
Ndërsa bota regjistroi muajin më të nxehtë të të gjitha kohërave në korrik, qyteti jugperëndimor amerikan Finiks në shtetin e Arizonës theu rekordin e të nxehtit të regjistruar në këtë shtet të vitit 1974, me temperatura mbi 43°C për 31 ditë rresht.
Mjekët në Finiks thonë se ky ka qënë viti më i vështirë për spitalet e mbushura me pacientë të shtruar nga sëmundje që lidhen me temperaturat e larta.
Fotografi të ndjeshme ndaj nxehtësisë në fund të korrikut zbuluan një Finiks edhe më të nxehtë, ku betoni në rrugë regjistroi 66°C, trupat e punëtorëve në natyrë arritën në 41°C dhe njerëzit e pastrehë, të rrethuar nga sipërfaqe të nxehta deri në 62°C.
Punonjësit shëndetësorë thonë se spitalet janë mbushur me pacientë që vuajnë nga goditja e nxehtësisë, ndonjëherë kërcënuese për jetën.
"Është një kohë shumë, shumë shqetësuese. Ne nuk kemi qenë kaq të zënë me këtë numër pacientësh që janë kaq të sëmurë që nga pandemia COVID", thotë mjeku Frank LoVecchio në spitalin ‘Valleywise Health’ në Finiks.
Për të ulur sa më shpjet që të jetë e mundur temperaturat e tyre, pacientët futen në një shtresë akulli të përzier me ujë.
"Gjëja që ul temperaturën më shpejt është akulli i përzier me ujë. Kjo nuk është për të gjithë, është për pacientët që vijnë me temperatura super të larta dhe zakonisht pa ndjenja. ", thotë mjeku Frank LoVecchio.
Në mesditë, temperatura rekord është 43°C, por temperatura e sipërfaqes është 65.5°C e ngjashme me furrën. Një punëtor ndërtimi pi ujë dhe kamera tregon se trupi i tij është në 43°C.
Finiks, kryeqyteti i Arizonës, tani është një qytet me 1.6 milionë banorë, i pesti më i populluari në Shtetet e Bashkuara. Ai mori vrull mbi 150 vjet më parë me ardhjen e të rinjve, që ndërtuan kanale vaditëse për ta bërë tokën pjellore.
Pavarësisht vendndodhjes së tij në shkretëtirën Sonoran - e cila shtrihet në jugperëndim të SHBA-së dhe në veri të Meksikës - Finiks është bërë një vend i preferuar për pensionistët, që tërhiqen nga dielli gjatë gjithë vitit dhe sfondi i tij malor.
Ndonjëherë njerëzit humbasin mendjen në trotuarin përvëlues, duke pësuar djegie të rënda në trup.
"Fatkeqësisht, disa prej tyre gjenden pa ndjenja dhe vetëm të qenit në tokë për pak kohë mund të shkaktojë djegie. Kemi njënga qendrat më të ngarkuara të djegieve në vend dhe ata fatkeqësisht kanë parë shumë pacientë me djegie sipërfaqësore ose djegie kontakti, që do të thotë se kanë prekur diçka që është vërtet e nxehtë. Kur temperatura jashtë është 37 °C në trotuar që është në diell të drejtpërdrejtë, temperatura mund të rritet mbi 65 °C ".
I nxehti gjithashtu përkeqëson gjendjet si diabeti, sëmundjet e mushkërive dhe problemet e zemrës.
Qarku Marikopa, ku ndodhet Finiks, raportoi 39 vdekje të konfirmuara të lidhura me nxehtësinë deri në fund të korrikut, me mbi 300 të tjera nën hetim për të përcaktuar nëse ishin shkaktuar nga nxehtësia./ VOA
Argjentinasit u drejtuan drejt qendrave të votimit në zgje...
Një foshnjë vetëm 23 ditëshe, vëllai i saj 12-vjeçar dhe p...
Organizata Miss Universe tha të shtunën vonë se do të ndër...
Polonia ka bërë publike se do të mbajë një referendum të ...
Ukraina është tani vendi më i minuar në Tokë dhe ushtria e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se derisa ai t...
Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut, që u shkakt...
Të paktën 500 fëmijë janë vrarë dhe mbi 1.000 janë pla...
Që në shkurt të vitit 2022, Rusia ka nisur luftën në Ukrai...
Megjithëse depot e gazit janë të mbushura mirë, Agjenc...
Shpërthime të fuqishme nga në një vend ku mbaheshin rezerv...
89 persona janë konfirmuar si viktima nga zjarret në ishul...
Pasiguri në komunitetin mysliman në Gjermani - një ndj...
Një person ka ditur si të tërheqë vëmendjen në Mykonos...
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të shtunën se frenoi një ...
Pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të fr...
Armenia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
Udhëheqësit e Afrikës Perëndimore po diskutojnë të shtunën...
Një anije me emigantë që ishin nisur drejt Britanisë s...
Emërimi i një prokurori të posaçëm për të mbikëqyrur hetim...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...