Tensione para Kryeministrisë/ Përplasje mes qytetarëve dhe punonjësve të policisë
Momente tensioni dhe përplasje janë regjistruar para Kryem...
Momente tensioni dhe përplasje janë regjistruar para Kryem...

Një sulm me dronë ukrainas ndaj një fabrike gazi në Orenburg të Rusisë – një nga objektet më të mëdha të këtij lloji në botë – vazhdon të ndikojë në prodhimin e gazit në Kazakistanin fqinj, ndërkohë që Bashkimi Evropian po përgatitet të heqë dorë nga importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027.
Sipas Ministrisë së Energjisë së Kazakistanit, sasia e gazit në objektin kazak u pezullua pas sulmit të 19 tetorit – i pari i raportuar ndaj kësaj fabrike, që është pjesë e kompleksit gazo-kimik të Orenburgut, të operuar nga gjigandi shtetëror rus i energjisë, Gazprom.
Agjencia Reuters citoi burime më 20 tetor që thanë se, për shkak të sulmit, prodhimi në fushën kazake Karachaganak ra për 25 deri në 30 për qind. Fabrika përpunon rreth 37.5 miliardë metra kub gaz në vit.
Zyrtarët në Kiev kanë konfirmuar se Ukraina qëndron pas sulmit, të cilin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e përshkroi si dëshmi të “rritjes, si në shtrirje ashtu edhe në saktësi, të sulmeve tona me rreze të gjatë ndaj Rusisë”.
“Pothuajse çdo ditë ose çdo dy ditë, rafineritë e naftës ruse po goditen. Dhe, kjo ndihmon për ta kthyer Rusinë në realitet”, shtoi ai.
Në muajt e fundit, Kievi ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë, të cilat duket se po shkaktojnë mungesa karburanti dhe rritje çmimesh brenda vendit.
Një depo nafte në Novokuibyshevsk u godit gjithashtu muajin e kaluar, dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi dëme të mëdha në infrastrukturën e saj.
Ndërkohë, ministrat e energjisë të BE-së miratuan një plan që parashikon heqjen graduale të importeve të gazit dhe naftës ruse drejt bllokut deri në janar 2028, pavarësisht kundërshtimeve nga Sllovakia dhe Hungaria, të cilat mbeten të varura nga furnizimet ruse.
Plani, së bashku me sanksionet ndaj Rusisë, u nxit nga lufta e Moskës kundër Ukrainës dhe është pjesë e një strategjie më të gjerë të bllokut prej 27 shtetesh.
“Edhe pse kemi punuar shumë dhe jemi përpjekur ta largojmë gazin dhe naftën ruse nga Evropa vitet e fundit, ende nuk e kemi arritur plotësisht”, tha Lars Aagaard, ministri i Energjisë së Danimarkës, e cila mban presidencën e radhës të BE-së.
Ai shtoi se marrëveshja e 20 tetorit është “një hap vendimtar” drejt këtij qëllimi.
Para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, Rusia përbënte rreth 45 për qind të importeve të gazit të BE-së. Tani kjo shifër ka rënë në rreth 12 për qind.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha më 20 tetor se paketa e re e sanksioneve, e 19-ta me radhë, ndaj Rusisë mund të miratohet që këtë javë.
“Rusia e kupton vetëm forcën. Ajo negocion vetëm kur vendoset nën presion”, tha ajo. /REL
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar...
Serbia është në gjendje shumë të vështirë dhe pothuajse të...
Pas grabitjes spektakolare të bizhuterive në muzeun e Luvr...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se nëse Ha...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri austr...
Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kan...
Vijojnë proceset ligjore me vrasjen e dy personave në një ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se vendi ka end...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sugjeruar se mënyra ...
Kanë kaluar dhjetë ditë që kur u arrit armëpushimi në atë ...
Muzeu historik i Luvrit në Paris po qëndron i mbyllur edhe...
Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, i ka bër...
Azerbajxhani po forcon marrëdhëniet e tij me Vatikanin...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është...
Drejtuesi i Shtabit Zgjedhor të VLEN, Adnan Azizi, në një ...
Hamasi ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së se po shkel marrë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se pavarësish...
Një aeroplan mallrash në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong K...
Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervis...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...