Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Administrata e presidentit Joe Biden po synon që gjatë javëve të ardhshme të sigurojë një fond tjetër ndihmash prej 37 miliardë dollarësh për Ukrainën, para se të fillojë nga puna Kongresi i ri në janar, ku republikanët do të kenë kryesinë e Dhomës së Përfaqësuesve, ndonëse me një diferencë të vogël.
Ukraina po përballet me të ftohtin, ndërsa lufta nëntëmujore kundër Rusisë vazhdon.
Deri tani, ndihma për Kievin kishte mbështetje të gjerë dypartiake në Kongresin amerikan, por kjo mund të ndryshojë.
Disa udhëheqës të Partisë Republikane, të cilët nga janari do të drejtojnë Dhomën e Përfaqësuesve, thonë se do të shqyrtojnë nga afër paketat e ndihmave për Ukrainën të propozuara nga administrata Biden.
“Do të rrisim mbikëqyrjen, transparencën dhe llogaridhënien. Nuk do të lëshojmë një çek të bardhë”, tha ligjvënësi republikan Michael McCaul.
Ndihma e mëparshme për Ukrainën është miratuar me mbështetje të gjerë dypartiake.
Administrata e presidentit Biden po kërkon 37 miliardë dollarë të tjera, si ndihma urgjente për Kievin, për t’u siguruar që Ukraina dhe ushtria e saj të kenë fondet e mjaftueshme për muajt e ardhshëm.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, 21.7 miliardë dollarë do të ndahen për ushtrinë, zbulimin dhe ndihma tjera për mbrojtjen, ndërsa 14.5 miliardë dollarë do të jenë ndihma humanitare dhe për qeverinë ukrainase.
"Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Nuk do të ketë asnjë luhatje në mbështetjen tonë”, thotë Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.
Ndërsa në të dyja partitë ka zëra që kundërshtojnë mbështetjen për Ukrainën, disa republikanë kanë kritikuar sasinë e ndihmave për këtë vend dhe kanë ngritur dyshime nëse të gjitha fondet kanë shkuar vërtetë për Ukrainën. Ata kanë hedhur dyshime mbi aftësitë e administratës Biden për të gjurmuar se ku kanë shkuar paratë e ndihmave për Ukrainën.
“Do ta bëjmë këtë në mënyrë të përgjegjshme, me transparencë ndaj popullit amerikan. Këto janë dollarë të taksapaguesve amerikanë. A e zbeh kjo vullnetin tonë për të ndihmuar popullin ukrainas të luftojë? Jo. Por ne do ta bëjmë atë në mënyrë të përgjegjshme”, tha ligjvënësi republikan Michael McCaul.
Ukraina ndërkohë, njofton se ekipet e shërbimeve po punojnë për të rikthyer furnizimin me energji, pas goditjeve nga Rusia të infrastrukturës energjitike në rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës./ VOA
Largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian e ka ulur për ga...
Pavarësisht shqetësimeve për inflacion, konsumatorët ameri...
Në të merrnin pjesë drejtues të bizneseve aziatike, politi...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë disa mënyra për të mena...
Një burrë me veshje ushtarake, me një kapelë “fantomë” në ...
Udhëheqësi shpirtëror dhe politik i Iranit ka lavdëruar pë...
Bota siç ishte para luftës në Ukrainë - kjo është ajo që d...
Dy ligjvënës republikanë, partia e të cilëve merr në j...
Sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Uk...
Sam Bankman-Fried i vjen keq për grindjen që mund t'i ...
Protestat në Kinë kundër masave të rrepta të qeverisë ...
Pas lëshimit të një rakete balistike ndërkontinentale ...
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka t...
Udhëheqësi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamen...
Kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin...
Rusia dhe Ukraina kanë njoftuar se kanë kryer një shkëmbim...
Eleonora Sirabella, 31 vjeç, ishte një shitëse në një dyqa...
Për shkak të mungesës së municioneve, Rusia ka filluar të ...
Si të gjithë egomanët Viktor Orban ka nevojë të vazhdueshm...
Kancelari Olaf Scholz theksoi se Gjermania ka nevojë për r...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...