“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Breshëria e raketave të presidentit rus Vladimir Putin kundër objektivave civile në Ukrainë, është një akt sa i dënueshëm po aq edhe një veprim i dëshpëruar në një luftë të padrejtë të cilën ai po e humbet. Në këto kushte ia vlen të përpiqemi t’i japim përgjigje pyetjes së ngritur nga lideri i burgosur i opozitës Aleksei Navalni, në një artikull të kohëve të fundit të botuar nga “New York Times”: Çfarë do të ndodhë kur të përfundojë kjo luftë?
Mënyra se si Rusia do të dalë nga kjo katastrofë mund të ndikojë tek e gjithë bota për një kohë të gjatë. Përveç fatit të Rusisë, kursi i saj do të ndikojë edhe në luftën e Ukrainës për të mbijetuar si një demokraci, nëse Bjellorusia do çlirohet nga tirani që ka aktualisht mbi krye, apo nëse Kina dhe Rusia mund të ruajnë një aleancë despotësh.
Po ashtu nga ajo do të varet fati i një ekonomie globale të varur nga eksportet ruse të energjisë, por edhe shumë gjëra të tjera. Siç shkroi Navalni, edhe nëse Ukraina do të jetë e suksesshme në zmbrapsjen e pushtuesve rusë “ku është garancia se bota nuk do të përballet me një regjim edhe më agresiv, dhe të munduar sërish nga pakënaqësitë ndaj Perëndimit, dhe idetë e tij perandorake që kanë pak të bëjnë me realitetin?”.

Nuk ka asnjë garanci për këtë. Askush nuk mund të jetë i sigurt se si do të përfundojë kjo luftë, apo se si do të jenë pasojat. Për këtë kujtoni kthesën befasuese që morën ngjarjet që sollën dikur në pushtet Putinin. Ai u përzgjodh si pasues nga një president i sëmurë, Boris Jelcin, dhe rrethi i tij i afërt.
Kur Jelcin njoftoi dorëheqjen e tij në fundin e vitit 1999, mendonte se ia kishte besuar gjithçka një ish oficeri pak të njohur të KGB-së, pa përvojë qeverisëse dhe pa ndonjë prirje për reformat demokratike të dekadës së mëparshme. Ndaj shumë shpejt Putin nisi të ndërtojë një lloj diktature shumë të personalizuar rreth fuqisë dhe tekave të tij.
Një skenar i zymtë është se kleptokracia anti-perëndimore dhe autoritare e Putinit, e përzier me kapitalizmin nepotik dhe despotizmin, do të vazhdojë të ekzistojë me ose pa të. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ruse mbetet e dashuruar me të, duke e bërë atë një zonë të gatshme për t’u udhëhequr nga një demagog.
Siç vuri në dukje analisti Nikolai Petrov përpara pushtimit, retorika anti-perëndimore e Putin “ka zënë një vend të fortë në zemrat dhe mendjet e shumë qytetarëve rusë”, të cilët janë “shumë të pakënaqur ndaj Perëndimit”, dhe besojnë se ai e ka penguar Rusinë të rifitojë statusin si një fuqie e madhe.
Si një përforcues i vazhdimësisë janë strukturat e fuqishme të sigurisë dhe ato ushtarake që ka shfrytëzuar dhe zgjeruar Putin për më shumë se 2 dekada. Por pyetjet kryesore, që tani për tani është e pamundur t’u jepet përgjigje, kanë të bëjnë me pasojat që do të kishte për Rusinë një disfatë në Ukrainë: A do të kthehej ushtria ruse, e poshtëruar dhe e indinjuar, kundër strukturës së pushtetit të Kremlinit? A do të rebelohej popullata ruse në përgjithësi?
Një pjesë tjetër e popullsisë ruse, vetëm ka dashur të lihet rehat. Këta qytetarë e toleruan elitën hajdute të Putinit dhe represionin e saj politik, në këmbim të një sasie të caktuar hapësire private në jetën e tyre, si dhe njëfarë prosperiteti dhe lirie për të udhëtuar jashtë vendit.
Ata më në fund janë të motivuar të kundërshtojnë, kur urdhri i mobilizimit të fundit e prishi qetësinë e tyre, edhe pse mbetet distancimi i tyre nga politika dhe pasiviteti i tyre.
Një grup i tretë, shumë më i vogël, janë profesionistët dhe shtresa e mesme, të arsimuara, me përvojë, që kanë shëtitur botën dhe demokratë në pikëpamjet e tyre.
Shumë prej tyre në të 20-at dhe të 30-at, janë larguar nga Rusia me shumicë që nga fillimi i luftës - por ndoshta jo për përgjithmonë. Ata që janë më të moshuar përjetuan dikur Glasnostin dhe Perestrojkën e Mikhail Gorbaçovit, dhe i panë vitet 1990 si një dritare e shkurtër lirie në një histori të gjatë të autokracisë ruse.
Mijëra njerëz nga ky grup gjenden sot në burgjet ruse sepse protestuan në mbështetje të Navalnit apo kundër luftës dhe mobilizimit ushtarak. Ajo për të cilën flet Navalni në esenë e tij është nevoja për shembjen e kështjellës së korrupsionit të Vladimir Putin, dhe një përpjekje e dytë për të vendosur demokracinë në Rusi.
Navalni vëren me saktësi se një sistem super-presidencial u krijua për Jelcinin në kushtetutën e Rusisë të vitit 1993. “Në atë kohë dhënia e më shumë pushtet një njeriu të mirë dukej logjike”- shkroi ai. Putin trashëgoi kompetencat e Jelcinit, por jo angazhimin e tij ndaj garancive kushtetuese të lirisë.

