Hungaria do të krijojë autoritetin kundër korrupsionit
Në grindjen me Komisionin e BE-së lidhur me shpërdorimet e...

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha të martën se sulmet e vazhdueshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë janë "të papranueshme" dhe ai kërkoi krijimin e një zone të çmilitarizuar brenda dhe përreth objektit.
"Ne po luajmë me zjarrin dhe diçka shumë katastrofike mund të ndodhë", paralajmëroi Rafael Mariano Grossi gjatë një prezantimi virtual para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. "Kjo është arsyeja pse në raportin tonë kemi propozuar krijimin e një zone të mbrojtur dhe të sigurisë bërthamore në perimetrin e termocentralit."
Ai tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është e gatshme të fillojë konsultimet e menjëhershme me palët me hapa konkretë për krijimin e një zone të tillë.
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike publikoi një raport më parë të martën pas misionit që ai drejtoi javën e kaluar në termocentralin bërthamor të Zaporizhias. Në të, ai dhe ekipi i tij përshkruajnë dëme të mëdha në uzinë, por ata nuk e fajësuan asnjërën palë. Rusia, forcat e së cilës kanë kontrolluar objektin që nga fillimi i marsit, dhe Ukraina, inxhinierët e së cilës operojnë termocentralin bërthamor, kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e objektit.
Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike gjetën trupa dhe pajisje ruse brenda termocentralit, duke përfshirë automjete ushtarake të stacionuara pranë turbinave. Ata e vlerësuan gjithashtu situatën e personelit si shqetësuese, pasi ata po punojnë "nën stres dhe presion të lartë" që, sipas tyre, mund të çojë në një gabim njerëzor gjatë operimit të termocentralit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se "duhen ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të shmangur" dëmtimin e termocentralit, duke i thënë Këshillit të Sigurimit se kjo do të "mund të shkaktonte një katastrofë" për rajonin dhe më gjerë.
"Të gjitha përpjekjet për të ripërcaktuar termocentralin si infrastrukturë thjesht civile janë jetike", tha ai.
Zoti Guterres u kërkoi forcave ukrainase dhe atyre ruse të mos angazhohen në asnjë aktivitet ushtarak brenda ose rreth termocentralit bërthamor dhe të krijojnë një zonë të çmilitarizuar.
“Në mënyrë të veçantë, kjo do të përfshinte një angazhim nga forcat ruse për të tërhequr të gjithë personelin dhe pajisjet ushtarake nga ai perimetër dhe një angazhim nga forcat ukrainase për të mos bërë lëvizje drejt objektit”, tha zoti Guterres.
Ambasadori i Ukrainës në OKB tha se qeveria e tij "kurrë nuk ka kryer" veprime ushtarake rreth uzinës, pasi kjo do të rrezikonte qytetarët e saj dhe miliona njerëz të tjerë në vendet fqinje.
"E vetmja mënyrë për të hequr përfundimisht kërcënimin bërthamor që rrjedh nga prania e paligjshme ruse është tërheqja e armatimit dhe trupave ruse dhe kthimi i stacionit nën kontrollin legjitim të plotë të Ukrainës", tha ambasadori Sergiy Kyslytsya për situatën në centralin bërthamor të Zaporizhzhias.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy në një video-mesazh në mbrëmjen e së martës tha se Kievi do të studiojë propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të kuptuar se çfarë nënkupton "mbrojtja" e uzinës.
Ambasadori i Rusisë në OKB fajësoi Ukrainën për bombardimet e vazhdueshme të zonës, duke përfshirë edhe ato në momentet kur inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po udhëtonin drejt centralit bërthamor. Vassily Nebenzia nuk komentoi propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth centralit bërthamor.
Zëvendës ambasadori amerikn në OKB hodhi poshtë akuzat ruse, duke i quajtur ato një përpjekje për të shmangur pranimin e përgjegjësisë së Moskës për situatën, që ka krijuar përmes sulmit ndaj Ukrainës.
“Rusia nuk ka të drejtë të ekspozojë botën ndaj rrezikut të panevojshëm dhe mundësisë së një katastrofe bërthamore”, tha zëvendës ambasadori i SHBA-së, Jeffrey DeLaurentis.
Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës tha të hënën se centrali në Zaporizhia ishte shkëputur nga rrjeti elektrik për shkak të bombardimeve ruse.
Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko, tha në rrjetin Facebook se kompania shtetërore ukrainase Energoatom nuk ishte në gjendje të bënte riparime ndërsa vazhdonin luftimet rreth centralit.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, tha se ishte informuar nga Ukraina se linja rezervë e tensionit nuk ishte dëmtuar dhe se ekspertët pritet ta rilidhin centralin në rrjet gjatë ditëve në vijim.
Në raportin e saj, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se, pavarësisht rrethanave të vështira, tre termocentralet e tjera bërthamore të Ukrainës - Khmelnytskyy, Rivne dhe Ukraina e Jugut - "kanë vazhduar të funksionojnë në mënyrë të sigurt që nga fillimi i konfliktit" më 24 shkurt./voa
Në grindjen me Komisionin e BE-së lidhur me shpërdorimet e...
Zyrat e taksave në Francë po përdorin teknikën moderne për...
Yevgenia Albats, kryeredaktore e revistës "The New Tim...
Problemet me shërbimin e internetit në institucionet e...
Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, tha të martën ...
Ndërsa afrohen zgjedhjet e nëntorit për në Shtetet e B...
Përkeqësimi i kushteve të burgut po kërcënon shëndetin...
Qeveria federale gjermane ka nënshkruar një paketë t...
Pavarësisht se nuk ka pasur gatishmëri nga të gjitha s...
Një lajm i trishtë raportohet në Afganistan, ku si pasojë ...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Resht...
Boris Johnson është larguar nga Downing Street për her...
Një rast jashtëzakonisht i çuditshëm i dhunës në famil...
Ka shkuar në 65 numri i viktimave nga tërmeti i fuqish...
Në Nisë ka nisur procesi gjyqësor ndaj 8 personave, pë...
Gjatë katër viteve të ardhshme, Gjermania dëshiron të inve...
Liz Truss e ka dëshmuar veten si mjeshtre e mbijetesës në ...
Policia e Kanadasë tha se një prej dy të dyshuarve për...
Në një fitore ligjore për ish-Presidentin Donald Trump...
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë akuzoi të hënën Rusinë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...