Shërbimi gjerman i inteligjencës heton ish-shefin e vet
Ish-presidenti i Zyrës Federale të Gjermanisë për Mbro...

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier tha të enjten se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë hyrjen në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore për përdorimin e valutave pa u përgatitur plotësisht ndërsa shprehu shqetësimin se kjo mund të çojë në tensione të reja në Kosovë.
“Ne mendojmë se kjo çështje meriton vërtet një shqyrtim më të kujdesshëm, por edhe një diskutim brenda dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ne jemi të shqetësuar se ajo potencialisht do të përshkallëzojë tensionet etnike dhe rezulton problematik për jetën e përditshme të një numri të qytetarëve të Kosovës”, tha ambasadori amerikan pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Vendimi që hyri ne fuqi me 1 shkurt nënkupton heqjen nga përdorimi të dinarit të Serbisë, që ende përdoret në zonat e banuara me shumicë serbe posaçërisht në veriun e Kosovës.
Rregullorja nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit dhe përfaqësuesve politik të serbëve në Kosovë, të cilët vlerësojnë se ky vendim rrezikon mbijetesën e komunitetit serb por edhe shqetësimet e diplomatëve perëndimorë se ajo mund të nxisë tensione të reja.
Qeveria e Kosovës tha të mërkurën se zbatimi i rregullores do të bëhet përmes një periudhe kalimtare të lehtësuar, por pa dhënë hollësi për afatin kohor.
“Pra, ne shpresojmë se qeveria do të gjejë një mënyrë për të realizuar atë që është thënë nga zëvendëskryeministri Bislimi, që do të thotë të ketë një lloj periudhe kalimtare dhe në të cilën ka një ritëm. Dhe disa njohje të sfidave në vend përpara se të zbatohet plotësisht”, tha ambasadori Jeff Hovenier duke nënvizuar se një pjesë e qytetarëve serbë do të përballen me shumë sfida në përfitimet që i marrin.
“Mendoj se do të ketë tensione nga njerëzit sepse do të ndihen të shkëputur nga një përfitim ku ata mbështeten. Askush nuk e dëshiron këtë. Ne jemi të shqetësuar për individët dhe jetën e tyre.”, tha ambasadori amerikan.
Edhe Bashkimi Evropian i bëri thirrje të enjten Kosovës që të ofrojë periudhë mjaftueshëm të gjatë kalimtare për zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore e cila përcakton se euroja është monedha e vetme që mund të përdoret për pagesa.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se duhet të hapen kanalet e komunikimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë për të lehtësuar këtë proces.
Bashkimi Evropian dhe diplomatët në Prishtinë pajtohen që rregullorja “synon të rrisë transparencën financiare, të sigurojë qëndrueshmërinë financiare dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave”, por kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit “derisa të zgjidhen çështjet që sigurojnë se askush nuk do të dëmtohet”.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç diskutoi të mërkurën mbrëma me ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore për këtë çështje por nuk u dhanë hollësi rreth diskutimeve.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë trysni Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën palët u pajtuan gati një vit më parë në Bruksel dhe në Ohër./ VOA
Ish-presidenti i Zyrës Federale të Gjermanisë për Mbro...
Suksesi i samitit të Bashkimit Evropian (BE), që u zhvillu...
Fermerë nga një sërë vendesh të Evropës protestuan sot jas...
Ngacmimet seksuale, vetëvrasjet, standardet jo realiste të...
Ukarina pretendon se ka fundosur një tjetër anije luftarak...
Në gamën e gjerë të destinacioneve të arsimit të lartë...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 1 shkurt se mbrojtja e s...
Europol ka zhvilluar së fundmi një aksion të mbështetur ng...
Të 27 liderët evropianë kanë rënë dakord për një paketë nd...
Shtetet e Bashkuara po ndjekin një politikë aktive lidhur ...
Sindikata e Shërbimeve të Bashkuara (ver.di) ka bërë t...
Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për vendimin e Ban...
Ndotja e ajrit në Kosovë është e dëmshme për shëndetin në ...
Autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut nuk i kanë pr...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta vizitojë anëtar...
Nënsekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland mbërriti...
Forcat izraelite të mërkurën kryen sulme ajrore në veri dh...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka gërryer kontrollin e Vla...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kon...
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...