Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...

Mosmarrëveshja për emërimin e hershëm të Joe Biden si kandidat presidencial demokrat, tregon se mbështetësit dhe kundërshtarët kanë qëndrime shumë të ndryshme mes vete. Disa po bëjnë thirrje që Biden të emërohet zyrtarisht sa më parë, pra përpara konventës së emërimit të demokratëve nga 19 deri më 22 gusht në Çikago. Të tjerët duan patjetër ta parandalojnë këtë dhe të mos bëjnë asnjë ndryshim në orar. Ndërkohë republikanët kanë përcaktuar Donald Trump-in kandidat.
"Nuk ka asnjë arsye ligjore për një emërim të tanishëm, përmes një votimi virtual", thuhet në një letër të disa demokratëve. "Një votë e tillë do të ishte kundërproduktive dhe do të minonte unitetin dhe kohezionin e partisë.”
"Një ide e tmerrshme"
Letra e diskutueshme nga kundërshtarët e nominimit të menjëhershëm u shkrua nga kongresmeni demokrat Jared Huffmann nga Kalifornia. Demokrati amerikan tashmë ka fituar shumë mbështetës. Drafti i letrës thotë se debatimi për ndryshimet në procedura është "një ide e tmerrshme". Një emërim i hershëm i kandidatit presidencial demokrat do të vinte "në kohën më të keqe të mundshme".
Sipas raportimeve të mediave, mbështetësit e një nominimi të hershëm gjithashtu kanë shkruar një letër. Kjo u drejtohet anëtarëve të komitetit të konventës së emërimit të demokratëve, "Konventa Kombëtare Demokratike” (DNC). Ata i bëjnë thirrje partisë që të miratojë votimin e parakohshëm virtual.
Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik, Jaime R. Harrison, sqaroi në "X", dikur "Twitter": "Ne do të përmbushim afatin e 7 gushtit dhe kandidati ynë do të jetë në fletën e votimit në Ohio në nëntor."
Shtohet presioni ndaj Biden-it
Por nuk është e sigurt nëse do të ketë ndonjë epilog të shpejtë. Presidenti amerikan Biden ka qenë nën presion masiv prej javësh për shkak të moshës dhe dyshimeve për gjendjen e tij mendore.
Pas atentatit ndaj Trump-it më 13 korrik, frika për një fushatë zgjedhore të dështuar u rrit edhe më shumë te demokratët. Të mërkurën (17 korrik), Biden-it iu desh të anulonte sërish të gjitha aktivitetet e fushatës për shkak të një infeksioni COVID.
Dhjetëra politikanë demokratë, përfshirë ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i kanë bërë thirrje Biden-it të tërhiqet nga gara javët e fundit. Vetë Biden komentoi për herë të parë këtë çështje më 17 korrik në një intervistë me transmetuesin amerikan "BET News": "Unë do të largohesha nga gara nëse doktori im më thotë se kam probleme serioze shëndetësore," i tha ai reporterit Ed Gordon.
Biden kishte lavdëruar më parë Kamala Harris, pas një fjalimi të saj në organizatën e të drejtave civile të zezakëve NAACP në Las Vegas. "Ajo nuk është vetëm një zëvendëspresidente e mirë, ajo mund të jetë edhe presidente e SHBA-së”, tha Biden.
Duke pasur parasysh situatën e paparashikueshme, shkencëtari politik Trevisan dyshon se një emërim i menjëhershëm i Biden-it do t'i jepte fund debatit për shëndetin dhe moshën e tij të shtyrë. "Sa herë që Biden bën ndonjë gabim apo refuzon ndonjë intervistë e takim me gazetarë, do të ngrihen dyshime për shëndetin e tij,” shpjegon ai. Emërimi i tanishëm si kandidat zyrtar nuk do ta ndryshonte këtë.
Ekspertja amerikane, Andrea Römmele, nga Shkolla Hertie supozon "se Biden do të mbetet në garë". Në një intervistë për kanalin televiziv gjerman "ZDF", ajo pyeti: "Si duhet të profilizoni një kandidat të ri për një kohë kaq të shkurtër?" Biden nuk mund të fajësohet për faktin se ai është 81 vjeç. Tani është e rëndësishme që Biden të qëndrojë deri në vjeshtë dhe të fokusohet në sukseset ekonomike.
Strategu politik Trevisan kujton se ka pasur diskutime të ngjashme brenda partive edhe në të kaluarën - për shembull për Hillary Clinton në 2016. "Demokratët e SHBA-së kanë një spektër më të gjerë ideologjik se shumica e partive progresive në Evropë," shpjegon ai. "Ky pluralizëm mund të kthehet ndonjëherë në një disavantazh strategjik."/DW
Kandidati republikan për president, Donald Trump, tha ...
Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamika...
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha më 19 ko...
Një sulm ajror rus në qytetin jugor ukrainas të Mikola...
Bashkimi Evropian dhe Serbia nënshkruan të premten një...
Kuvendi Kombëtar i Republikanëve u përmbyll të enjten ...
Një gjykatë ruse e shpalli të premten gazetarin amerik...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha më 19 korr...
I infektuar me COVID-19, Presidenti Joe Biden po përba...
Fushata e presidentit amerikan, Joe Biden, insistoi së...
Gazetari amerikan Evan Gershkovich është shpallur fajt...
Procesi i legalizimit është i domosdoshëm në Kosovë. R...
Kompania globale, Crowdstrike, ka thënë se problemet kiber...
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëv...
Bankat kryesore, mediat dhe linjat ajrore po vuajnë aktual...
Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, sistemet ameri...
Publiku gjerman u befasua disi kur të mërkurën në mëngjes,...
Rebelët e Huthëve të Jemenit e kanë marrë përgjegjësin...
Një gazetare italiane është urdhëruar t'i paguajë krye...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar të...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...