"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi biseda telefonike të ndara me dy udhëheqësit kryesorë të Kosovës dhe Serbisë, kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin Aleksandër Vuçiç. Në një njoftim të zyrës së kryeministrit kosovar, thuhet ndër të tjera, se Blinken dhe Kurti, “biseduan edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër të saj”. Nga ana tjetër ndërkaq, në njoftimin e Presidencës së Serbisë thuhet se “në mesin e temave kyçe ka qenë ajo për Kosovën, prandaj është shprehur dëshira e administratës amerikane që të arrihet një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur”.
Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e njëanshme të Kosovës
Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se për aq kohë sa ka ai ndikim, “Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës". Ndërsa kryeministri Kurti thotë se ai “është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë”. Sipas kryeministrit kosovar, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Europian, është krijuar një qasje e re, duke përmendur kornizën e përgjithshme të marrëveshjes. “Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Kjo është fazë e re sepse tema e parë në zyrën e Josep Borrell në Bruksel, ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra, dialogim për marrëveshje. Tani unë jam shumë më optimist, sepse, krahasuar me të kaluarën, kur njohja e pavarësisë ishte në fund të procesit, dhe po shndërronte këtë çështje në motivim për zvarritje të procesit, tani njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes”, tha Kurti.
Gjermani-Francë: Vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira
Në përpjekje për të arritur një marrëveshje Kosovë-Serbi, angazhim të intensifikuar po shfaqin edhe Gjermania dhe Franca. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emmanel Macron, dy muaj më parë angazhuan këshilltarët për politikë të jashtme, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, që të shtyjnë përpara procesin e dialogut Kosovë-Serbi me qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për përmirësimin e raporteve. Të dy u bënë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç që “të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Dy këshilltarët gjermano-francez, Plettner dhe Beaune, gjatë vizitës së tyre në Prishtinë dhe Beograd i dorëzuan Kurtit dhe Vuçiçit, një dokument "non-paper", që përmban kornizën e re, mbi të cilën do të bisedohet për arritjen e marrëveshjes që do të zgjidhë kontestin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Qëndrime të ndryshme për "non-paper"
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha një ditë më parë se “ekziston një nismë franko-gjermane për përmbylljen e bisedimeve Kosovë-Serbi, por nuk është propozim përfundimtar”. “Diskutohen modele të ndryshme, por nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare që do të mund të thuhej se ky është propozimi franko-gjerman dhe rrjedhimisht diskutojeni tash e jepni vërejtjet. Më shumë ka si të them ide që qarkullojnë Berlin, Bruksel, Uashington, por edhe Londër, Romë, Paris, Beograd dhe Prishtinë”, tha kryeministri Kurti. Kurse presidenti serb Vuçiç lidhur me dokumentin tha se “thelbi i dokumentit është që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat ndërkombëtare, ndërsa, Serbisë do t’i përshpejtohej anëtarësimi në BE dhe do t’i ofroheshin shumë lehtësira ekonomike”. Por sipas Presidentit Vuçiq, “në Serbi, nuk ka vullnet në udhëheqjen serbe për pranimin e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB”.
Presidenti rus Vladimir Putin mund të zhvillojë luftë kudo...
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha më 12 teto...
Lëshimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut kanë rri...
Shumë komuna në Gjermani janë të mbingarkuara plotësisht m...
Autoritetet ruse kanë cilësuar “Meta”-n, kompaninë që ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvil...
Një avokate e ish-presidentit Donald Trump, e cila nën...
Komisioni Evropian ka mundësi që të rekomandojë me kus...
Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptar...
Liderët e G7 kanë dënuar sulmet më të fundit me raketa...
Libani dhe Izraeli arritën një marrëveshje historike p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se...
Izraeli tha se është afër arritjes së marrëveshjes “histor...
Komisioni Europian përpiloi tekstin e paketës së zgjerimit...
Një mori raketash ruse që ranë të hënën mbi qytetet anemba...
Cili shtet është partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjerm...
Kryeqyteti Kiev dhe "shumë" qytete të tjera në Ukrainë jan...
“Nuk e goditëm ne urën në Krime, por vetë rusët”. Kishin k...
Një mori raketash ruse që ranë të hënën mbi qytetet an...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...