Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Prishtinës zyrtare i bëhet vazhdimisht presion për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas krerëve të shtetit të Kosovës, krijimi i Asociacionit nuk nënkupton që Kosova është e gatshme të bëjë lëshime, që dëmtojnë funksionalitetin e saj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar garanci nga partnerët ndërkombëtarë për zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit, duke aluduar për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si çështja ku Prishtinës zyrtare i bëhet më së shumti presion.
Garancitë e Kosovës, sipas Presidentes, kanë të bëjnë me siguri dhe mbështetje ndërkombëtare për anëtarësim e Kosovës në organizata ndërkombëtare, çka do të sillte, sipas saj, më shumë paqe e siguri në rajon. Këto komente presidentja Osmani i bëri për mediet amerikane gjatë vizitës së saj të fundit në SHBA. Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, disa herë i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës që draftin e BE-së të Asociacionit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, por qeveria nuk e ka proceduar tutje.
Jo koncesione që dëmtojnë funksionalitetin e shtetit
"Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sidomos ai i vitit 2015, e kanë sqaruar procedurën. Pra, duhet të ketë një akt nga ana e qeverisë, që e miraton atë dokument dhe pastaj unë mund ta dërgoj në Gjykatë Kushtetuese, por jo pa një akt të tillë fillimisht, është shprehur presidentja Osmani. Mirëpo sipas presidentes "krijimi i Asociacionit nuk nënkupton që Kosova është e gatshme të bëjë koncesione që e dëmtojnë funksionalitetin e saj, kufijtë e saj, parimin e unitaritetit të shtetit dhe parimet që janë në Kushtetutën aktuale dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”. Sipas presidentes, Asociacioni mund të krijohet, mirëpo vetëm brenda këtyre suazave, pa e rrezikuar Kosovën apo edhe sigurinë në rajon në të ardhmen.
Kurti: Draft ndërkombëtar, jo vendor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, deri tani ka refuzuar që draftin e BE-së për Asociacionin ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se ai nuk është dokument i institucioneve të Kosovës dhe si të tillë nuk mund ta dërgojë për shqyrtim një dokument ndërkombëtar. Kryeministri sugjeron që dokumentet ndërkombëtare si drafti i propozuar nga i dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak, të dërgohen në Këshillin e Evropës apo në Komisionin e Venecias.
"Pesë emisarët kanë sjellë një draft që është draft ndërkombëtar, nuk është vendor. Në Gjykatën Kushtetuese ne dërgojmë dokumente që janë vendore, një dokument që është ndërkombëtar le të shkojë të testohet në instancë ndërkombëtare. Draftin e Lajçakut lirisht le ta dërgojnë te juristët në Këshill të Evropës dhe Komision të Venecias. Dokumentin tim unë e çoj në Gjykatë Kushtetuese”, është shprehur i prerë Kurti. Kryeministri argumenton se ai mund ta shkruajë një draft, por "duhet të jetë pjesë e paketës ku e kemi marrëveshjen bazike, aneksit dhe unë nuk e mohoj se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të kishte vendin e vet. Por nuk mundesh Asociacionin ta nxjerrësh nga paketa, ta hedhësh paketën dhe këtë Asociacion t'ia bësh një draft ndërkombëtar e ta testosh në Gjykatën Kushtetuese”.
Drafti nuk kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, disa herë ka deklaruar se drafti i BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, "është një mundësi e fuqishme për Kosovën”.
"Nuk është dokument jozyrtar, por është përgatitur me kujdes nga një delegacion i përbërë nga përfaqësues të lartë ndërkombëtarë. Kjo përfshinte personin më të lartë të Bashkimit Evropian, këshilltarët kombëtarë të sigurisë, këshilltarët nga Gjermania, Franca, Italia, si dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë. Drafti synon krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, duke trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura”, ka deklaruar Hovenier, duke shtuar se "ky draft nuk kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës dhe nuk ka pushtet ekzekutiv”.
