Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Polonia po i bën thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë një fushatë në Shtetet e Bashkuara për të rritur ndërgjegjësimin e publikut amerikan mbi rëndësinë e marrëdhënieve transatlantike.
Në një dokument të përgatitur për një takim të ministrave të jashtëm të BE-së të hënën, Polonia bën thirrje për veprime proaktive përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, për t’iu kundërvënë atij që e përshkruan si "dezinformim" rus që synon të shkaktojë ndasi mes BE-së dhe Uashingtonit.
“Në këtë moment kritik të historisë, është e domosdoshme që të ndërmarrim kolektivisht veprime të shpejta dhe të fuqishme për të forcuar marrëdhëniet transatlantike përmes komunikimit strategjik në Shtetet e Bashkuara, lidhur me BE-në”, thuhet në dokumentin që e ka siguruar agjencia e lajmeve Reuters.
"Kjo do të thotë të përshkallëzojmë përpjekjet kundër dezinformimit dhe çka është më e rëndësishmja, parandalimin e dezinformatave ruse dhe ndërmarrjen e fushatave që tregojnë realitetin për Evropën dhe avantazhet e diplomacisë, sigurisë kolektive dhe shoqërisë së hapur", vazhdon dokumenti.
Kremlini ka thënë se nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet e nëntorit në SHBA dhe ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara sipas së cilave Rusia ka orkestruar fushata për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të viteve 2016 dhe 2020.
Sipas dokumentit të paraqitur nga Polonia, media shtetërore ruse dhe llogaritë online të lidhura me Kremlinin po përhapin dhe përforcojnë infrormacione të rreme në lidhje me imigracionin dhe sigurinë kufitare në Shtetet e Bashkuara.
"Duhet të jemi të përgatitur për përshkallëzim të këtyre përpjekjeve, pasi gërryerja e mbështetjes për Ukrainën mbetet prioriteti kryesor i Rusisë.
Ne duhet t'i kujtojmë publikut amerikan, veçanërisht brezit të ri rezultatet që partneriteti ynë ka sjellë për ekonominë amerikane”, thuhet në letër.
Polonia ka thënë se është vënë në shënjestër të përpjekjeve të shumta ruse për destabilizim dhe ndërhyrje në zgjedhje për shkak të rolit të saj në mbështetje të Ukrainës, duke ofruar ndihmë ushtarake për vendin fqinj, akuza që Rusia i ka hedhur poshtë.
"Duhet të rrisim ndërgjegjësimin e publikut amerikan për përmasat e ndihmës evropiane për Ukrainën e cila ka shpëtuar jetë ukrainasish," thuhet në dokument, duke iu referuar pretendimeve të kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara Donald Trump se ndihma evropiane për Ukrainën ishte shumë më e vogël se ajo e SHBA-së.
Që kur filloi agresioni rus në Ukrainë në vitin 2022, BE-ja i ka dhënë Ukrainës 107 miliardë euro dhe ka premtuar 50 miliardë euro të tjera për katër vitet e ardhshme. Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë vlerëson se mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën kap shifrën e 107 miliardë dollarëve./VOA
Kancelari gjerman, Olaf Scholz në një aktivitet me ras...
Problemet botërore në sistemet kompjuterike kanë shkak...
Rusia e dënoi gazetarin amerikan Evan Gershkovich të g...
Autoritetet në Beograd do të arrestojnë çdo person të ...
Të paktën 27 persona janë vrarë në 24 orët e fundit në Rri...
Ndërsa zyrtarë të lartë demokratë po ushtrojnë trysni ...
Të premten, ekipi elektoral i presidentit Joe Biden de...
Krimi i organizuar është duke u përhapur nëpër Evropë,...
Prodhuesi amerikan, Boeing parashikon që industria e a...
Ish-deputetja nacionaliste e Ukrainës, Iryna Farion, e...
Turqia vazhdon të kundërshtojë krijimin e një Federate të ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se d...
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se dy civilë janë vrarë g...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur të...
Ushtarët në Bangladesh janë duke patrulluar të shtunën...
Mosmarrëveshja për emërimin e hershëm të Joe Biden si kand...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, tha ...
Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamika...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha më 19 ko...
Një sulm ajror rus në qytetin jugor ukrainas të Mikola...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...