I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua të mërkurën në Shkup me drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, anëtarë të Aleancës, për të diskutuar mbi çështjet e sigurisë në rajon e më gjerë; luftën që po vazhdon në Ukrainë si dhe konfliktin në Lindjen e Mesme, por dhe mbi tema të tjera.
Zoti Stoltenberg tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi strategjike për NATO-n dhe sipas tij ka arsye për shqetësim.
“Ne shohim kërcënime për ndarje në Bosnjë-Hercegovinë, një situatë të brishtë të sigurisë në Kosovë dhe ngecje të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës. Mbi të gjitha, shtetet autoritare, siç është Rusia synojnë të minojë demokracitë tona”, tha shefi i NATO-s.
“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë në vend të konfliktit dhe kaosit”, theksoi më tej ai.
“Riagazhimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja është thelbësor për rrugën e Beogradit dhe Prishtinës drejt paqes dhe mirëqenies. Propozimi i fundit për Asociacionin e Komunave me Shumicsë Serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara. Është koha që të shmangen konfliktet që kanë zgjatur shumë kohë”, tha zoti Stoltenberg.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka propozuar një format të një samiti të NATO-s me Ballkanin Perëndimor, ku do të jenë të pranishme jo vetëm anëtaret e Aleancës por edhe vendet partnere të saj.
Ai në konferencën e përbashkët të shtypit më shumë foli për Kosovën, ndërsa sulmin e fundit në veriun e saj e konsideroi si një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike.
Kryeminisrti Rama theksoi dhe synimet për shpejtimin e procedurave rreth ndërtimit të bazës së NATO-s në Porto Romano, sepse kjo do të ishte e rëndësishme sipas tij, për vlerën strategjike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vetë NATO-n, e cila do të fitonte një qasje të shpejtë në këtë anë të Evropës për qëllimet e mbrojtjes së përbashkët.
Ai, ndërkohë bëri me dije se vendi i tij ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024 qëllimin e financimit të mbrojtjes me 2 përqind, siç e kërkon NATO-ja, për të qenë në frontin e vendeve të Aleancës në të gjitha sfidat e përbashkëta.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve për dëbimin e një diplomati kroat nga Serbia tha se kjo duket të jetë pjesë e fushatës parazgjedhore në vendin fqinj. “Mirë që ka zgjedhje në Serbi”, komentoi ai.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski tha se qëndrueshmëria dhe siguria që ofron NATO-ja për vendin e tij dhe rajonin sjell edhe mirëqenie ekonomike, investitorë evropianë dhe amerikanë dhe standarde më të mira për qytetarët.
“Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ai, ndërsa shtoi se vendi ka kapacitet për t’i bërë ballë ndikimit rus dhe synimeve keqdashëse, ndërsa vendin e tij e shikon si një faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit.
Kryeministri malazez Milojko Spajiç theksoi përkushtimin e fuqishëm të qeverisë së tij për plotësimin e synimeve strategjike që janë: anëtarësimi i plotë në BE, zbatimi i politikave të NATO-s dhe zgjerimi i bashkëpunimit rajonal.
Sipas tij, gjendja e sigurisë në rajon kërkon një vigjilencë të vazhdueshme të BE-së dhe NATO-s, ndërsa tha se vendi i tij “ka 0 probleme me fqinjët”.
Në takim është diskutuar edhe për luftën brutale të Rusisë ndaj Ukrainës, siç tha kreu i Aleancës, teksa shtoi se nuk shikon shenja tek Putini për të negociuar apo ndalur luftën.
Ai u shprehu mirënjohje vendeve të rajonit për dhënien e mbështetjes jetike, siç tha, për Ukrainën.
Zoti Stoltenberg përsëriti se Aleanca nuk shikon një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj vendeve anëtare dhe ndaj rajonit. Ai e cilësoi Maqedoninë e Veriut si një vend të suksesshëm në më shumë fusha, “përfshirë të qenurit një shoqëri e suksesshme shumetnike që i dëshmon rajonit dhe më gjerë se njerëz me origjinë të ndryshme mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore”. “Dhe një vend aleat i vlerësuar lart”, u shpreh ai./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një ...
Qeveria e Kosovës e ka shtyrë përsëri edhe për disa muaj p...
Papa Françesku ka thënë të mërkurën se konflikti mes Izrae...
Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Qeveria e Izraelit dhe grupi radikal palestinez Hamas ...
Mëngjesin e së mërkurës në tregun e kafshëve në Prizre...
Koncerni i armatimit, Rheinmetall pret rritje të shitjeve ...
Pas disa orësh diskutimesh me dyer të mbyllura Qeveria e I...
Shtëpia e Bardhë dënoi fuqishëm Korenë e Veriut lidhur...
Koreja e Veriut pretendon se ka vendosur me sukses një sat...
Gjermania është zotuar se do t’i japë Ukrainës ndihmë të r...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 21 nëntor se ës...
Më shumë se 10,000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga...
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga “The Sun”. Pr...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u takua me f...
Zyrtarët e lartë të Hamasit – grupit radikal palestinez të...
Publikohen pamjet e 41 punëtorëve të bllokuar në një t...
Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë tha të martën se ...
Brazili ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjë...
Ministria gjermane e Financave e ka zgjeruar bllokimin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...