Donald Trump pranon emërimin e partisë si kandidat për president
Kuvendi Kombëtar i Republikanëve u përmbyll të enjten ...

Bashkimi Evropian dhe Serbia nënshkruan të premten një marrëveshje për partneritet strategjik në fushat e lëndëve të para të qëndrueshme, zinxhirëve të prodhimit të baterive dhe makinave elektrike.
Marrëveshja pasoi vendimin e autoriteteve në Serbi për të çuar përpara projektin për minierën e litiumit, që pritet të përmbushë një pjesë të kërkesës evropiane për këtë produkt.
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz i cili mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Beograd, tha se “është një projekt i rëndësishëm evropian dhe gjithashtu një kontribut për të siguruar që Evropa të mund të mbetet sovrane në një botë në ndryshim dhe të mos jetë e varur nga të tjerët”.
Kancelari Scholz tha se Evropa duhet të ulë varësinë nga të tjerët duke krijuar struktura të qëndrueshme në zinxhirët e furnizimit.
“Kjo do të thotë se ne duhet të zhvillojmë burime të reja të lëndëve të para në të gjithë botën. Por, në radhë të parë, sigurisht, ato që ekzistojnë në vende tona ku fati, historia dhe gjeologjia i kanë lejuar të zhvillohen”, tha ai.
Autoritetet e Serbisë po përgatiten t'i japin kompanisë Rio Tinto, dritën e gjelbër për zhvillimin e minierës më të madhe të litiumit në Evropë, dy vjet pasi Beogradi e anuloi projektin.
Kompania synon të nisë punën në minierat në rajonin perëndimor të Jadarit të Serbisë dhe këtë javë licenca e saj për të zhvilluar atë që do të ishte miniera më e madhe e litiumit në Evropë u rivendos.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se do të duhet pak kohë para se të fillojë plotësisht procesi që do të ushtrojë ndikim në rritjen ekonomike të vendit të tij.
"Vetëm për ta ditur, kjo do të sigurojë një rritje prej 0.7 miliardë euro të Prodhimit Bruto të Brendshëm nga miniera dhe përpunimi i litiumit. Kjo përfaqëson gati 1 për qind të PBB-së që kishim në vitin 2023. Nxjerrja, përpunimi dhe prodhimi i litiumit do të përbëjnë 2,06 për qind të PBB-së dhe prodhimi i baterive dhe katodës do të përbëjnë 4 për qind të PBB-së. Është një vend tjetër, një vend krejtësisht tjetër, kjo nuk është Serbia që njohim”, tha ai.
Opozita serbe dhe grupet për mbrojtjen e mjedisit kanë thënë se do të fillojnë bllokimin e hekurudhave dhe rrugëve në maujin gusht nëse qeveria nuk i jep fund projektit.
Në Beograd veprimtarë mjedisorë protestuan të zemëruar pas takimit ndërmjet kancelarit gjerman dhe presidentit serb në Beograd. Një nga drejtuesit e aktivistëve që protestuan kundër takimit, Savo Manojloviç, i tha agjencisë Reuters të enjten se Bashkimi Evropian po shpërfillte sundimin e ligjit dhe parimet demokratike në favor të sigurimit të burimeve natyrore nga Serbia.
"Ne theksuam qartë se ajo që Bashkimi Evropian po bën këtu është vazhdimi i konceptit të 'stabilokracisë' që disa politikanë evropianë kanë promovuar për një kohë të gjatë dhe që ka përfshirë nxitjen e rritjes së atyre diktatorëve të vegjël ballkanikë, të cilët zbatojnë në mënyrë efektive politikat e tyre, ndërkohë që shkelin normat demokratike, siç tregojnë ngjarjet më të fundit në pesë vitet e fundit në Evropë”, tha zoti Manojloviç.
Ai tha se përveç punës se ekspertëve ligjorë dhe diplomacisë për të ndjekur të gjitha mundësitë e mundshme për të kundërshtuar projektin, veprimtarët mjedisorë do të ushtrojnë edhe mosbindjen civile në strategjinë e tyre.
Në vitin 2022, Beogradi hoqi licencat për projektin Jadar të kompanisë Rio Tinto në vlerë prej 2.4 miliardë dollarësh, pas protestave masive mjedisore.
Nëse realizohet, projekti mund të përmbushë 90 për qind të nevojave aktuale të Evropës për litium dhe të ndihmojë në shndërrimin e kompanisë në prodhuesin kryesor të litiumit.
I cilësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara si një material thelbësor, litiumi përdoret për prodhimin e baterive të makinave elektrike dhe pajisjet celulare./ VOA
Kuvendi Kombëtar i Republikanëve u përmbyll të enjten ...
Një gjykatë ruse e shpalli të premten gazetarin amerik...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha më 19 korr...
I infektuar me COVID-19, Presidenti Joe Biden po përba...
Fushata e presidentit amerikan, Joe Biden, insistoi së...
Gazetari amerikan Evan Gershkovich është shpallur fajt...
Procesi i legalizimit është i domosdoshëm në Kosovë. R...
Kompania globale, Crowdstrike, ka thënë se problemet kiber...
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëv...
Bankat kryesore, mediat dhe linjat ajrore po vuajnë aktual...
Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, sistemet ameri...
Publiku gjerman u befasua disi kur të mërkurën në mëngjes,...
Rebelët e Huthëve të Jemenit e kanë marrë përgjegjësin...
Një gazetare italiane është urdhëruar t'i paguajë krye...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar të...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu takoi të enj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten se hapja...
Tre persona janë arrestuar në Spanjë dhe një tjetër në...
Të shqetësuar rreth aftësisë së presidentit Joe Biden ...
Gazetari amerikan Evan Gershkovich u shfaq në seancën ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...