Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Ministri i Jashtëm i Tajvanit thotë në një intervistë për "Zërin e Amerikës" se delegacionet ndërkombëtare janë “më se të mirëpritura” për të vizituar Taipein. Komentet e ministrit Joseph Wu pasojnë reagimin e ashpër të Kinës ndaj vizitës së zonjës Pelosi në Tajvan. Korrespodenti Bill Gallo raporton nga Taipei.
Ushtria e Kinës i është afruar Tajvanit më shumë se kurrë më parë, duke e rrethuar ishullin dhe duke treguar forcën. Pekini madje bëri stërvitje duke përdorur edhe raketa balistike që kaluan sipër Tajvanit. Gjithë zemërimi i Kinës erdhi pas vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Taipei.
Por në një intervistë ekskluzive për "Zërin e Amerikës", ministri i Jashtëm i Tajvanit thotë se Kina nuk do ta pengojë ishullin e vetëqeverisur të mirëpresë delegacionet e ardhshme.
“Kushdo që dëshiron të vijë në Tajvan për të treguar mbështetjen e tij, është më se i mirëpritur të na vizitojë. Dhe kjo nuk duhet të ndalet nga Kina”, thotë ai për "Zërin e Amerikës".
Ligjvënës të tjerë të lartë amerikanë kanë thënë tashmë se ata gjithashtu së shpejti do të bëjnë udhëtime solidariteti në Tajvan duke rrezikuar një reagim më të furishëm nga Pekini.
“Ne duhet të kujtojmë se nëse po bëjmë gjërat e duhura, zemërimi kinez nuk duhet të na ndalojë ta bëjmë këtë. Ata gjithmonë mund të gjejnë justifikime për të kërcënuar ushtarakisht Tajvanin”, thotë Ministër i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu.
Edhe pse Kina thotë se stërvitjet e saj ushtarake kanë përfunduar, kërcënimi nuk ka mbaruar. Avionët e Kinës vazhdojnë të kalojnë kufirin de facto në ngushticën e Tajvanit.
“Kjo është një shenjë e qartë se Kina po shkatërron status quo-në dhe paqen dhe stabilitetin në këtë zonë. Dhe unë mendoj se populli tajvanez gjithashtu po e vëzhgon këtë.”
Një sondazh i fundit tregoi se vetëm 1.6% e tajvanezëve mbështesin bashkimin me Kinën. Disa diplomatë kinezë kanë përdorur kërcënime duke sugjeruar që tajvanezët të “riedukohen”.
I pyetur për ato komente shefi i diplomacisë së Tajvanit reagoi duke qeshur.
“Liria dhe demokracia janë pjesë e jetës sonë. Dhe ne besojmë në këtë. Dhe nëse qeveria kineze dëshiron ta ndryshojë këtë, populli tajvanez do të thotë: Jo.”
Qeveria e Tajvanit kundërshton gjithashtu kërcënimet e Kinës, duke thënë se ajo nuk do të pengohet të kryejë politikën e saj të jashtme./ VOA
Politologia Besa Sharrah thotë se kontrolli i FBI-së n...
Pas sulmit me thikë, shkrimtari Salman Rushdie, u shtr...
Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e trotinetëv...
Greqia është tronditur nga një tragjedi e ndodhur në n...
Presidenti i Ukrainës ripërsëriti thirrjen e tij për a...
Edhe dy anije të mbushura me drithëra u larguan nga Ukrain...
Në vitin 2021, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes...
Një profesor i historisë thotë se nëse lejohen shamiat atë...
Sulmi me thikë kundër shkrimtarit Salman Rushdie gjatë një...
Nënpresidenti i Paraguait, Hugo Velazquez, të premten tha ...
FBI-ja gjeti dokumente të klasifikuara "tepër sekret" nga ...
Ishte vetëmbrojtje apo tejkalim i kompetencave policore? K...
Në masakrën në Cetinjë të Malit të Zi janë vrarë 11 person...
Romancieri me origjinë indiane, Salman Rushdie, i cili...
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka njoftuar të prem...
Nënpresidenti i Paraguajit, Hugo Velazquez të premten ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Zor...
Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil a...
Pothuajse 60 për qind e gazetarëve afganë kanë humbur punën ...
Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie për t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...