Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Një ceremoni përkujtimore u mbajt të dielën në Cetinje të Malit të Zi për ata që humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri nga një 34-vjeçar. Dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë të premten dhe policia thotë se autori kohët e fundit kishte shfaqur një “ndryshim në sjellje”. Familjet e viktimave, së bashku me zyrtarët më të lartë malazezë morën pjesë në ceremoninë për të bërë nderimet e tyre. Për tragjedinë Mali i Zi shpalli tri ditë zie kombëtare të shtunën.
Në qytetin e Cetinjes mbizotëron heshtja dhe dhimbja për 10 personat e vrarë ditën e premte nga 34-vjeçari Vuk Boriloviq.
Të dielën të afërmit e viktimave mbajtën një shërbim përkujtimor, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryeministri e presidenti i vendit. Në çdo fotografi të viktimave ishte vendosur një trëndafil i bardhë.
Nga hetimet paraprake policia thotë se autori i sulmit kohët e fundit kishte shfaqur një “ndryshim në sjellje”. Vuk Boriloviq përdori një armë gjuetie për të qëlluar fillimisht për vdekje dy fëmijë, 8 dhe 11 vjeç, dhe nënën e tyre. Kjo e fundit jetonte si qiramarrëse në shtëpinë e tij në qytetin e Cetinjes.
Më pas 34-vjeçari doli në rrugë dhe qëlloi pa shkak ndaj 13 persona të tjerë. Shtatë prej tyre humbën jetën. Personi i armatosur u qëllua për vdekje më vonë pas një përplasje me policinë.
Autoritetet ende vijojnë hetimet, ndërsa njerëzit e afërt me sulmuesin thanë se ai kohët e fundit kishte filluar të shfaqte një “ndryshim në sjellje, por ata nuk kishin parë shenja se ai mund të kryente një krim të tillë”. Sipas tyre 34-vjeçari kishte lënë dhe një takim me një specialist të shëndetit mendor.
Në deklaratën e policisë thuhet se oficerët e zbatimit të ligjit të dërguar në vendngjarje u sulmuan nga 34-vjeçari dhe me pas u kundërpërgjigjën duke qëlluar ndaj tij të paktën 20 herë dhe duke e plagosur rëndë.
“Është ende duke u hetuar nëse ai vdiq si rezultat i plagosjes së rëndë nga policia apo nga plumbat që dolën nga arma e një banori lokal”, thuhet në deklaratën e policisë.
Dëshmitarët e sulmit nga tronditja e madhe ende nuk mund ta kuptojnë atë që ka ndodhur. Ata flasin për skena kaotike dhe tmerri, teksa personi i armatosur qëllonte drejt njerëzve të pafajshëm që po bënin punët e tyre të përditshme.
“Nuk mendoj se një njeri normal mund ta bëjë këtë, në atë moment diçka duhet t’i ketë shkuar keq në kokë dhe ai nisi të qëllonte për aq kohë sa kishte municion. Kjo është një tragjedi e paprecedentë, nuk mund të përshkruhet kurrë me fjalë”, thotë Sreten Vujoviq, banor në Cetinje.
“Ndiej vetëm inat. Jam i vetëdijshëm që asgjë nuk do të jetë si më parë, shumë familje janë thyer, është e papërshkrueshme me fjalë”, thotë Bajko Stanojeviq, një tjetër banor.
Gjashtë personat e plagosur janë dërguar në spitalet e Cetinjes dhe Podgoricës dhe tre prej tyre janë ende në gjendje të rëndë në terapi intensive.
“Pacienti i parë ndodhet në repartin neurokirurgjik ku po e trajtojnë kolegët e mi. Tre të tjerë janë në terapi intensive ende pas operacioneve që kanë bërë. Ata do të qëndrojnë në terapi intensive”, thotë Ivan Terzic, neurokirurg.
Për tragjedinë Mali i Zi shpalli tri ditë zie kombëtare të shtunën./ VOA
Ukraina synon më shumë depo armësh ruse, ndërsa frika për ...
Bashkimi Europian ka akuzuar talibanët se "kanë dështuar t...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha se forcat ...
Të paktën 41 vetë humbën jetën dhe 45 u plagosën nga një z...
Sipas shifrave zyrtare, prindërit i financojnë fëmijët e t...
Konfiskimi i dokumenteve të klasifikuara të qeverisë ameri...
Një sulm terrorist me armë zjarri në Izrael ka shkaktuar p...
Hadi Matar, i dyshuari për sulmin me thikë ndaj shkrim...
Pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pronar...
Sulmi me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie u dënua...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarj...
Zyrtarët ukrainas thonë se ushtria ruse ka bombarduar ...
Gazetarja në Malin e Zi, Ilmira Lika, ka treguar detaj...
Bota varet nga anijet e mallrave për shpërndarjen e sh...
Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët në Shtete...
Ministri i Jashtëm i Tajvanit thotë në një intervistë ...
Politologia Besa Sharrah thotë se kontrolli i FBI-së n...
Pas sulmit me thikë, shkrimtari Salman Rushdie, u shtr...
Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e trotinetëv...
Greqia është tronditur nga një tragjedi e ndodhur në n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...