Parlamenti i BE-së: Bullgaria dhe Rumania t'i bashkohen Shengenit deri në fund të vitit 2023
Parlamenti i Bashkimit Evropian ka miratuar një rezolutë t...

Shtatë vendet më të zhvilluara të botës ofruan garanci afatgjata sigurie për Ukrainën pas takimit të Këshillit të ri NATO-Ukrainë që u mbajt krahas takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Lituani. Formati i ri u krijua për të forcuar bashkëpunimin midis Kievit dhe aleancës 31-vendeshe. Presidenti ukrainas pasi shprehu dje pakënaqësinë që NATO nuk i ofroi një afat të caktuar Ukrainës për anëtarësim, sot vlerësoi se takimi i NATO-s megjithatë solli rezultate të mira për vendin që po lufton sulmin ushtarak rus që filloi në shkurtin e vitit të kaluar. Presidenti amerikan Joe Biden mbajti edhe një takim koë me kokë me presidentin Zelensky pas takimit të Këshillit të ri NATO-Ukrainë.
Shtatë vendet më të zhvilluara të botës ofruan sot kornizën ndërkombëtare që do të hapë rrugën për garancitë afatgjata të sigurisë për Ukrainën për të rritur mbrojtjen e saj kundër Rusisë dhe për të penguar agresionin e ardhshëm.
Takimi i Këshillit të ri NATO-Ukrainë u mbajt një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelenskiy e cilësoi si “absurd” refuzimin e NATO-s për t’i bërë ftesë ose ofruar një afat të caktuar për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë.
Ukraina ka kërkuar me këmbëngulje anëtarësim të shpejtë në NATO ndërsa lufton kundër agresionit rus që filloi në shkurt të vitit 2022. Kjo luftë deri më tani ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve dhe ka zhvendosur miliona të tjerë.
Megjithatë, pas diskutimeve të sotme të Këshillit të ri për Ukrainën me shtatë vendet më të zhvilluara të botës, presidenti Zelensky vlerësoi se takimi në Lituani po përfundon me sukses kuptimplotë për vendin e tij.
Ai vlerësoi deklaratën e presidentit Joe Biden ku ofroheshin garanci afatgjata për Kievin.
“Ne nuk do të presim që të përfundojë procesi i anëtarësimit në NATO për të ofruar përkushtim afatgjatë të sigurisë për Ukrainën. Sot, premtimi për përkushtim afatgjatë përfshin dhënien e garancive për t’u përballur me çfarëdo agresioni ndaj Ukrainës në të ardhmen”, tha presidenti amerikan ndërsa sqaroi se rruga e Ukrainës drejt NATO-s megjithatë do të jetë me një proces të lehtësuar në raport me atë që duhej ta kalonin vendet e tjera.
“Delegacioni ukrainas po kthehet në shtëpi me fitore të rëndësishme sigurie për Ukrainën. Kjo na hap mundësi absolutisht të reja sigurie dhe falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur”, tha presidenti ukrainas, Zelensky.
Presidenti Biden pati më pas edhe një takim të veçantë me presidentin ukrainas Zelensky të cilit i tha se ia kupton zhgënjimin pse Kievit nuk iu ofrua një afat i qartë për anëtarësim në NATO.
Kremlini reagoi ndaj lajmit duke vlerësuar se vendimi cënon sigurinë e Rusisë dhe do ta ekspozonte Evropën ndaj rreziqeve më të mëdha për shumë vite në vijim.
“Ne e konsiderojmë vendimin për t'i dhënë garanci të sigurisë Ukrainës një gabim të rëndë dhe potencialisht shumë të rrezikshëm. Duke i ofruar këto garanci të sigurisë për Ukrainën, ata shkelin sigurinë e Federatës Ruse. Kjo është e mbushur me pasoja negative afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i presidencës ruse.
Pak para se t’i bashkohej takimit të Këshillit NATO-Ukrainë, zoti Zelensky e bëri të qartë se cilat janë tri prioritetet e vendit të tij.
“E para është furnizimi me armë për të mbështetur ushtrinë tonë në fushën e betejës. E dyta, mendoj se është ftesa në NATO, dhe ne duam të jemi në të njëjtën linjë me të gjithë. Nga ajo që dëgjojmë dhe kuptojmë është se do ta kemi ftesën kur të lejojnë masat e sigurisë. Dhe e treta, garancitë e sigurisë për Ukrainën në rrugën drejt NATO-s”, tha presidenti ukrainas, Zelensky.
Për ushtarët ukrainas në vijën e parë të frontit në qytetin e Bakhmutit ekziston vetëm një prioritet, më shumë armë dhe municion.
Ukraina të mërkurën raportoi se është arritur njëfarë suksesi në luftimet pranë qytetit lindor të pushtuar nga Rusia, ndërsa trupat e saj po vazhdojnë me kundërofensivën kundër forcave të Moskës.
“Për momentin, ne kemi nevojë që vendet e NATO-s të na furnizojnë me armë. Ne nuk kemi nevojë për asgjë tjetër. Paratë nuk kanë vlerë për ne, për luftëtarët që janë në vijën e parë. Ajo që është thelbësore për ne është të kemi municion dhe armë në mënyrë që të mund të përparojmë”, tha udhëheqësi i inteligjencës në divizionin e artilerisë që u identifikua me nofkën ushtarake ‘Zaporozhets’.
Rusia mori nën kontroll Bakhmutin në maj pas disa muajsh luftimesh të ashpra që shkatërruan qytetin. Përtej versioneve të ofruara nga palët në konflikt, situata është e pamundur të verifikohet nga burime të pavarura./ REL
Parlamenti i Bashkimit Evropian ka miratuar një rezolutë t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dakordimi...
Autoritetet japoneze dhe koreano-jugore njoftojnë se Korej...
"Ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për çte...
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, është shpreh...
Rishfaqet pas 50 vitesh, kolera në Sardenja të Italisë. Nj...
Autoritetet tajlandeze kanë gjetur trupin e copëtuar të nj...
149 deputetë të Kuvendit të Serbisë kanë votuar për sh...
Qeveria e Kosovës njoftoi se është pajtuar që të zvogëlojë...
Në samitin më të fundit të NATO-s në Lituani, liderët e sh...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha t...
Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është bërë baba pë...
Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë ...
Turqia bën mirë të mos ketë iluzione se një ditë do të lej...
Turqia pret ringjalljen e një grupi reformash në Bashkimin...
JERUZALEM – Protestuesit izraelitë bllokuan autostradat që...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se do të is...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka th...
Administrata talebane ka marrë vendimin që të ndalojë akti...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...