Rubio, mesazh për botën: Mos bëni lojëra me presidentin Trump
Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio në konferencë e p...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se forcat amerikane kanë kapur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, pas një operacioni të gjerë ushtarak në vendin e Amerikës së Jugut.
Sipas Trump, Maduro dhe bashkëshortja e tij janë larguar nga Venezuela me aeroplan, në një operacion të zhvilluar në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Ata akuzohen në Nju Jork për vepra penale që lidhen me drogën dhe armët.
Pretendimi vjen pas raportimeve për shpërthime në disa zona të Karakasit në orët e para të mëngjesit të së shtunës, përfshirë pranë bazave ushtarake.
Ndërkohë, qeveria e Venezuelës ka hedhur poshtë këto deklarata dhe ka kërkuar prova se Maduro është gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Autoritetet kanë vendosur forcat e armatosura në gatishmëri dhe kanë shpallur emergjencë kombëtare.
Ngjarja zhvillohet në një klimë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Karakasit. SHBA-të kanë akuzuar prej kohësh Maduron për përfshirje personale në kontrabandën e drogës dhe për udhëheqje të paligjshme të vendit, akuza që presidenti venezuelian i ka mohuar, duke i cilësuar si kërcënime dhe ndërhyrje amerikane.
Çfarë dihet për operacionin e kapjes së Maduros?
Sipas CBS News, partner amerikan i BBC-së, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u kap nga forcat elitare Delta të ushtrisë amerikane, njësia më e lartë kundër terrorizmit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi për “Fox and Friends” se Maduro dhe bashkëshortja e tij u morën nga një banesë e fortifikuar, e përshkruar si “një lloj fortese”. Ai tha se forcat amerikane ishin të pajisura për të prerë çelikun, por nuk pati nevojë të përdorej kjo strategji. Sipas Trump, operacioni u ndoq drejtpërdrejt prej tij, pa humbje jete nga ana e forcave amerikane dhe me vetëm pak të lënduar.

Pas kapjes, Maduro dhe gruaja e tij u transportuan me anije drejt SHBA-së, në rrugë për në Nju Jork.
Raportohet se një burim i CIA-s brenda qeverisë venezueliane ndihmoi në gjurmimin e vendndodhjes së Maduros. Operacioni ishte rezultat i muajve të tërë planifikimi dhe mbështetej në një rrjet të gjerë inteligjence. Forcat amerikane ishin të përgatitura edhe për një valë të dytë ndërhyrjeje, por ajo nuk u konsiderua e nevojshme.
Senatori republikan Mike Lee, pas një bisede me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, tha se nuk priten veprime të mëtejshme ushtarake në Venezuelë, duke theksuar se sulmet kishin për qëllim mbrojtjen e forcave që zbatonin urdhrin e arrestit.
Ndërkohë, rreth orës 02:00 sipas kohës lokale, shpërthime të forta u dëgjuan në Karakas dhe re tymi u panë mbi qytet. Video që tregojnë shpërthime dhe helikopterë në fluturim kanë qarkulluar në rrjetet sociale, por ende nuk janë verifikuar. Nuk ka informacion zyrtar për viktima.
Qeveria venezueliane njoftoi gjithashtu se sulme janë raportuar edhe në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira./CNA
Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio në konferencë e p...
Presidenti i SHBA, Donald Trump në konferencën për shtyp k...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se SHBA janë ...
Presidenti i SHBA Donald Trump gjatë konferencës për shtyp...
Presidenti i SHBA Donald Trump në një konferencë për shtyp...
Udhëheqësja e opozitës së Venezuelës dhe fituesja e Çmimit...
Presidenti i SHBA Donald Trump ka publikuar foton e Nicola...
Kongresmeni amerikan Carlos Gimenez vlerësoi Presidenti Do...
The Economist Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë kapur ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë për ...
Marrëdhëniet midis Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara ka...
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, deklaroi s...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja ...
Presidenti amerikan deklaroi sot se sulmi në Venezuelë kis...
SHBA-ja ka kapur Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro,...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi këtë të shtunë se...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan këtë të shtunë ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pohuar se Shtetet e...
Venezuela hedh poshtë "agresionin ushtarak" nga Shtetet e ...
Presidenti Donald Trump urdhëroi sulme në vende brenda Ven...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...