Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Për Vladimir Putin e sivjetshmja ishte një ditëlindje e vetmuar. Pak udhëheqës të mëdhenj botërorë u munduan që ta telefononin apo t’i dërgonin një kartolinë për ditëlindje. Sigurisht, nuk mund të mungonte presidenti i Bjellorusisë që i dërgoi si dhuratë një traktor. Por është dikush tjetër që nuk zhgënjeu.
Më 7 tetor, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, që vazhdon ta quajë Putinin një “mik të dashur”, e uroi atë për 70-vjetorin e lindjes. Putin u përgjigj duke e falënderuar për përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar arritjen e një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës. Dy liderët u takuan në Kazakistan të enjten, vetëm 2 ditë pas sulmeve të mëdha me raketa dhe dronë kamikazë kundër Ukrainës. Në fillim u mendua se lufta do të tendoste marrëdhëniet midis Turqisë, një vend i NATO-s, dhe Rusisë, kërcënimi më i madh për Aleancën Atlantike.
Në fakt ndodhi e kundërta: marrëdhënia midis tyre u forcua. Për vite me radhë, Turqia ka qenë partneri më i besueshëm i Rusisë brenda NATO-s. Tani lufta në Ukrainë e ka rritur dukshëm rolin e Ankarasë. Për Rusinë, që tani cilësohet si një shtet i përbuzur në pjesën më të madhe të Perëndimit, Turqia është bërë një strehë e sigurt.

Kjo e fundit është i vetmi vend në Evropë që mirëpret ende krahëhapur kompanitë ruse dhe kreun e Kremlinit. Nga ana tjetër për Turqinë, Rusia është bërë një partner tregtar gjithnjë e më thelbësor dhe një burim parash. Putin ka nevojë për ndihmën e Turqisë për të shpëtuar atë që ka mbetur nga legjitimiteti i tij në skenën botërore.
Ndërsa Erdogan, që vitin e ardhshëm përballet me zgjedhjet presidenciale, ka nevojë për ndihmën e Rusisë që të ruajë pushtetin e tij. Gjatë luftës, qeveria turke ka bërë pjesën e saj në mbështetje të Ukrainës. Ajo i shiti Kievit dronë ushtarakë, dhe bëri thirrje për firmosjen e një traktat ndërkombëtar për të parandaluar aneksimin nga Rusia të 4 provincave ukrainase.
Përveç kësaj, Ankaraja po e ndihmon Ukrainën në ndërtimin e 4 korvetave moderne të tipit “Ada”, e para prej të cilave është lëshuar në ujë në fillim të këtij muaji.
Falë një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Turqia gjatë verës, Ukraina, portet e së cilës ishin subjekt i bllokadës detare ruse, mundi të rifillonte eksportet e drithit në rrugë detare. Por Ankaraja mbetet pranë Rusisë. Udhëheqësit e dy vendeve takohen dhe bisedojnë rregullisht në telefon me njëri-tjetrin.
Atmosfera e ngrohë që i karakterizon marrëdhëniet Putin-Erdogan nuk ka ndryshuar pavarësisht luftërave në Siri, Kaukaz dhe Libi, në të cilat Turqia dhe Rusia arritën të bashkëpunojnë pavarësisht se mbështetën palët kundërshtare. Kjo dinamikë është ruajtur edhe gjatë luftës në Ukrainë.
Erdogan duket sot më i prirur të kritikojë qeveritë perëndimore për “provokimin” e Rusisë, sesa ta kritikojë këtë të fundit për mizoritë e kryera në Ukrainë. “Evropa po korr atë që ka mbjellë”- theksoi presidenti turk në shtator, kur Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për vendet evropiane në përgjigje të sanksioneve të fundit.
“Erdogan po fillon të sillet si avokati i Putinit”- thotë Hakan Aksak, një ekspert turk për çështjet ruse. Ajo jo vetëm që po kundërshton sanksionet perëndimore kundër Rusisë, por ka gjetur mënyra sesi të përfitojë prej tyre. Këtë vit, tregtia midis dy vendeve i ka kaluar 50 miliardë dollarët, një rekord i ri pas 34.7 miliardëve në vitin 2021.
Gati 20 fluturimet që lidhin çdo ditë Moskën dhe Stambollin, janë plot me turistë, dhe burra rusë që po arratisen nga vendi për t’iu shmangur mobilizimit. Të paktën disa nga rusët që po shkojnë në Turqi janë të vendosur të qëndrojnë aty. Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 8 mijë rusë kanë blerë një shtëpi në Turqi, duke qenë edhe një herë vendin e parë në këtë aspekt.
