Bota letrare dhe politike dënon me forcë sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie
Sulmi me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie u dënua...

Pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pronarët e bizneseve ukrainase u bashkuan për të hapur një qendër ndihme në Poloni të quajtur Qendra e Ndihmave për Ukrainën. Atje, refugjatët ukrainas dhe vullnetarët ndërkombëtarë punojnë pa u lodhur për të organizuar ndihmat e dërguara nga e gjithë bota. Në mesin e vullnetarëve është edhe grupi ukrainas i muzikës rap “Kalush Orchestra”. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Myroslava Gongadze, njofton nga Polonia.
Në Qendrën e Ndihmave për Ukrainën në Lublin të Polonisë punojnë rreth 150 vullnetarë çdo ditë për të organizuar dhe shpërndarë pakot e ndihmave humanitare dhe mjekësore ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj në Ukrainë.
Colton Smith, një vullnetar nga Kalifornia, ka ndihmuar këtu për dy muaj.
"Nuk kam pasur asnjë lidhje më të ngushtë me një konflikt ashtu si me atë në Ukrainë. I kam ndjekur zhvillimet atje që nga revolucioni i vitit 2014 dhe nuk mund të qëndroja duarkryq në Kaliforni, ndërsa Rusia filloi të sulmonte Ukrainën. M’u copëtua zemra dhe nuk mund të buzëqeshja pas fillimit të luftës", thotë vullnetari amerikan Colton Smith.
Në mesin e vullnetarëve ka edhe refugjatë ukrainas. Lufta i detyroi ata të braktisnin punën, miqtë, familjet dhe planet për të ardhmen e tyre. Tani, ata që ende janë këtu po ndihmojnë refugjatët e tjerë.
Koordinatorja Olga Rudneva thotë se bizneset ukrainase u bashkuan për të hapur qendrën e ndihmave.
"Ne jemi këtu që nga marsi. Kemi 900 vullnetarë të gatshëm për t'u bashkuar me ne në çdo kohë. Kemi 40 njerëz të tjerë çdo ditë që vijnë këtu për të mbështetur shpërndarjen e ndihmave humanitare. Pra, ne mbledhim të gjitha ndihmat humanitare të sjellura këtu sipas kategorive nga vendet europiane dhe jo të BE-së", thotë ajo.
Në bashkëpunim me qeverinë ukrainase, ata dërgojnë ndihma në Mariupol, Mykolaiv, Chernihiv, Kharkiv dhe shumë qendra të tjera ukrainase ku njerëzit kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme. Koordinatorët thonë se deri më tani qendra ka dërguar mbi 6 mijë tonë ndihma humanitare në Ukrainë.
Këtyre përpjekjeve u janë bashkuar edhe figura të njohura, si fituesit e Eurovizionit këtë vit, grupi ukrainas të muzikës rap, “Kalush Orchestra”. Grupi bëri punë vullnetare disa orë para se të këndonte në një koncert bamirësie në Lublin për të mbështetur operacionin e ndihmave humanitare.
"Ne erdhëm në këtë qendër vullnetare më të madhe në Evropë për ta parë atë, për t’i falënderuar dhe për t’i ndihmuar ata", thotë bashkëthemeluesi i grupit “Kalush Orchestra”, Oleh Psiuk.
Të rraskapitur por të lumtur, muzikantët dhe vullnetarët së bashku kënduan këngën për refugjatët të këtij grupi të quajtur "Stefania". Grupet inkurajojnë njëri-tjetrin me fjalë pozitive për të qëndruar të fortë dhe të bashkuar për të ardhmen e Ukrainës./ VOA
Sulmi me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie u dënua...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarj...
Zyrtarët ukrainas thonë se ushtria ruse ka bombarduar ...
Gazetarja në Malin e Zi, Ilmira Lika, ka treguar detaj...
Bota varet nga anijet e mallrave për shpërndarjen e sh...
Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët në Shtete...
Ministri i Jashtëm i Tajvanit thotë në një intervistë ...
Politologia Besa Sharrah thotë se kontrolli i FBI-së n...
Pas sulmit me thikë, shkrimtari Salman Rushdie, u shtr...
Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e trotinetëv...
Greqia është tronditur nga një tragjedi e ndodhur në n...
Presidenti i Ukrainës ripërsëriti thirrjen e tij për a...
Edhe dy anije të mbushura me drithëra u larguan nga Ukrain...
Në vitin 2021, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes...
Një profesor i historisë thotë se nëse lejohen shamiat atë...
Sulmi me thikë kundër shkrimtarit Salman Rushdie gjatë një...
Nënpresidenti i Paraguait, Hugo Velazquez, të premten tha ...
FBI-ja gjeti dokumente të klasifikuara "tepër sekret" nga ...
Ishte vetëmbrojtje apo tejkalim i kompetencave policore? K...
Në masakrën në Cetinjë të Malit të Zi janë vrarë 11 person...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...