Serbia nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’u bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë
Muajin e kaluar, Serbia dhe Azerbajxhani nënshkruan memora...

Dy shpërthime u dëgjuan pasditen e së martës në Zubin Potok, ndërsa tri të tjera në Mitrovicë të Veriut - që të dyja komuna të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.
Sipas raportimeve të disa mediave serbe, shpërthimet në Zubin Potok ndodhën në kohën kur anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, nën përcjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, hynë në hapësirat e objektit komunal.
Burime të REL-it thanë se në Mitrovicën e Veriut u dëgjuan sirena alarmuese para orës 15:00.
Paraprakisht, sipas tyre, anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, në prani të Policisë së Kosovës, tentuan të hyjnë në selinë e Komisionit Zgjedhor në këtë komunë.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmuan për REL-in se zyrtarët komunalë të zgjedhjeve shkuan të martën në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, "me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare", por se një gjë e tillë "nuk ka qenë e mundur".
Pa dhënë më shumë detaje, ata paralajmëruan se do të mbajnë një mbledhje "për të diskutuar për situatën e krijuar në veri të vendit".
Radio Evropa e Lirë kërkoi konfirmim nga Policia e Kosovës në lidhje me këto zhvillime, por, deri më tasni, nuk mori përgjigje. Interesimit të REL-it nuk iu përgjigjën ende as nga Qeveria e Kosovës.
Katër komunat në veri - Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut, Zveçani dhe Leposaviçi - janë pa kryetarë që në fillim të nëntorit, kur ata kanë dhënë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur më pas 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Leposaviç.
Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar - i kundërshton këto zgjedhje.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për, siç tha, "terror" ndaj serbëve.
Në një postim në Twitter, ai publikoi disa fotografi ku, siç tha, duken ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor na Mitrovicë të Veriut, "të shkatërruara nga forcat speciale" të Kosovës.
REL nuk e konfirmoi në mënyrë të pavarur vërtetësinë e atyre fotografive.
Përmes një komunikate për media, të publikuar më herët, Petkoviç tha se qëllim i Kurtit është që "me dhunë dhe me armë t’i rrëmbejë katër komunat në veri" dhe "në to të instalojë përfaqësues shqiptarë, përmes zgjedhjeve jolegale dhe jolegjitime".
"Të gjithën e ka kurdisur dhe ia ka bërë regjinë Albin Kurti, derisa në Tiranë po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor", tha Petkoviç.
Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë rritur qysh në verë, kur Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të lejojë më në veri makina me targa që i lëshon Serbia.
Duke kundërshtuar zbatimin e këtij plani që ka nisur më 1 nëntor, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror.
Kosova dhe Serbia, ndërkohë, kanë arritur një marrëveshje për çështjen e targave, në bazë të së cilës, Prishtina ka pezulluar planin për riregjistrimin e makinave, ndërsa Beogradi është zotuar se nuk do të lëshojë targa të reja për serbët në veri.
Tash për tash, nuk është e qartë nëse serbët e veriut do të mund të kthehen në institucionet e Kosovës dhe nëse po, si?!
Zhvillimet e fundit vijnë në ditën kur shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, konfirmoi se Prishtinës dhe Beogradit u është dorëzuar teksti i një plani për normalizimin e marrëdhënieve./ REL
Muajin e kaluar, Serbia dhe Azerbajxhani nënshkruan memora...
Udhëheqësit ushtarakë të Europës kanë qenë prej disa kohës...
Pas sulmeve ajrore ruse, të cilat kanë goditur rrjetin ele...
Rreth orës 9:00 ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të ...
Këshilli i përbashkët qeveritar i SHBA-së dhe Bashkimit Eu...
Kryeministri bullgar Galab Donev tha të hënën se Holan...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...
Të martën në Tiranë mbahet takimi i nivelit të lartë m...
Sot hyn në fuqi vendimi i vendeve perëndimore për të v...
Të paktën dy persona u vranë dhe disa shtëpi u shkatër...
Shitja e armëve dhe shërbimeve ushtarake të 100 kompanive ...
Rreth 100 autobusë të shoqatave të transportuesve privatë ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se me të dërguarin ...
Janë raportuar shpërthime në dy baza ajrore në Rusinë qend...
Kanë kaluar 9 muaj që nga nisja e luftës Ukrainë-Rusi. Su...
Zyra Federale e Statistikave në Gjermani është ajo që e pë...
Një avion që po udhëtonte nga Polonia në Mbretërinë e Bash...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është shpallur ...
Inflacioni vjetor në Turqi ka shënuar rënie në nëntor, për...
Një vit më parë, Angela Merkel u largua nga kancelaria si ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...