Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Komisioni i BE-së, bëri të ditur të hënën (15.07) se presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, ka marrë vendim që organi që ajo drejton të marrë pjesë në takimet jozyrtare të Këshillit vetëm në nivel funksionarësh.
Në këtë mënyrë Komisioni i BE-së u bashkohet shteteve të tjera. Shtete si Suedia dhe Lituania patën deklaruar më parë se në takimet jozyrtare do të dërgojnë paraprakisht vetëm punonjës të nivelit ministror. Komisioni i BE-së e ka zgjeruar më tej këtë masë duke mos vendosur kufizim kohor.
Vendimi është marrë „duke pasur parasysh zhvillimet e fundit që kanë karakterizuar fillimin e drejtimit të Këshillit nga Hungaria", bëri të ditur në "X" (ish-"Twitter") një zëdhënës i Komisionit të BE-së. Edhe vizita e planifikuar në Hungari e Komisionit të BE-së nuk do të zhvillohet.
Shkaktar: „Misioni paqësor" i Orban-it
Me këtë kihen parasysh udhëtimet që Viktor Orban ka kryer në kuadër të një „misioni paqeje" të vetëdeklaruar. Fillimi ishte një takim me presidentin Volodymyr Zelensky në Ukrainë dy javë më parë. Pasuar nga një udhëtim në Moskë, ku ai u takua me presidentin rus Vladimir Putin. Edhe presidenti kinez, Xi Jinping, e priti Orban-in në një takim. Në kuadër të samitit të NATO-s, mbajtur në Uashington, Orban-i foli edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Të premten e fundit (12.07), para atentatit, Orban foli me kandidatin republikan për president në SHBA dhe ish-presidentin, Donald Trump. Këto udhëtime shpalosën një lloj kuptimi të dyfishtë. Kështu për shembull në një postim që bëri në "X" pas vizitës në Kiev dhe në një intervistë që dha për gazetën "Bild", pas vizitës në Moskë, Orban-i iu referua vetëm presidencës së radhës të Këshillit të BE-së. Njëkohësisht nga Hungaria u tha për shembull gjatë një konference shtypi të mbajtur në Bruksel, nga ministri hungarez për Çështjet Evropiane, Janos Boka, se Orban-i nuk është duke vepruar i ngarkuar dhe në emër të BE-së, duke e bërë këtë gjë të qartë në zyra të ndryshme. Por presidenti rus, Vladimir Putin, e përmendi këtë rol gjatë përshëndetjes që bëri.
Që prej 1 korrikut, Hungaria mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së. Në këtë pozicion vendi duhet të drejtojë takimet përkatëse të Këshillit dhe të ndërmjetësojë në arritjen e kompromiseve me Këshillin e BE-së, një nga dy ligjvënësit e BE-së.
Ministri hungarez për Çështjet Evropiane, Janos Boka, pati theksuar më parë se vendi i tij do të punojë si „ndërmjetës i vërtetë".
Sidomos vizita në Moskë një javë para javës së kaluar shkaktoi kritika të mëdha brenda BE-së dhe shteteve anëtare. Vizita e Orbanit është bërë „pa mandat" dhe nuk do të diskutohet për Ukrainën pa pjesëmarrjen e Ukrainës, shkroi në një postim Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian kur shpërthyen thashethemet e para për udhëtimin e tij. Edhe shtete si Gjermania dhe Çekia kanë theksuar se Orban-i nuk është duke udhëtuar me porosi të BE-së.
Me vendimin që ka marrë Komisioni i BE-së kërkon tani të tregojë me një "gjest simbolik, se nuk është dakord me udhëtimin e pakoordinuar të kryeministrit hungarez në shtete të treta," shpjegoi të martën (16.07), Stefan de Keersmaecker, zëdhënës i Komisionit të BE-së.
Çfarë rëndësie ka vendimi?