Kushtetutshmëria e statutit të Asociacionit
Po si e shohin analistët krejt këtë situatë moskoordinimi të institucioneve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe refuzimi nga ana e qeverisë së Kosovës që draftin e BE-së për Asociacionin ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese?
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i tha DW-së se praktikat e Gjykatës Kushtetuese janë të qarta. "Në bazë të ligjit të aplikueshëm në Kosovë dhe praktikës së ndërtuar nga Gjykata Kushtetuese, e vetmja mënyrë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Statutit të Asosiacionit të komunave me shumicë serbe është miratimi i të njëjtit nga qeveria për t'u hapur rrugë palëve të autorizuara ku hyn edhe Zyra e Presidentes për të dërguar të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, thotë Miftaraj. Sipas tij, qëndrimi i presidentes është i bazuar në ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe praktikat tanimë të ndërtuara nga Gjykata Kushtetuese. Miftaraj thotë se pas miratimit të të njëjtit dokument nga ana e qeverisë, palë e autorizuar mund të jetë edhe Kuvendi i Kosovës, deputetët e Kuvendit të Kosovës, por edhe Institucioni i Avokatit të Popullit.
"Në bazë të qëndrimeve publike të Presidentes, mund të kuptojmë se ajo po bën përpjekje të mbajë diskursin dhe bashkëpunimin e domosdoshëm me partneret ndërkombëtarë në përpjekje për të ndryshuar narrativën ku Kosova po shihet si pengesë në dialog, i cili po ndikon edhe në raportin e Kosovës me BE-në në rrugën e integrimit evropian, ndihmës financiare, por edhe faktit se Kosova ende është nën masa ndëshkuese nga BE-ja. Miratimi i Statutit duhet të kalojë nga qeveria dhe nuk ka autoritet jashtë qeverisë që mund të përmbushë këtë detyrim ndërkombëtar të marrë në vitin 2013 dhe të rikonfirmuar nga qeveria Kurti me marrëveshjen e fundit në Bruksel dhe planin e Ohrit”, thotë Ehat Miftaraj.
Bashkimi Evropian pret komentet e palëve
Kosova dhe Serbia kanë afat deri më 18 korrik t'u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Zyrtarë të qeverisë kanë deklaruar se me kohë do t'i dërgojnë komentet në Bruksel.
Edhe Bashkimi Evropian pret komentet e palëve për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces. Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që t'ia zgjasin mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Pajtimi u arrit pasi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, i cili ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t'i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Por, sipas zyrtarëve të BE-së, me vazhdimin edhe për pesë muaj të mandatit të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë vakuum derisa të emërohet pasardhësi i tij./DW
Një javë pas takimit të NATO-s në Uashington zhvillohet ed...
Pak ditë më parë ndaj ish-Presidentit Trump u krye një...
Gjermania po planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtara...
Kandidati i republikanëve për nënpresident, senatori J...
Presidenti amerikan, Joe Biden, u diagnostikua COVID-1...
Gati dy të tretat e demokratëve thonë se Presidenti Jo...
Grupi militant libanez, Hezbollah, do të godasë caqe të re...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, n...
Ministria e Kulturës në Greqi urdhëroi mbylljen e Akro...
Ligjvënësi demokrat Adam Schiff i bëri thirrje preside...
Disa ditë pas përpjekjes për vrasjen e ish Presidentit...
Një pikëkalim i rëndësishëm kufitar mes Maqedonisë së Veri...
Përfaqësues të Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Z...
Dita e dytë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Reublikane soll...
Komisioni i BE-së, bëri të ditur të hënën (15.07) se p...
Kur Angela Merkel u zgjodh në vitin 2005 si kancelarja...
Për shkak të nxehtësisë ekstreme, në periudhën nga vit...
Sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 60 palestine...
Azilkërkuesit nga Afganistani kanë qenë aplikantët kry...
Tajlanda ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, ka bë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...