Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Turqia pret ringjalljen e një grupi reformash në Bashkimin Evropian, pasi Ankaraja të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, tha një zyrtar i lartë turk për agjencinë e lajmeve "Reuters" të martën.
Turqia, me këtë lëvizje dhe kërkesë, kërkon të hyjë në një periudhë të re të lidhjeve të përmirësuara me Perëndimin.
Ankaraja pret që të fillojë të ketë progres konkret nga ana e Bashkimit Evropian për çështje të tilla si udhëtimi pa viza, si dhe mbyllja e disa kapitujve për pranimin në BE, tha zyrtari, duke shtuar se Perëndimi duhet të mbështesë Turqinë në nevojat e saj financiare.
Turqia do të zhvillojë një marrëdhënie "të arsyeshme" me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pret zgjidhjen e shpejtë të disa problemeve, edhe pse të gjitha çështjet mund të mos zgjidhen, tha zyrtari.
Megjithatë, ai tha se Ankaraja nuk do t'i dëmtojë marrëdhëniet e saj me Rusinë, teksa vendi afrohet me Perëndimin.
Bisedimet e anëtarësimit të Turqisë rifilluan në vitin 2005 nën mandatin e parë të Erdoganit si kryeministër.
Përpjekja e Ankarasë për t'iu bashkuar BE-së kanë qenë të ngrira prej vitesh.
Vendet anëtare votuan për të pezulluar bisedimet për këtë çështje në vitin 2016, pasi qeveria e Erdoganit goditi ashpër kundërshtarët, pas një përpjekjeje të dështuar për një grusht-shtet në të njëjtin vit.
Blloku varet nga ndihma e aleatit të NATO-s, Ankarasë, sidomos për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, më 10 korrik është pajtuar që të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO, edhe pse më herët gjatë ditës, ai kushtëzoi pranimin e Suedisë në këmbim të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.
Në deklaratën e lëshuar pas takimit trepalësh me NATO-n, u tha se Turqia dhe Suedia do të punojnë ngushtë “në koordinimin e kundërterrorizmit” dhe do të fuqizojnë raportet dypalëshe tregtare.
“Suedia do të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet për të ringjallur procesin e pranimit të Turqisë në BE, përfshirë edhe modernizimin e bashkimit doganor BE-Turqi dhe liberalizimin e vizave”, u tha në deklaratë.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mirëpritur marrëveshjen mes Ankarasë dhe Stokholmit.
Që një shtet të bëhet anëtar i NATO-s, duhet që të 32 shtetet të ratifikojnë në parlamentet e tyre protokollet e pranimit. Në rastin e Suedisë, përveç Turqisë, edhe Hungaria nuk e ka ratifikuar protokollin që Stokholmi të bëhet pjesë e aleancës.
Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj të vitit 2022.
Finlanda u bë anëtare e aleancës në prill të vitit 2023.
Marrëveshja mes Suedisë dhe Turqisë erdhi një ditë para nisjes së samitit dyditor të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius të Lituanisë. Ky samit pritet të dominohet nga lufta në Ukrainë dhe raportet që aleanca do të ketë në të ardhmen me Kievin.
Pavarësisht se Ukraina dëshiron që NATO të bëjë hapa drejt anëtarësimit të Kievit në aleancë, Stoltenberg ka thënë se nuk do t'i dërgohet ftesë Ukrainës për anëtarësim, për aq kohë sa vazhdon lufta me Rusinë, po ka kërkuar lehtësim të procedurave./ REL
JERUZALEM – Protestuesit izraelitë bllokuan autostradat që...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se do të is...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka th...
Administrata talebane ka marrë vendimin që të ndalojë akti...
Në qendër të Samitit të NATO-s janë ndihmat për Ukrainën d...
Udhëheqësit e aleancës ushtarake të NATO-s mblidhen sot dh...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pajtuar ...
Qeveria e Sudanit ka refuzuar që të marrë pjesë në takimin...
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Ko...
Në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, Bashkimi Evropi...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë nj...
Ish-mjeku i ekipit kombëtar amerikan të gjimnastikës Larry...
Kremlini njoftoi sot se Presidenti i Rusisë, Vladimir Puti...
Sulmi rus ndaj Ukrainës do të jetë në krye të agjendës të ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se vendi i ...
Udhëheqësit e NATO-s pritet të konfirmojnë në samitin në V...
Kundërsulm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Zaporizh...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka zbarkuar në Mbretërinë...
Gjashtë të vdekur nga goditja me thikë në kopshtin e fëmij...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...