Dita e 26 e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...

Kandidati i republikanëve për nënpresident, senatori J.D. Vance, në fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane foli mbi fëmijërinë e tij në qytetin industrial Midëlltaun të Ohajos, dhe përpjekjet e tij për të mbështetur klasën punëtore.
Senatori 39-vjeçar nga Ohajo, gjatë fjalimit në Milluoki, kritikoi politikat e Presidentit Joe Biden dhe Partisë Demokrate, duke thënë se vërshimi i produkteve kineze me çmime të ulëta po dëmton fuqinë punëtore dhe klasën e mesme të Ohajos dhe shteteve fqinje si Miçigani, Viskonsi dhe Pensilvania. Këto janë shtete të rëndësishme për zgjedhjet presidenciale.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për udhëheqës që mbështesin kompanitë amerikane, si ish-Presidenti Donald Trump. Senatori Vance falënderoi zotin Trump, i cili ishte i pranishëm në sallën, ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane, që e emëroi atë kanidat të tij për nënpresident, duke premtuar se ai do të punojë për avancuar agjendën e tij për ta bërë Amerikën sërish madhështore. Në fjalimin e tij ai u përqendrua edhe në kapërcimin e sfidave të varfërisë gjatë fëmijërisë, shërbimin e tij në ushtrinë amerikane, studimet për juridik në Universitetin Yale dhe punën e tij si një sipërmarrës i suksesshëm. Ai gjithashtu kritikoi "politikanë të karrierës" si zoti Biden për politikat tregtare që kanë dëmtuar familjet amerikane.
"Unë jam rritur në Midëlltaun të Ohajos, një qytet i vogël ku njerëzit flisnin hapur, ndërtonin të ardhmen me duart e tyre dhe e donin Zotin, familjen, komunitetin dhe vendin e tyre me gjithë zemër", tha ai. "Por ishte gjithashtu një vend që ishte injoruar dhe harruar nga klasa politike e Amerikës në Uashington."
"Politikanët e karrierës" si Presidenti Joe Biden, tha zoti Vance, janë përgjegjës për politikat tregtare dhe luftërat e huaja që dëmtuan këto komunitete.
"Joe Biden ka qenë një politikan në Uashington për sa kohë që unë kam qenë gjallë", tha zoti Vance. “Për gjysmë shekulli ai ka qenë një kampion i çdo nisme politike për ta bërë Amerikën më të dobët dhe më të varfër.” “Në qytetet e vogla si Midëlltauni në Ohajo, ato në Pensilvaninë, apo në Miçigan, në shtetet anembanë vendit tonë, vendet e punës dërgoheshin jashtë shtetit dhe fëmijët e tyre dërgoheshin në luftë”, tha ai.
"Vizioni i Presidentit Trump është i thjeshtë - ne nuk do të kujdesemi për të pasurit në Wall Street, ne do të angazhohemi për njeriun që punon", tha ai. "Ne nuk do të importojmë fuqi punëtore të huaj, do të luftojmë për qytetarët amerikanë", tha ai.
Zoti Vance tha se Amerika ka nevojë për një udhëheqës që do të luftojë për rikthimin e fabrikave dhe prodhimit në vend.
Fjalimi i tij përfshiu shumë nga parimet thelbësore të platformës së zotit Trump, duke premtuar se do t'i jepte përparësi prodhimit vendas mbi importet kineze dhe duke paralajmëruar aleatët se nuk do të merrnin më "ndihmë falas" për të siguruar paqen botërore.
I zgjedhur në Senat rreth më pak se dy vite më parë, zoti Vance ka kundërshtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ka mbrojtur përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.
Me një moshë sa gjysma e asaj të zotit Trump, zoti Vance mund të ushtrojë ndikim për dekada me radhë në Partinë Republikane.
Ai ka argumentuar se qeveria duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar klasën punëtore duke kufizuar importet, rritur pagën minimale dhe goditur fitimet e korporatave. Këto qëndrime bien ndesh me qëndrimin tradicional pro biznesit të Partisë Republikane, por janë në një linjë me agjendën e zotit Trump.
Kuvendi katërditor i republikanëve do të kulmojë me fjalimin e ish-presidentit Trump mbrëmjen e së enjtes, kur ai zyrtarisht do të pranojë emërimin nga partia për t'u përballur me zotin Biden, në një përballje të dytë, sikurse në të vitin 2020./ Voa
Presidenti amerikan, Joe Biden, u diagnostikua COVID-1...
Gati dy të tretat e demokratëve thonë se Presidenti Jo...
Grupi militant libanez, Hezbollah, do të godasë caqe të re...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, n...
Ministria e Kulturës në Greqi urdhëroi mbylljen e Akro...
Ligjvënësi demokrat Adam Schiff i bëri thirrje preside...
Disa ditë pas përpjekjes për vrasjen e ish Presidentit...
Një pikëkalim i rëndësishëm kufitar mes Maqedonisë së Veri...
Përfaqësues të Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Z...
Dita e dytë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Reublikane soll...
Komisioni i BE-së, bëri të ditur të hënën (15.07) se p...
Kur Angela Merkel u zgjodh në vitin 2005 si kancelarja...
Për shkak të nxehtësisë ekstreme, në periudhën nga vit...
Sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 60 palestine...
Azilkërkuesit nga Afganistani kanë qenë aplikantët kry...
Tajlanda ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, ka bë...
Elon Musk tha të martën se do të zhvendosë nga Kalifor...
Një informator u tha autoriteteve amerikane së voni se...
Një person u qëllua dhe u vra nga policia të martën pranë ...
Sipas një studimi të ri, gati një e treta e popullsisë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...