Vendimi i Von der Leyen-it ka të bëjë me takimet e ashtuquajtura jozyrtare që zhvillohen në nivel ministror, shpjegoi zëdhënësi i BE-së ditë më parë. Në këto takime vijnë zakonisht ministrat e fushave të ndryshme që shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin, dhe nuk marrin vendime për ligjet konkrete të BE-së. Këto takime zhvillohen shpesh në atë vend që mban në momentin e dhënë presidencën e radhës së Këshillit të BE-së. Edhe Hungaria ka planifikuar për gjashtë muajt e ardhshëm një seri takimesh të këtij lloji. Mes të tjerash, një takim që mbahet javën e ardhshme në Budapest të ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm. Në këtë takim jozyrtar trajtohet një çështje që prezanton vendin që mban takimin dhe orientimin e tij politik në çështjet evropiane.
Ndryshe mendohet të jetë puna me një takim të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive, që është planifikuar të mbahet në nëntor, si dhe me një takim të planifikuar të mbahet në muajin gusht, të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së. Peter Stano, zëdhënës i të ngarkuarit të BE-së me politikën e Jashtme, Josep Borrell, theksoi se takimi i ministrave të Mbrojtjes dhe të Jashtëm është kompetencë e diplomatëve të lartë të BE-së. Deri tani nuk janë marrë vendime për këtë takim. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, "dpa", është duke u diskutuar që ky takim të mbahet në Bruksel dhe jo në Budapest. Vendimi mund të merret në takimin tjetër jozyrtar, që pritet të zhvillohet javën e ardhshme. Edhe takimet zyrtare të Këshillit që zhvillohen rregullisht në Luksemburg dhe Bruksel, nuk preken nga vendimi i marrë ditën e martë nga Von der Leyen.
Von der Leyen para rizgjedhjes
Ministri hungarez i çështjeve evropiane, Janos Boka, kritikoi këtë vendim duke postuar në "X", se BE është një institucion i krijuar nga vendet anëtare. „Komisioni i BE-së nuk mund të zgjedhë me cilat institucione dhe vende anëtare do të bashkëpunojë dhe me cilat jo. A merren tani vendimet e Komisionit bazuar në lojëra politike?" shkroi Boka.
Vendimi, që nuk është marrë ndonjëherë më parë, merret vetëm pak ditë para rizgjedhjes së Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen nga Parlamenti i BE-së. Sidomos Të gjelbrit, socialdemokratët dhe liberalët kanë kërkuar në të kaluarën trajtim më të ashpër të Hungarisë.
Politikani i të Gjelbërve, Daniel Freund, mendon se vendimi i marrë është „një hap i parë i mirë". Në bisedë për "Deutsche Welle"-n, ai kërkoi që koha e presidencës hungareze të radhës të Këshillit të shkurtohet, sepse kryeministri hungarez ka shkelur rregullat e BE-së me vizitat që ka bërë./ DW
Kur Angela Merkel u zgjodh në vitin 2005 si kancelarja...
Për shkak të nxehtësisë ekstreme, në periudhën nga vit...
Sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 60 palestine...
Azilkërkuesit nga Afganistani kanë qenë aplikantët kry...
Tajlanda ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, ka bë...
Elon Musk tha të martën se do të zhvendosë nga Kalifor...
Një informator u tha autoriteteve amerikane së voni se...
Një person u qëllua dhe u vra nga policia të martën pranë ...
Sipas një studimi të ri, gati një e treta e popullsisë...
Senatori Bob Menendez u shpall fajtor nga një gjykatë ...
Përbërja e re e Parlamentit Evropian u konstituua të m...
Komisionarët evropianë do t’i bojkotojnë takimet jozyr...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili do të ga...
Numri i rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbrojti...
Disa nga destinacionet turistike më të njohura të Evro...
Ish-Presidenti Donald Trump përzgjodhi të hënën Senato...
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se k...
Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tje...
Presidenti Joe Biden përdori peshën që ka Zyra Ovale e...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...