web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kongresmeni amerikan: Arrestimi i Maduros, ekuivalent me rënien e Murit të Berlinit

3 Janar 2026, 17:25, Kosova & Bota CNA

Kongresmeni amerikan: Arrestimi i Maduros, ekuivalent me rënien e Murit

Kongresmeni amerikan Carlos Gimenez vlerësoi Presidenti Donald Trump për operacionin ndaj Venezuelës dhe arrestimin e Nicolás Maduros, Presidentit të Venezuelës.

"Presidenti Trump ka ndryshuar rrjedhën e historisë në hemisferën tonë. Vendi ynë, dhe bota janë, më të sigurta prej kësaj," shkroi Gimenez në platformën X.

"Veprimi vendimtar i sotëm është ekuivalenti i kësaj hemisfere me rënien e Murit të Berlinit. Është një ditë e madhe në Florida, ku banojnë shumica e të emigrantëve venezuelas, kubanë dhe nikaraguanë. Ky është komuniteti që unë përfaqësoj dhe ne jemi të mbingarkuar me emocione dhe shpresë," tha Gimenez./ CNA

 





Lajmet e fundit nga