Në Hajvali gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës
Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim me Instituti...

Takimi i paralajmëruar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin duket se nuk do të zhvillohet në kohë, pasi bisedimet përgatitore në mes të shefave të diplomacisë të të dyja shteteve kanë ngecur.
Rrjeti televiziv "CNN" ka raportuar më 21 tetor se bisedimet mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov janë shtyrë.
Në disa përgjigje, një zëvendësministër i Jashtëm rus ka thënë se takimi as nuk është planifikuar.
“Nuk mund të shtysh diçka për të cilën as nuk është arritur pajtueshmëri. Ne nuk e kemi konfirmuar atë për të cilën kanë shkruar disa burime perëndimore. Nuk kemi arritur pajtueshmëri sa i përket kohës apo lokacionit të një kontakti të tillë”, është cituar të ketë thënë ai për agjencinë ruse të lajmeve "RIA Novosti".
Ideja e një samiti Trump-Putin në Budapest ka dalë pas një bisede telefonike të zhvilluar mes dy liderëve më 17 tetor.
Fillimisht kishte pritje që Rubio dhe Lavrov të takoheshin për t’i bërë përgatitjet para bisedimeve të mëdha.
Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Lavrov e ka zhvilluar një bisedë telefonike me Rubio-n më 20 tetor.
Ministria e Jashtme ruse i ka përshkruar diskutimet si “konstruktive”, derisa Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë përmes një deklarate se “Rubio e ka theksuar rëndësinë e angazhimit në ardhje, si mundësi për Moskën dhe Uashingtonin që të bashkëpunojnë për të arritur deri te përfundimi i luftës Rusi-Ukrainë, në linjë me pikëpamjet e Trump-it”.
Trump ka thënë më 20 tetor se përpjekjet për të arritur marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës për përfundim të luftës, janë në proces e sipër, dhe ka paralajmëruar që nëse nuk arrihet marrëveshje, pasojat do të jenë serioze.
“Ne ende jemi në proces të arritjes së një marrëveshjeje për përfundim të luftës. Nëse e arrijmë këtë, do të jetë fantastike. Nëse jo, shumë njerëz do të paguajnë çmim të shtrenjtë”, ka thënë Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin australian, Anthony Albanese.
Trump i ka rritur përpjekjet për të arritur armëpushim, meqë pas bisedës me Putin-in, e ka zhvilluar edhe një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.
Në bisedimet me Zelensky-n nuk është arritur diçka e madhe.
Zelensky dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian janë duke shprehur vazhdimisht dilema rreth gatishmërisë së Putin-it për t'i dhënë fund luftës, dhe madje e kanë lëshuar edhe një deklaratë të përbashkët më 21 tetor.
“Taktikat bllokuese të Rusisë kanë treguar disa herë që Ukraina është pala e vetme serioze për paqe”, është thënë në deklaratën e nënshkruar nga Zelensky, kryeministri britanik, Keir Starmer, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shefja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, dhe të tjerë.
“Po e shohim të gjithë që Putin-i vazhdon të zgjedhë dhunën dhe shkatërrimin”, kanë thënë mes tjerash ata.
Pavarësisht kësaj, Zelensky ka thënë se është i gatshëm për të negociuar me Putin-in dhe Trump-in në kryeqytetin hungarez, Budapest.
Hungaria, në anën tjetër, është duke bërë përgatitje për samitin. Ministri i saj i Jashtëm, Peter Szijjarto, ka thënë se do të udhëtojë në Uashington më 21 tetor, por nuk ka dhënë më shumë hollësi për takimin.
Burimet diplomatike i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte mund të udhëtojë drejt kryeqytetit amerikan më 22 tetor.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim me Instituti...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, nis sot dënimin e...
Planet e Presidentit Donald Trump për një takim të shpejtë...
Konservatorja Sanae Takaichi do të bëhet kryeministrja e p...
Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të skuterëve ...
Një vendim i Gjykatës së Apelit do t'i lejojë administratë...
Një person ka humbur jetën nga një tornado që goditi rajon...
Rritja në 300 mijë euro do të ishte një goditje e fortë pë...
Një sulm me dronë ukrainas ndaj një fabrike gazi në Orenbu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar...
Serbia është në gjendje shumë të vështirë dhe pothuajse të...
Pas grabitjes spektakolare të bizhuterive në muzeun e Luvr...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se nëse Ha...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri austr...
Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kan...
Vijojnë proceset ligjore me vrasjen e dy personave në një ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se vendi ka end...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sugjeruar se mënyra ...
Kanë kaluar dhjetë ditë që kur u arrit armëpushimi në atë ...
Muzeu historik i Luvrit në Paris po qëndron i mbyllur edhe...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...