Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Në këtë muaj të fundit të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump dhe Kamala Harris po përpiqen të fitojnë mbështetjen e një numri relativisht të vogël votuesish, që thonë se ende nuk kanë vendosur se cilin kandidat do të mbështesin në zgjedhjet e 5 nëntorit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, ky grup votuesish është i rëndësishëm në shtetet ku gara është e ngushtë.
Një pjesë e amerikanëve tashmë po votojnë në zgjedhjet presidenciale, duke shfrytëzuar mundësinë e votimit të hershëm në shumë shtete.
Por një pjesë e votuesve ende nuk kanë vendosur se për cilin kandidat do të votojnë.
“Dua t’i njoh më mirë , sepse nuk kam qenë realisht e angazhuar në këtë proces. Kandidatët kanë prejardhje interesante dhe të ndryshme. Dua të mësoj më shumë për të dyja partitë dhe se si ato i përfaqësojnë kandidatët e tyre”, thotë MaryBeth Giovacchini, votuese nga Nju Jorku.
Sipas anketave, votuesit e pavendosur përbëjnë rreth 3 për qind të elektoratit në Shtetet e Bashkuara.
“Shumë votues ende nuk kanë filluar t'i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme zgjedhjeve. Mendoj se po t’i pyesësh, kjo është përgjigja që ata mund të japin. Ndërsa disa njerëz në pjesën qendrore të vendit mund të jenë të rezervuar dhe nuk pranojnë të zbulojnë se për kë do të votojnë. Pra, kemi edhe këtë grup votuesish", thotë John Johnson, studiues në Fakultetin Juridik të Universitetit Marquette.
Fushatat e kandidatëve Harris dhe Trump po fitojnë mbështetjen e disa prej këtyre votuesve të pavendosur, thotë studiuesi nga Universiteti i Masçusetsit, Tatishe Nteta
"Popullsia e votuesve të pavendosur po zvogëlohet. Ajo po tkurret çdo ditë. Shumica e njerëzve do të vendosë përpara ditës së zgjedhjeve, dhe ajo që do të jetë realisht e rëndësishme do të jetë mobilizimi në terren i Partisë Demokrate dhe Partisë Republikane, në këto zgjedhje që pritet të jenë jashtëzakonisht të ngushta", thotë ai.
Kandidatët Trump dhe Harris ndeshen me sfida të ndryshme në përpjekjet për të fituar mbështetjen e votuesve të pavendosur, thotë studiuesi Darrell West nga Instituti Brookings.
"Ai duhet të sigurojë amerikanët se ai respekton ligjin dhe se ai nuk do të jetë kaotik nëse bëhet president. Ajo, nga ana tjetër, ka më pak përvojë dhe tre vite më parë ka shprehur qëndrime shumë më liberale se politikat që po përkrah tani. Kështu që Kamala Harris duhet të sigurojë votuesit se presidenca e saj do të pasqyrojë politikat e saj të tanishme”, thotë ai.
Ish-Presidenti Trump është kandidat më i njohur dhe ka disa avantazhe dhe dobësi kur bëhet fjalë për votuesit e pavendosur, thotë studiuesi John Johnson.
“Kjo është hera e tretë që zoti Trump kandidon, kështu që shumica e njerëzve tashmë kanë opinione të forta për të. Kështu që nga ky grup i vogël votuesish të pavendosur, dy partitë po punojnë fort për të fituar mbështetjen e një pjesë të tyre, të një përqindje vetëm një shifrore të votuesve”, thotë ai.
Këto përpjekje po bëhen nga të dyja fushatat, sepse këta votues të pavendosur mund të jenë vendimtarë në përcaktimin e fituesit në garat e ngushta në shtetet e pavendosura më 5 nëntor./ VOA
Qeveria italiane miratoi dekretin për emigrantët ditën...
Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar një dekret ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi të hë...
Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro...
Udhëheqësi i FETO-s, Fethullah Gylen, ka ndërruar jetë në ...
Sipas rezultateve paraprake të votimeve në Moldavi, mbi 50...
Agjencia për energji bërthamore e Kombeve të Bashkuara (IA...
Marrëveshja për nxjerrjen e litiumit me Serbinë është më s...
Që kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ktheu çës...
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë zbuluar pamjet n...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rozh...
Dy dokumente të inteligjencës amerikane zbulojnë se Iz...
Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zg...
Ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën në Liban, Kombet e Bashku...
Ushtria e Rusisë e kreu edhe një valë sulmesh raketore dhe...
Shtetet e Bashkuara po hetojnë për të idektifikuar mënyrën...
Boris Rugge, Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka ...
Moti i keq ka përfshirë Italinë. Alarmi i kuq është ngritu...
Moldavët po marrin pjesë në dy palë votime thelbësore të d...
Raportohet se Ukraina ka lëshuar një numër të madh dronësh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...