Navalni mbron vendosjen e një republikë parlamentare që do të sillte një “reduktim rrënjësor të pushtetit që gjendet në duart e një personi”. Një ndryshim i tillë do të kërkonte një kushtetutë të re, një detyrë kjo jo e vogël, por shumë më tepër se sa kaq.
Në një raport të botuar vitin e kaluar në “Atlantic Council”, Anders Aslund, një ekonomist dhe ekspert për Rusinë, Ukrainën dhe Evropën Lindore, dhe Leonid Gozman, politikan dhe analist aktiv prej kohësh mbi lëvizjet demokratike në Rusi, skicuan atë që mund të nevojitet për të ndërtuar një demokraci në Rusi.
Ata rekomandojnë krijimin e një sistemi parlamentar dhe krijimin e një kushtetute të re demokratike, si dhe shtojnë një listë të gjatë detyrash që duhen bërë: rivendosjen e lirisë së plotë të fjalës, tubimit, besimit; lirimin e të burgosurve politikë; dhënien fund të dukurisë së oligarkëve që grabisin shtetin për pasurimin e tyre; vendosjen e një shteti të mirëfilltë të së drejtës; shpërbërjen e shërbimeve aktuale të sigurisë dhe ndërtimin e tyre nga e para, gjë që do të ishte shumë e vështirë; rindërtimin e një parlamenti funksional; mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe decentralizimi i pushtetit në rajonet dhe qytetet ruse.
Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, u bënë përpjekje reale për të ndërtuar një demokraci tregu dhe për të imituar Perëndimin. Siç vuri në dukje kohët e fundit studiuesja Maria Lipman, “njerëzit në fillimet e Rusisë post-komuniste dëshironin që vendi i tyre të bëhej ‘normal’, pra si në Perëndim”.

“Perëndimi u shpall si një model politik. Për herë të parë në historinë e saj, Rusia po imitonte jo vetëm kulturën apo teknologjinë perëndimore, por edhe sistemin politik perëndimor. Hartuesit e kushtetutës ruse postkomuniste u frymëzuan nga kushtetutat e vendeve perëndimore. Nuk kishte më mbrojtje të qytetarëve rusë nga Perëndimi: u hoq censura, u hapën kufijtë, udhëtimet e huaja të pakufizuara dhe tregtia e jashtme nuk ishte më një domen ekskluziv i shtetit”- thekson ajo.
Jelcin krijoi një kapitalizëm oligarkik të deformuar, një proto-demokraci, një shoqëri civile të sapolindur por dështoi të rrënjosë sundimin e ligjit. Për shumë rusë, ajo ishte një periudhë kaotike. Putin e shfrytëzoi atë zhgënjim, dhe përfitoi nga rritja e ndjeshme e prosperitetit, për shkak të eksporteve të naftës, në vitet që pasuan.
Ai mënjanoi oligarkët e viteve të Jelcinit dhe i pasuroi miqtë e tij. Gradualisht, zhduku të gjithë “filizat” e buta të demokracisë. Petrov deklaroi vitin e kaluar se kushtet e nevojshme për të arritur ndryshime demokratike “nuk janë të pranishme në Rusinë e sotme”.
Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, lojtarët kryesorë në promovimin e demokracisë gjatë viteve 1990, duhet të përgatiten që tani për atë që do të ndodhë më pas në Rusi. Mbajtja hapur e kanaleve të komunikimit me popullin rus do të jetë jetike pavarësisht se kush vjen në pushtet.
Në mënyrë ideale, pas luftës dhe pas rrëzimit të Putin, Navalni do të jetë i lirë dhe një zë udhëheqës në ankorimin e Rusisë në një sistem demokratik. Ky rezultat është i denjë të shpresohet. Por do të ishte gjithashtu e kujdesshme të pritej që Rusia të ndjekë edhe rrugë të tjera, ndoshta të drejtuara nga një lider tjetër autoritar. Vendi mund të ndryshojë disi nga disfata në luftë, por kjo nuk do ta bëjë domosdoshmërisht të prirur për të qenë më i lirë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Arabia Saudite i refuzoi si “të pabazuara në fakte” kr...
Rusia u ka premtuar strehim falas banorëve të rajonit ...
Kryeministrja britanike, Liz Truss, e ka shkarkuar min...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmë...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 14 tetor hodhi pos...
Rusia ua ka ndaluar hyrjen ministrit të Jashtëm të Malit t...
Grupi punues i Këshillit të BE-së diskutoi për herë të parë ...
Parlamenti i Turqisë miratoi të enjten një ligj të propozuar...
Komisioni i Kongresit që heton sulmin ndaj Kapitolit të Sh...
Shtetet e Bashkuara publikuan këtë javë Strategjinë e Sigu...
Pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin, u motivua nga këto...
“Pse kështu duket një ushtri fitimtare?”- thotë me zë të l...
Presidenti rus Vladimir Putin i tha të enjten homologu...
Burra të veshur me të zeza, duke ngarë motoçikleta, sh...
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-S...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka mbrojtur v...
Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshil...
Volodimir Zelenski ia bëri kërkesën aleatëve të tij G7 më ...
Imazhet e pabesueshme kanë kapur një rast jashtëzakonisht ...
Një aktore iraniane e Netflix-it ka zhveshur hixhabin dhe ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...