Vetëm gjatë muajit gusht, rusët hapën në Turqi 128 kompani të reja. Ndërkohë Rusia e ka rigjallëruar sistemin bankar turk. Gjatë verës që shkoi, kompania ruse “Rosatom” i ka dhënë Turqisë rreth 5 miliardë dollarë për të financuar ndërtimin e një centrali bërthamor në bregdetin e Mesdheut. Por fluksi i rublave dhe i qytetarëve rusë tërhoqi vëmendjen edhe të Shteteve të Bashkuara.

Në verë, një zyrtar i Ministrisë së Financave në SHBA raportoi se Rusia po përpiqej të përdorte Turqinë për të anashkaluar sanksionet perëndimore. Ai i bëri thirrje kompanive turke të mos bënin biznes me shtetasit rusë që janë në listën e sanksioneve. Bankat turke reaguan duke pezulluar përdorimin e sistemit rus të pagesave MYR.
Në një kontekst ku ekonomia kombëtare është shkatërruar nga inflacioni, që arriti në nivelin 83 për qind gjatë muajit shtator, Erdogan po i afrohet zgjedhjeve të vitit të ardhshëm duke pasur shumë sfida përpara. Udhëheqësi turk është përpjekur të garantojë mbështetje ekonomike nga vende si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por pa ndonjë sukses të madh.
Sot duket se ai synon të kërkojë ndihmën e Rusisë. Sipas Bloomberg, kohët e fundit Turqia pranoi të paguajë në rubla 25 për qind të gazit, ndërsa i kërkoi Moskës të zhvendosë shlyerjen e një pjese të borxhit për në vitin 2024. Gjithsesi Erdogan është optimist për të ardhmen.
Udhëheqësit evropianë janë të shqetësuar për mbijetesën gjatë dimrit pa gazin rus, deklaroi ai më 10 tetor. “Unë i thashë që ne nuk kemi atë lloj shqetësimi”- shtoi ai. Politika turke ndaj Rusisë nuk do të ndryshonte rrënjësisht edhe nëse Erdogan do të humbiste pushtetin.
Në fakt, asnjë parti politike turke nuk do të donte një përplasje me Moskën. Gjithsesi, Putin e di mirë se nuk do të jetë i lehtë rindërtimi i një marrëdhënie me një udhëheqës të ri si ajo që ka krijuar me Erdoganin gjatë 20 viteve të fundit.
“Ai i njeh shumë mirë dobësitë e tij dhe mënyrën e të bërit politikë”- thotë Mitat Çelikpala, profesor në Universitetin Kadir Has në Stamboll. Për këtë arsye, Putini mund të vendosë t’i japë një dorë mikut të tij, ndoshta sasi të mëdha gazi me ulje çmimi, hua të buta apo dritën jeshile për një sulm të ri të ushtrisë turke kundër rebelëve kurdë në Siri.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Arabia Saudite i refuzoi si “të pabazuara në fakte” kritik...
Departamenti i Drejtësisë i kërkoi të premten një gjykate ...
Brenda 24 orëve niveli i mbushjes së depozitave të gazit n...
"Serbia duhet të ndryshojë tani praktikën e vizave", kërko...
Breshëria e raketave të presidentit rus Vladimir Putin kun...
Arabia Saudite i refuzoi si “të pabazuara në fakte” kr...
Rusia u ka premtuar strehim falas banorëve të rajonit ...
Kryeministrja britanike, Liz Truss, e ka shkarkuar min...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmë...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 14 tetor hodhi pos...
Rusia ua ka ndaluar hyrjen ministrit të Jashtëm të Malit t...
Grupi punues i Këshillit të BE-së diskutoi për herë të parë ...
Parlamenti i Turqisë miratoi të enjten një ligj të propozuar...
Komisioni i Kongresit që heton sulmin ndaj Kapitolit të Sh...
Shtetet e Bashkuara publikuan këtë javë Strategjinë e Sigu...
Pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin, u motivua nga këto...
“Pse kështu duket një ushtri fitimtare?”- thotë me zë të l...
Presidenti rus Vladimir Putin i tha të enjten homologu...
Burra të veshur me të zeza, duke ngarë motoçikleta, sh...
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-S...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...