Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin, u motivua nga këto premisa: Perëndimi dhe Amerika janë në rënie, në kalbje dhe shumë të përçarë nga brenda. Bota e globalizuar po bëhet multipolare, ku shtetet rishfaqen dhe konkurrojnë për të kërkuar sferat e tyre të ndikimit.
Dhe sidomos Rusia dhe Kina përfaqësojnë alternativa të fuqishme ndaj liberalizmit perëndimor, dhe janë gati të luftojnë për dominimin global. Sado keq që ka shkuar lufta për Putinin, një pjesë e kësaj analize qëndron ende. Bota ka reaguar ndaj luftës në Ukrainë përgjatë linjave shumëpolare.
Kështu, mospërfillja e kërkesës së administratës Bajden nga ana e Arabisë Saudite për të prodhuar më shumë naftë, është vetëm shembulli më i fundit se si koalicioni antirus është në thelb një koalicion perëndimor, me Indinë, Kinën dhe botën arabe që luajnë role më cinike dhe më të ndërlikuara.
Ndërkohë, edhe pse është dukshëm më mbresëlënës nga sa priste Putin, uniteti i Perëndimit mbetet ende një rrjetë e hollë që fsheh dobësi të mëdha. Pas pandemisë nuk pati një lulëzim të qëndrueshëm ekonomik, dhe asnjë epokë të re ndjenjash të mira.
Vala e populizmit nuk po tërhiqet. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, establishmenti evropian ka pësuar zhgënjime dhe disfata politike në Suedi, Hungari dhe Itali. Dy nga qeveritë më të përkushtuara për mbrojtjen e Ukrainës, administrata e Xho Bajden dhe qeveria konservatore e Britanisë, janë shumë dobët në sondazhe.
Europa sapo ka nisur të ndiejë koston e politikave të saj energjetike naive, dhe ekonomitë perëndimore ndodhen të bllokuara midis masave që ushqejnë inflacionin dhe zgjidhjeve që mund të shkaktojnë recesion. Pra në aspektet kryesore, bota duket ende ashtu siç e imagjinonte Putin më shumë se 7 muaj më parë, me shanse të qarta për sukses për një sfidues të fuqishëm të rendit botëror liberal.
Por tani ne dimë diçka që ai nuk e dinte kur urdhëroi pushtimin: Rusia nuk është ajo sfidante e fuqishme që mendonim, dhe pretendimet e saj për të përfaqësuar një alternativë ndaj Perëndimit liberal janë shkrirë në baltën e Ukrainës. Dhe nuk është vetëm regjimi i Putinit, ai që tregon shenja të kësaj krize të regjimeve autokratike.
Pekini duket ende shumë më i fuqishëm se sa Moska. Por sukseset e hershme të Kinës në frenimin e përhapjes së Covid-19, i kanë lënë vendin një përpjekjeje në dukje të çmendur për të mbështetur me çdo kusht politikën “Zero Covid” të garantuar për prosperitetin, qetësinë e brendshme dhe ndikimin global.
Njëkohësisht Irani, Republika Islamike e të cilit përfaqëson një lloj tjetër rivali të liberalizmit perëndimor, po përballet me një valë të gjerë protestash, të cilat edhe nëse nuk do ta rrëzojnë dot regjimin, janë një kujtesë se sa i papëlqyeshëm është sot Revolucioni Islamik.
Sigurisht, liberalizmi ka shumë armiq, dhe siç e theksoi te libri “Fundi i historisë” i vitit 1989 politologu Frensis Fukujama, rendi liberal po tregon shenja të qarta të degradimit të brendshëm.
Por dëshira për alternativa nuk mjafton për t’i bërë ato të ekzistojnë. Ndaj ne po shohim një sistem botëror që mund të dobësohet në mënyrë dramatike, por pa rivalët e tij të gatshëm ta zëvendësojnë atë. Nëse Rusia është dështimi më i madh dhe më i shëmtuar, Kina është rasti më interesant.
Ka qenë gjithnjë e qartë se Putinizmi ekzistonte në një marrëdhënie imituese dhe parodike me Perëndimin. Pra si një pseudodemokraci, dhe jo një rival i vërtetë dhe me një burim të ndryshëm për legjitimitetin e tij. Por gjatë dekadave të fundit u duk se Kina po krijonte diçka më të qëndrueshme dhe më vetë-legjitimuese, një meritokraci njëpartiake të aftë për të menaxhuar tranzicionet paqësore nga njëri lider në tjetrin, rezistente ndaj kulteve të personalitetit dhe e aftë për të administruar përparimin e shpejtë ekonomik dhe teknologjik.
Por kombinimi i konsolidimit të pushtetit personal të Xi Jinping në një version maoist, dhe i dështimeve të dukshme të qeverisë së tij (në menaxhimin e ekonomiksë dhe diplomacisë e fuqisë së butë, dhe jo vetëm gabimet e qajes se “Zero Covid”) tregon se sistemi i Kinës po kthehet në një kahje autoritare.
Dhe në momentin që ka në krye një udhëheqës mediokër, ideja e meritokracisë në një regjim njëpartiak degradon sërish në një diktaturë banale. Pastaj trazirat aktuale në Republikën Islamike janë interesante në një aspekt tjetër. Siç vuri në dukje Shadi Hamid në një ese provokuese për “First Things”, lëvizjet e ndryshme islamike të botës myslimane parashikuan magjepsjen më të fundit të botës perëndimore pas politikës “post-liberale”.
Kjo solli përpjekje joperëndimore për të krijuar një sistem politiko-kulturor, që mund të pretendojë të jetë pasardhësi i liberalizmit laik. Pra, përzierja e dështimit dhe në rastin iranian, të korrupsionit dhe stanjacionit ekonomik, është një paralajmërim i vazhdueshëm për mendimtarët perëndimorë që përpiqen të imagjinojnë diçka pas liberalizmit.
Këto përfytyrime do të vazhdojnë, sepse liberalizmi mbetet në rrugën drejt një destinacioni të zymtë: steril, i fragmentuar, në vend-numëro, distopian. I gjithë optimizmi rreth Luftës së Ukrainës, që frymëzon një ringjallje më të gjerë liberale nuk e ka ndryshuar këtë realitet. Por në Moskë, në Pekin, në Teheran, ju mund të shihni rrugë të tjera në dispozicion, dhe të gjitha ato shkojnë me shpejtësi drejt errësirës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
“Pse kështu duket një ushtri fitimtare?”- thotë me zë të l...
Presidenti rus Vladimir Putin i tha të enjten homologu...
Burra të veshur me të zeza, duke ngarë motoçikleta, sh...
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-S...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka mbrojtur v...
Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshil...
Volodimir Zelenski ia bëri kërkesën aleatëve të tij G7 më ...
Imazhet e pabesueshme kanë kapur një rast jashtëzakonisht ...
Një aktore iraniane e Netflix-it ka zhveshur hixhabin dhe ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij tur...
Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian m...
Kur shpalli të premten e kaluar aneksimin e Luhanskut dhe ...
Aleatët e Ukrainës në NATO njoftuan se do të dërgojnë sist...
Mes luftës në Ukrainë udhëheqësit europianë po i drejtohen...
Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock,...
“Zgjohem çdo mëngjes, duke menduar se kjo mund të jetë dit...
Ukraina tha më 12 tetor se ka çliruar pesë vendbanime të t...
Presidenti Joe Biden paralajmëroi pasoja për Arabinë S...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha që është opti...
Aleatët dhe partnerët e NATO-s do të ndihmojnë Kievin ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...