për rrethanat në të cilat departamenti mendon se ka një konflikt interesi ose dëshiron të shmangë përfshirjen e tepruar në çështje delikate politike – si hetimet aktuale të lidhura me zotin Trump.
Zoti Mueller u emërua në vitin 2017 për të hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhje, një hetim dyvjeçar që solli si rezultat kallëzime penale kundër 34 personave, përfshirë disa bashkëpunëtorë të zotit Trump dhe tre subjekte biznesi.
Prokurori i posaçëm Mueller nuk ngriti akuza për një komplot kriminal midis fushatës së zotit Trump dhe Rusisë. Ai nuk arriti në përfundimin se zoti Trump pengoi drejtësinë, po as nuk e shfajësoi atë.
Disa javë para se Prokurori i Përgjithshëm, William Barr të largohej nga detyra, ai i dha kryeprokurorit federal të shtetit Konektikat, John Durham, titullin e prokurorit të posaçëm special në mënyrë që ai të mund të vazhdonte të hetonte origjinën e hetimit për Rusinë nën udhëheqjen e re të Departamentit të Drejtësisë pas ardhjes së demokratëve në pushtet.
Në maj, zoti Durham publikoi gjetjet e tij në formën e një raporti prej 300 faqesh, që arrinte në përfundimin se FBI-ja nxitoi në hetimin e lidhjeve midis Rusisë dhe fushatës së zotit Trump në vitin 2016 dhe u mbështet më shumë se ç’duhet në informacione zbulimi të papërpunuara dhe të pakonfirmuar./ VOA
Gjykatësja federale e çështjes ndaj ish-presidentit Donald...
Numri i kalimeve të jashtëligjshme kufitare në Bashkimin E...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar të pre...
Michael Merten që nga 1 korriku, ai ka përshkuar me biçik...
Numri i njerëzve që marrin rrugën më vdekjeprurëse të ...
Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, njoftoi se po e...
Agjencia e inteligjencës izraelite Shin Bet tha se pengoi ...
Një vajzë 8-vjeçare e cila u rrëmbye dhe u mbajt në nj...
SHBA vendosi sanksione të reja të premten ndaj katër rusëv...
Ata janë të talentuar, të zgjuar dhe ambiciozë edhe pse në...
Bashkimi Evropian do të dërgojë një mision vëzhgimi (M...
Një video e bërë virale në rrjetin social “Youtube” ka ngr...
Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ...
Një seri shpërthimesh u dëgjuan në Kiev mëngjesin e sotëm....
Mbajtja e një ore Swatch me pamje ylberi në Malajzi ta...
Numri i të vdekurve nga zjarri në Maui është rritur në...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbajti sot n...
Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga ...
Zyra e Prokurorit e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritu...
Më 10 gusht, një gjykatë në Shën Petersburg e ka gjobitur ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...