Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

JERUZALEM – Protestuesit izraelitë bllokuan autostradat që të çojnë drejt Jeruzalemit, Haifas dhe Tel Avivit, duke filluar kështu të martën protestat mbarëkombëtare kundër planit të qeverisë për reformimin e gjyqësorit, plan i cili ka përçarë vendin.
Demonstratat filluan mëngjesin e së martës, menjëherë pasi koalicioni parlamentar i Kryeministrit Benjamin Netanyahu dha miratimin fillestar për një projektligj që kufizon autoritetin mbikëqyrës të Gjykatës së Lartë, duke vazhduar kështu me ndryshimet për gjyqësorin megjithë kundërshtitë e mëdha në vend.
Projektligji është vetëm një ndër ndryshimet e shumta të propozuara nga aleatët ultranacionalistë dhe ultraortodoksë të zotit Netanyahu. Plani ka provokuar muaj të tërë protestash të vazhdueshme nga kundërshtarët që thonë se vendi po shkon drejt sistemit autoritar.
Aktivistët kundër reformimit të gjyqësorit bënë thirrje për demonstrata mbarëkombëtare gjatë gjithë ditës, përfshirë protesta në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Izraelit, të cilat mund të ndërpresin udhëtimin e pasagjerëve.
Të martën, 300 rezervistë nga njësia kibernetike e ushtrisë nënshkruan një letër duke deklaruar se nuk do të dalin vullnetarë për shërbimin ushtarak, duke shpjeguar se qeveria ka demonstruar “se është e vendosur të shkatërrojë shtetin e Izraelit”.
“Kapacitete të rëndësishme kibernetike me potencialin për t’u përdorur për qëllime dashakeqe, nuk duhet t’i jepen një qeverie kriminale që po prish themelet e demokracisë”, thuhet në letër.
Policia përdori pompa uji për të larguar protestuesit që bllokonin aksin kryesor drejt Jeruzalemit. Oficerët e policisë arrestuan disa persona të tjerë që bllokonin një autostradë pranë qytetit qendror Modiin. Demonstruesit bllokuan një autostradë kryesore në Haifa, me banderola të mëdha që shkruanin “Së bashku do të jemi fitimtarë”, duke komplikuar kështu trafikun përgjatë bregdetit.
Policia tha se 42 persona u arrestuan për prishje të rendit publik gjatë protestave.
Arnon Bar-David, drejtues i sindikatës Histadrut, kërcënoi se mund të mbahet edhe një grevë e përgjithshme që mund të paralizojë ekonominë e vendit.
“Nëse situata arrin në ekstremitet, do të ndërhyjmë dhe do të tregojmë forcën tonë”, tha zoti Bar-David, duke i bërë thirrje zotit Netanyahu që “të ndalë kaosin”.
Sindikata Histadrut bëri thirrje në mars për grevë të përgjithshme kur qeveria kërkonte miratimin e ligjeve për reformimin e gjyqësorit ndërsa protestat vazhdonin prej disa javësh. Greva paralizoi segmente të gjera të ekonomisë dhe e detyroi zotin Netanyahu të pezullonte ndryshimet e propozuara.
Por, ai vendosi për rifillimin e procesit të reformës pas dështimit të bisedimeve me opozitën për arritjen e një kompromisi.
Aleatët e zotit Netanyahu kanë propozuar një seri ndryshimesh për sistemin ligjor të Izraelit që synojnë dobësimin e kompetencave të gjykatësve që nuk zgjidhen nga populli, kompetenca të cilat ata i konsiderojnë të tepruara. Ndryshimet e propozuara synojnë ndër të tjera t’u japin aleatëve të zotit Netanyahu kontroll mbi emërimin e gjykatësve dhe t’i japin parlamentit autoritetin për të rrëzuar vendimet e gjykatës.
Qeveria e zotit Netanyahu, e cila e filloi mandatin në dhjetor, është kabineti me përbërjen më ultranacionaliste dhe ultraortodokse në historinë 75-vjeçare të Izraelit. Aleatët e tij propozuan ndryshimet në gjyqësor pasi vendi mbajti zgjedhjet e pesta brenda katër viteve, procese të cilat u perceptuan si referendume nëse zoti Netanyahu duhej të vazhdonte në detyrën e kryeministrit ndërkohë që gjykohej për korrupsion.
Kritikët e reformimit të gjyqësorit thonë se do të prishej sistemi i balancës dhe kontrollit në vend, si dhe do të përqëndrohej pushteti në duart e zotit Netanyahu dhe aleatëve të tij. Ata gjithashtu thonë se zoti Netanyahu është në konflikt interesi pasi ai po gjykohet për akuzat për mashtrim, thyerje të besimit dhe marrjes së rryshfetit, akuza të cilat ai i mohon.
Pjesë të mëdha të shoqërisë izraelite u janë bashkuar protestave, përfshirë ushtarakët rezervistë, drejtues të sipërmarrjeve, anëtarë të komunitetit LGBTQ+ dhe pakicave të tjera./ VOA
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se do të is...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka th...
Administrata talebane ka marrë vendimin që të ndalojë akti...
Në qendër të Samitit të NATO-s janë ndihmat për Ukrainën d...
Udhëheqësit e aleancës ushtarake të NATO-s mblidhen sot dh...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pajtuar ...
Qeveria e Sudanit ka refuzuar që të marrë pjesë në takimin...
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Ko...
Në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, Bashkimi Evropi...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë nj...
Ish-mjeku i ekipit kombëtar amerikan të gjimnastikës Larry...
Kremlini njoftoi sot se Presidenti i Rusisë, Vladimir Puti...
Sulmi rus ndaj Ukrainës do të jetë në krye të agjendës të ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se vendi i ...
Udhëheqësit e NATO-s pritet të konfirmojnë në samitin në V...
Kundërsulm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Zaporizh...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka zbarkuar në Mbretërinë...
Gjashtë të vdekur nga goditja me thikë në kopshtin e fëmij...
Opozita maqedonase ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha kon...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...