Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Qeveria e Izraelit dhe grupi radikal palestinez Hamas — i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian — janë pajtuar të mërkurën për një ndërprerje katërditore të luftimeve, për të mundësuar lirimin e 50 pengjeve që po mbahen në Gazë, në shkëmbim të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe hyrjes së ndihmave humanitare në territorin e rrethuar, raporton "Reuters".
Zyrtarë nga Katari, që ka ndërmjetësuar negociata sekrete, si dhe nga SHBA-ja, Izraeli e Hamasi, prej ditësh kanë paralajmëruar për arritjen e një marrëveshjeje.
Hamasi besohet se po mban mbi 200 pengje, të cilët i ka marrë kur luftëtarët e tij ia mësynë Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona, sipas autoriteve izraelite.
Një komunikatë e lëshuar nga zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se 50 gra dhe fëmijë do të lirohen brenda një periudhe katërditore, gjatë së cilës do të ketë ndërprerje të luftimeve.
Për çdo 10 pengje shtesë të liruara, armëpushimi do të zgjatet për një ditë shtesë, ka njoftuar zyra e Netanyahut, pa përmendur lirmin e të burgosurve palestinezë në shkëmbim.
"Qeveria e Izraelit është e vendosur për kthimin e të gjithave pengjeve në shtëpi. Sot, ajo ka aprovuar marrëveshjen e propozuar si fazë të parë drejt arritjes së këtij objektivi", thuhet në komunikatë, e cila u lëshua disa orë pas diskutimeve prapa dyerve të mbyllura.
Hamasi ka thënë se 50 pengjet do të lirohen në shkëmbim të 150 grave dhe fëmijëve palestinezë, të cilët mbahen në burgjet izraelite. Marrëveshja e armëpushimit do të lejojë, po ashtu, hyrjen e qindra kamionëve me ndihma humanitare, ilaçe dhe karburante në Gazë, ka thënë grupi radikal palestinez, përmes një komunikate.
Izraeli është zotuar se nuk do të sulmojë apo nuk do të arrestojë askënd në të gjitha pjesët e Gazës gjatë periudhës së armëpushimit, ka njoftuar Hamasi.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur. "Marrëveshja e sotme duhet të kthejë një shtëpi pengje shtesë amerikane, dhe unë nuk do të ndalem derisa të lirohen të gjithë", ka deklaruar ai, përmes një komunikate.
Qeveria e Katarit ka thënë se 50 civilë, gra dhe fëmijë, të marrë peng, do të lirohen nga Gaza në shkëmbim të lirimit të "një numri grash dhe fëmijësh palestinezë që mbahen në burgjet izraelite".
Fillimi i zbatimit të marrëveshjes do të bëhet i ditur brenda 24 orësh, ka njoftuar ajo, përmes një komunikate.
Marrëveshja është e para e armëpushimit në një luftë në të cilën bombardimet izraelite kanë rrafshuar pjesë të mëdha të Gazës së qeverisur nga Hamasi, kanë vrarë 13.300 civilë në një territor të vogël me dendësi të madhe popullsie, dhe kanë lënë rreth dy të tretat e popullsisë së tij prej 2.3 milionë banorësh pa kulm mbi kokë, sipas autoriteteve në Gazë.
Por, Netanyahu ka thënë se misioni i Izraelit nuk ka ndryshuar.
"Ne jemi në luftë dhe do të vazhdojmë luftën derisa t'i arrijmë të gjitha objektivat tanë. Ta shkatërrojmë Hamasin, t'i kthejmë të gjitha pengjet tona dhe të sigurohemi se askush në Gazë nuk mund ta kërcënojë Izraelin", ka deklaruar ai para fillimit të takimit qeveritar.
Hamasi ka thënë në komunikatën e tij se "përderisa po shpallim arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi, konfirmojmë se luftëtarët tanë mbeten të gatshëm, dhe luftëtarët tanë fitimtarë do të vazhdojnë të angazhohen për mbrojtjen e popullit tonë dhe për mposhtjen e okupatorëve".
Tre amerikanë, përfshirë një vajzë trevjeçare, prindërit e së cilës ishin mes të vrarëve gjatë sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, pritet të jenë ndër pengjet që do të lirohen, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan.
Përveç qytetarëve izraelitë, mbi gjysma e pengjeve kanë nënshtetësi të dyfishtë nga mbi 40 shtete, përfshirë SHBA-në, Tajlandën, Britaninë, Francën, Argjentinën, Gjermaninë, Kilin, Spanjën dhe Portugalinë, ka thënë qeveria izraelite.
Sipas mediave izraelite, lirimi i parë i pengjeve pritet të bëhet të enjten. Zbatimi i marrëveshjes duhet të presë 24 orë për t'u dhënë qytetarëve izraelitë rastin t'i kërkojnë Gjykatës Supreme ta ndalojë lirimin e të burgosurve palestinezë, raportuan ato./REL
Mëngjesin e së mërkurës në tregun e kafshëve në Prizre...
Koncerni i armatimit, Rheinmetall pret rritje të shitjeve ...
Pas disa orësh diskutimesh me dyer të mbyllura Qeveria e I...
Shtëpia e Bardhë dënoi fuqishëm Korenë e Veriut lidhur...
Koreja e Veriut pretendon se ka vendosur me sukses një sat...
Gjermania është zotuar se do t’i japë Ukrainës ndihmë të r...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më 21 nëntor se ës...
Më shumë se 10,000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga...
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga “The Sun”. Pr...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u takua me f...
Zyrtarët e lartë të Hamasit – grupit radikal palestinez të...
Publikohen pamjet e 41 punëtorëve të bllokuar në një t...
Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë tha të martën se ...
Brazili ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjë...
Ministria gjermane e Financave e ka zgjeruar bllokimin...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJ...
"The Guardian" i ka dedikuar një artikull të gjatë zgj...
Në një intervistë ekskluzive për “The Sun”, Presidenti...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Ish-deputeti i Forza Italia, Giancarlo Pittelli u dënu...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...