Gjykata Speciale publikon pamjet/ Ja ambientet e burgut ku mbahen ish-krerët e UÇK-së
Dhomat e Specializauara kanë publikuar sot pamje nga ambie...

NATO-ja dhe ushtria e Serbisë i kanë filluar stërvitjet e para të përbashkët ushtarake të martën në bazën ushtarake "Jugu" dhe poligonin e stërvitjes "Borovc" pranë Bujanocit, në jug të vendit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Stërvitjet do të mbahet deri më 23 maj, nën organizimin e Komandës së Forcave Tokësore dhe Komandës së Forcave të Përbashkëta nga Napoli.
Në këto stërvitje po marrin pjesë rreth 600 pjesëtarë të ushtrisë serbe dhe forcave të armatosura të Italisë, Rumanisë dhe Turqisë.
Pjesëmarrës janë gjithashtu edhe planifikues dhe vëzhgues ushtarakë nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Rumania, Shtetet e Bashkuara, Serbia, Turqia, Franca dhe Mali i Zi.
Udhëheqësi i stërvitjes është koloneli Branisllav Stevanoviq, zëvendëskomandant i Brigadës së Tretë të Ushtrisë së Serbisë.
"Gjatë aktiviteteve dyjavore në terren, do të praktikohen taktikat, teknikat dhe procedurat e përdorura në operacionet e mbështetjes së paqes, siç janë siguria në baza, puna në pikat e kontrollit, kontrolli i tubimeve masive dhe luftimet urbane", njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Sipas Ministrisë, stërvitja përfaqëson një vazhdim të bashkëpunimit midis Serbisë dhe NATO-s në kuadër të programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.
“Ky bashkëpunim i shërben qëllimit të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, përmirësimit të aftësive operacionale të forcave të armatosura dhe forcimit të besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.
Serbia është anëtare e programit të NATO-s, Partneritetit për Paqe, që nga viti 2006, por këmbëngul në neutralitetin ushtarak.
Pasi Rusia nisi pushtimin ushtarak të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Serbia vendosi moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj.
Megjithatë, pati përjashtime, siç ishin stërvitjet ushtarake “Ujku Platin” në vitet 2023 dhe 2025, të cilat u mbajtën me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe të disa vendeve të tjera anëtare të NATO-s.
Në Serbi, ekziston një narrativë negative ndaj NATO-s, e cila mbështetet edhe nga autoritetet, si rezultat i bombardimeve që ajo kreu kundër Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999 për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.
Në të kaluarën, përveç ushtrimeve me forcat e armatosura të SHBA-së, në të cilat morën pjesë disa anëtarë të tjerë të NATO-s, ushtria serbe ka zhvilluar stërvitje ushtarake edhe me ushtrinë kineze.
Në korrik të vitit 2025, një stërvitje dhjetëditore e forcave speciale të ushtrive të Serbisë dhe Kinës u mbajt në provincën kineze Hebei, pavarësisht paralajmërimit të Brukselit ndaj Beogradit.
Ndryshe nga vitet e kaluara, që nga viti 2022 nuk ka pasur ushtrime të përbashkëta midis Serbisë dhe Rusisë dhe Bjellorusisë.
Serbia është kritikuar nga Bashkimi Evropian për ushtrime të përbashkëta me këto vende.
Kjo është arsyeja pse Beogradi anuloi pjesëmarrjen e tij në ushtrimet ruse-bjelloruse-serbe në vitin 2020, sepse ato po zhvilloheshin në Bjellorusi në një kohë kur ky vend ishte i tronditur nga një krizë politike pas zgjedhjeve presidenciale./REL
Dhomat e Specializauara kanë publikuar sot pamje nga ambie...
SHBA-ja ka zhvilluar negociata të rregullta me Danimarkën ...
Ndërsa presioni mbi Keir Starmer-in rritet, çfarë ndodh në...
Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, tha se S...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi këtë të martë...
Diplomati dhe kryeministri i Katarit është shprehur se Ira...
Përpjekjet për të parandalimin e shpërthimit të fundit të ...
Sistemi gjyqësor iranian tha të martën se kishte ekzekutua...
Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, tha se S...
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, ka njoftuar në mbl...
Një kontrabandist i emigrantëve, rrjeti i të cilit besohet...
Departamenti Amerikan i Energjisë ka njoftuar të hënën lir...
Izraeli ka miratuar një ligj të ri për të vendosur dënimin...
Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon pa u pakësuar, deklaratat ...
E mira do kohë, kështu thotë një fjalë e urtë orientale. P...
Shkencëtarët paralajmërojnë se bota mund të përballet me n...
Presioni mbi kryeministrin e Britanisë, Keir Starmer, ësht...
Izraeli ndërtoi një strukturë të fshehtë ushtarake në shkr...
Pas humbjeve të mëdha për Partinë Laburiste në zgjedhjet e...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se armëpushim...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...