SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Ata janë të talentuar, të zgjuar dhe ambiciozë edhe pse në mes të një lufte. 84 nxënës të shkollave të mesme ukrainase nuk po e lënë luftën të ndërpresë ëndrrat e tyre dhe po përgatiten të aplikojnë në kolegjet dhe shkollat amerikane me ndihmën e një organizate jofitimprurës.
Anastasiia Zhukovska është një 17-vjeçare nga rajoni Zhytomyr i Ukrainës veriperëndimore dhe me rezultat shumë të mira në shkollën e mesme.
Arritjet e saj akademike janë shumë të larta, veçanërisht në biologji, fushë të cilën ëndërron të vazhdojë studimet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Unë dua të studioj në një fushë të biologjisë, të kthehem në Ukrainë dhe të ndaj njohuritë e mia si dhe të zbatoj të gjitha aftësitë e mia të fituara në shkollat ukrainase për të rritur një brez të ri shkencëtarësh, që janë të interesuar për biologjinë”, thotë ajo.
Anastasia mund t’i përballojë studimet jashtë vendit, vetëm nëse siguron një bursë të plotë. Pikërisht për studentët e talentuar si ajo u krijua në vitin 2015 programi “Ukraina Global Scholar” me bazë në Masaçusets, i drejtuar nga vullnetarë.
Për të fituar një bursë një kandidat duhet të ketë nota të shkëlqyera, të kalojë provimet në anglisht dhe matematikë, si dhe të kalojë disa intervista, që zhvillohen nga ky program.
Më pas fituesit mblidhen në një kamp afër Varshavës për t’u përgatitur për procesin e aplikimit në universitetet amerikane.
“Ky kamp pune është një kamp shumë intensiv me informacione. Ne shqyrtojmë në këtë proces aplikimi shumë detaje. I gjithë koncepti, madje edhe i esesë, është diçka absolutisht e re për ta, sepse kjo nuk është diçka që ata e mësojnë në shkollat e Ukrainës”.
Organizata i ndihmon studentët të marrin ndihmë të plotë financiare në kolegjet, ose në universitetet në SHBA, në varësi të moshës së kandidatit.
“Ata konkurrojnë me studentë nga e gjithë bota, si studentët më të mirë, studentë me rezultate të mahnitshme dhe gjithashtu me histori personale”, thotë më tej Julia.
Dhe për të dytin vit, studentët duhet të kalojnë procesin e pranimit në shkollat amerikane në kushte lufte, duke u përballur me sulmet me raketa, ndërprerjet e energjisë dhe linjën e dobët të internetit.
“Unë u përpoqa të bëja provimin e anglishtes, katër herë. Dhe në tre përpjekje interneti u shkëput në fund të provimit. Dhe kjo është arsyeja pse nuk arrija dot të merrja certefikatë”
16-vjeçarja Maria nga Zaporizhzhia ishte një finaliste për vitin e kaluar. Ajo filloi procesin e aplikimit ndërsa qyteti i saj ishte nën pushtimin rus dhe iu desh të ikte në territorin e kontrolluar nga Ukraina, ndërsa përgatitej për provimet.
“Kishte radhë vërtet të gjata jashtë qytetit dhe kalova dy ditë e një natë atje. Kaloja kohë duke bërë detyrat e mia në makinë dhe ishte stresuese”, tregon ajo.
Tani Maria ka fituar një bursë të plotë prej 95 mijë dollarësh në vit për të ndjekur shkollën private “Hill” në shtetin e Pensilvanisë, duke filluar nga kjo vjeshtë.
Organizata “Ukraina Global Scholar” thotë se 86% e studentëve marrin bursa. Që nga fillimi i programit, studentët e tyre janë shpërblyer me më shumë se 50 milionë dollarë bursa të plota./ VOA
Bashkimi Evropian do të dërgojë një mision vëzhgimi (M...
Një video e bërë virale në rrjetin social “Youtube” ka ngr...
Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ...
Një seri shpërthimesh u dëgjuan në Kiev mëngjesin e sotëm....
Mbajtja e një ore Swatch me pamje ylberi në Malajzi ta...
Numri i të vdekurve nga zjarri në Maui është rritur në...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbajti sot n...
Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga ...
Zyra e Prokurorit e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritu...
Më 10 gusht, një gjykatë në Shën Petersburg e ka gjobitur ...
BE reagon duke i cilësuar hapat e marra nga qeveria për ve...
Presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar Kongresit Amer...
Presidenti i SHBA, Joe Biden të enjten e quajti Kinën një ...
Franca është duke kërkuar të zgjidhë problemet energjetike...
Të paktën 23 persona të minoritetit Rohingya kanë vdekur s...
Autoritetet gjermane paralajmërojnë nga aksione spiunazhi ...
SHBA dhe OKB shprehen të shqetësuara për shëndetin dhe sig...
Të paktën 23 persona janë lënduar në jug të Turqisë, si pa...
Gjashtë personat që janë arrestuar në lidhje me vrasjen e ...
Numri i viktimave nga zjarret në Hawaii ka shkuar 53 ndërs...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...