Masakra në Malin e Zi/ Ceremoni përkujtimore për viktimat
Një ceremoni përkujtimore u mbajt të dielën në Cetinje të ...

Një delegacion i Kongresit amerikan mbërriti të dielën në Tajvan për një vizitë dyditore gjatë së cilës do të takohet me presidenten Tsai Ing-wen. Është vizita e dytë e nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuata që vjen mes tensioneve të vazhdueshme ushtarake me Kinën.
Pekini, që e konsideron Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territor i tij, ka zhvilluar stërvitje ushtarake rreth ishullit, pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, këtë muaj në Taipei.
Ambasada de fakto e Shteteve të Bashkuara në Taipei tha se delegacioni kryesohet nga senatori Ed Markey, i cili shoqërohet nga katër ligjvënës të tjerë, si pjesë e një vizite në rajonin e Indo-Paqësorit.
Zyra presidenciale e Tajvanit tha se delegacioni do të takohet me presidenten Tsai të hënën në mëngjes.
"Në një kohë kur Kina po rrit tensionet në ngushticën e Tajvanit dhe në rajon me stërvitje ushtarake, vizita e delegacionit të kryesuar nga Senatori Markey në Tajvan, tregon edhe një herë mbështetjen e vendosur të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Tajvanin", tha zyra presidenciale në një deklaratë.
Ministria e Jashtme e Tajvanit publikoi fotografi nga pritja e katër anëtarëve të Kongresit në aeroportin Songshan në qendër të Taipeit, pasi kishin mbërritur me një avion të forcave ajrore të SHBA-së, ndërsa Sen Markey mbërriti në aeroportin ndërkombëtar Taoyuan.
"Delegacioni do të takohet me udhëheqës të lartë të Tajvanit për të diskutuar për marrëdhëniet SHBA-Tajvan, sigurinë rajonale, tregtinë dhe investimet, zinxhirin global të furnizimit, ndryshimin e klimës dhe çështje të tjera të rëndësishme me interes të ndërsjellë", tha ambasada de facto e Shteteve të Bashkuara.
Megjithëse stërvitjet e Kinës rreth Tajvanit janë pakësuar, ajo ende po kryen aktivitete ushtarake.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të dielën se kishte zbuluar 22 avionë kinezë dhe gjashtë anije detare brenda dhe rreth ngushticës së Tajvanit./ VOA
Një ceremoni përkujtimore u mbajt të dielën në Cetinje të ...
Ukraina synon më shumë depo armësh ruse, ndërsa frika për ...
Bashkimi Europian ka akuzuar talibanët se "kanë dështuar t...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha se forcat ...
Të paktën 41 vetë humbën jetën dhe 45 u plagosën nga një z...
Sipas shifrave zyrtare, prindërit i financojnë fëmijët e t...
Konfiskimi i dokumenteve të klasifikuara të qeverisë ameri...
Një sulm terrorist me armë zjarri në Izrael ka shkaktuar p...
Hadi Matar, i dyshuari për sulmin me thikë ndaj shkrim...
Pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pronar...
Sulmi me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie u dënua...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarj...
Zyrtarët ukrainas thonë se ushtria ruse ka bombarduar ...
Gazetarja në Malin e Zi, Ilmira Lika, ka treguar detaj...
Bota varet nga anijet e mallrave për shpërndarjen e sh...
Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët në Shtete...
Ministri i Jashtëm i Tajvanit thotë në një intervistë ...
Politologia Besa Sharrah thotë se kontrolli i FBI-së n...
Pas sulmit me thikë, shkrimtari Salman Rushdie, u shtr...
Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e trotinetëv...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...