Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

Presidenti Joe Biden paralajmëroi pasoja për Arabinë Saudite ndërsa administrata e tij ka nisur rivlerësimin e marrëdhënieve të SHBA-së me mbretërinë saudite dhe demokratët kanëë kërkuar ngrirjen e bashkëpunimit me këtë vend.
Deklarata vjen pasi aleanca OPEC+ e udhëhequr nga Riadi, njoftoi se do të ulë prodhimin e naftës. Presidenti Biden tha në një intervistë për rrjetin CNN të martën se po shqyrton masa kundër sauditëve, por nuk pranoi të japë detaje për to.
Shkurtimi i prodhimit nga organizata e vendeve eksportuese të naftës pritet të ndihmojë Rusinë të shtojë të ardhurat, ndërsa vazhdon luftën e saj gati tetë-mujore në Ukrainë.
Senatori demokrat i Kënektikatit, Richard Blumenthal dhe ai republikan i Kalifornisë, Ro Khanna kanë paraqitur projekt-ligj që do të ndalonte menjëherë shitjen e armëvë të SHBA-së për Arabinë Saudite për një vit. Kjo masë do të përfshintë edhe ndalimin e shitjeve për pjesët rezervë apo të riparimit.
Megjithatë, mbetet e paqartë se deri në çfarë pike do të shkojë Presidenti Biden për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Arabisë Saudite, një aleat i rëndësishëm, por i ndërlikuar në Lindjen e Mesme.
Presidenti Biden tha në intervistë se ai do të konsultohej me Kongresin për rrugën që duhet ndjekur, por nuk pranoi të bënte komente mbi propozimin e demokratëve për të ndaluar shitjen e armëve.
“Do të ketë pasojë për atë çfarë kanë bërë me Rusinë. Nuk do hyj në detaje mbi atë që kam në mend. Por do të ketë pasoja”, tha presidenti.
Zëdhënësi i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se Presidenti Biden beson se “është koha për të riparë marrëdhëniet dhe për t’u siguruar se kjo i shërben interesave të sigurisë kombëtare”.
Sekretarja e shtypit Karine Zhan-Pierr tha të martën se Shtëpia e Bardhë nuk ka afat kohor për shqyrtimin e masave dhe se presidenti nuk ka caktuar një këshilltar të posaçëm për kët çështje.
Megjithatë, zyrtarët nënvizojnë rolin e Arabisë Sauditë për sigurisn në Lindjen e Mesme.
OPEC+, që përfshin Rusinë dhe Arabinë Saudite, njoftoi javën e shkuar se do ulë prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi më pak në ditë, çka do të ndikojë në ruajtjen e çmimit të naftës, duke ndihmuar financiarisht Presidentin Rus Vladimir Putin, që vazhdon prej 8 muajsh luftën në Ukrainë.
Ulja e prodhimit dëmton gjithashtu përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-të për t’ia bërë financiarisht të papërballueshme luftën Rusisë, kërcënon ekonominë botërore tashmë të destabilizuar nga konflikti i Ukrainës dhe rrezikon që Presidenti Biden dhe demokratët të përballen me rritje të çmimit të energjisë pak përpara zgjedhjeve të nëntorit për Kongres.
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al Saud tha se vendimi i qeverisë për të ulur prodhimin është “thjesht ekonomik”.
Zoti Biden dhe udhëheqësit europianë kanë kërkuar rritjen e prodhimit të naftës me qëllim uljen e çmimit, por edhe për të ndëshkuar Moskën për agresionin e saj në Ukrainë.
Senatori Blumenthal tha se SHBA-të “nuk mund të vazhdojnë t’i shesin armë të teknologjisë së lartë një vendi të lidhur me një kundërshtar të neveritshëm terrorist”.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë mban në konsideratë faktin se shitjet e armëve të saj Riadit, shërbejnë, pjesërisht, si një kundërpeshë e rëndësishme në rajon ndaj Iranit, i cili po vepron me shpejtësi drejt synimit për t’u kthyer në fuqi bërthamore.
Por, presioni është i madh për zoti Biden. Gjatë kandidimit për Shtëpinë e Bardhë ai premtoi se nën drejtimin e tij, udhëheqësit sauditë do të paguanin për vrasjen e gazetarit amerikan Jamal Khashoggi, një kritik i Mbretërisë, në vitin 2018.
Pas rritjes së çmimit të karburantit në korrik zoti Biden vendosi të vizitonte Arabinë Saudite. Gjatë vizitës, ai u takua me princin e Mbretërisë Saudite, të cilin prej kohësh e kishte akuzuar si përgjegjës për vrasjen e Khashoggit. Inteligjenca amerikane kishte arritur në përfundimin se Princi i Kurorës, kishte miratuar vrasjen e Khashoggit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Vetë Princi i Kurorës ka mohuar çdo përfshirje./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha që është opti...
Aleatët dhe partnerët e NATO-s do të ndihmojnë Kievin ...
Irani ka përshkallëzuar shtypjen e protestave në zonat...
Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të pasura në...
Në naftësjellësin rus Druzhba është zbuluar një rrjedhje, ...
Papa Françesku dënoi "bombardimet e pamëshirshme" ndaj pop...
Sergei Surovikinit i paraprin një reputacion. Në...
Greqia është tronditur nga rasti i përdhunimit dhe shfrytëzi...
Kryeministri Albin Kurti ka realizuar një video derisa po ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi bis...
Presidenti rus Vladimir Putin mund të zhvillojë luftë kudo...
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha më 12 teto...
Lëshimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut kanë rri...
Shumë komuna në Gjermani janë të mbingarkuara plotësisht m...
Autoritetet ruse kanë cilësuar “Meta”-n, kompaninë që ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvil...
Një avokate e ish-presidentit Donald Trump, e cila nën...
Komisioni Evropian ka mundësi që të rekomandojë me kus...
Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptar...
Liderët e G7 kanë dënuar sulmet më të fundit me raketa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...