Vuçiç: Ndalimi i dinarit serb ka për qëllim spastrimin etnik të serbëve nga Kosova
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten...

Gjykata e Apelit në Beograd shpalli të premten vendimin për lirimin e katër ish pjesëtarëve të sigurimit shtetëror serb, të dënuar për vrasjen e gazetarit serb Slavko Çuruvija në vitin 1999, i cili ishte bërë i njohur për kritikat ndaj regjimit të ish presidentit serb, Sllobodan Millosheviç.
Ish shefi i Shërbimit shtetëror të sigurimit të Serbisë, Radomir Markoviç dhe oficeri i këtij shërbimi, Milan Radonjiç, qenë dënuar në vitin 2019 me nga 30 vjet heqje lirie, ndërsa agjentët e shërbimit të fshehtë, Ratko Romiç dhe Miroslav Kurak me nga 20 vjet heqje lirie.
Gjykata e Apelit në Beograd tha se “ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë”, duke nënvizuar se “gjatë procedurës nuk është konstatuar ekzistenca e një grupi të organizuar kriminal dhe as nuk është u konstatua se kush, kur dhe ku, siç thuhet në aktakuzë, ka marrë pjesë në bërjen marrëveshjes dhe planit për t'i marrë jetën pronarit, drejtorit dhe kryeredaktorit të të përditshmes "Dnevni telegraf" dhe të përjavshmes "Evropljanin" Slavko Çuruvija, dhe asnjë dëshmi nuk është paraqitur në mbështetje e pretendimeve të prokurorisë, se një urdhër i tillë është dhënë nga një person i panjohur ‘nga strukturat më të larta të qeverisë’”.
Slavko Çuruvija, u vra më 11 prill të vitit 1999, pak ditë fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, për t’u dhënë fund mizorive mbi shqiptarët e Kosovës.
Ai ishte një kritik i ashpër i ish udhëheqësit serb dhe për vrasjen e tij prej kohësh ishin fajësuar pjesëtarët e rrethit të ngushtë të Sllobodan Millosheviçit, i cili vdiq më 2006 në Hagë, derisa po gjykohej për krime lufte e gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe Kosovën.
Fondacioni me emrin e gazetarit të vrarë, u shpreh i “tronditur” me vendimin e Gjykatës së Apelit.
“Një vend që nuk dënon vrasësit nuk ka të ardhme. Me këtë vendim, në Serbi u vu në pikëpyetje shteti i së drejtës, u ndalën proceset demokratike dhe u pezullua liria e fjalës. Vendi bashkohet me vendet më të errëta ku është e mundur të vrasësh pa u ndëshkuar për shkak të kritikave të shprehura publikisht”, thuhet mes tjerash në reagimin e këtij fondacioni.
Kryetari i Komisionit për Hetimin e Vrasjeve të Gazetarëve, Veran Matiç, i tha shërbimit në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se “sot është një ditë shumë e trishtuar kur bëhet fjalë për mosndëshkimin e vrasjeve të gazetarëve në Serbi, Evropë dhe botë”./ VOA
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroaz...
Sondazhet e reja tregojnë se mbështetja për kryeminist...
Një ushtri prej mijëra majmunësh kanë "pushtuar" qytetin L...
Rumania duhet që në mënyrë urgjente të miratojë bazën ligj...
Komisioni Evropian u është bashkuar zërave kritikë nda...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendim...
Këtë javë, Bundestagu gjerman po bën një punë që është das...
Një shpërthim i madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ...
Një ish-oficer i CIA-s është dënuar me 40 vjet burg për zb...
Detaje të tjera të rënda janë bërë publike nga gazetari Ve...
Koalicioni i vendeve që kanë vënë një kufi tavan për çmimi...
Kryediplomati britanik tha të enjten se vendi i tij mund t...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të enjten ...
Departamenti amerikan i Shtetit tha se është thellësisht i...
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier tha të enjten ...
Ish-presidenti i Zyrës Federale të Gjermanisë për Mbro...
Suksesi i samitit të Bashkimit Evropian (BE), që u zhvillu...
Fermerë nga një sërë vendesh të Evropës protestuan sot jas...
Ngacmimet seksuale, vetëvrasjet, standardet jo realiste të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...