Vuçiç: Do të gjejmë banka private që do të marrin licenca për t'u dërguar para njerëzve tanë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendim...

Komisioni Evropian u është bashkuar zërave kritikë ndaj Kosovës, pas hyrjes në fuqi më 1 shkurt të një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh përdorimin e euros për pagesat me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb, që përdoret nga serbët që jetojnë në Kosovë.
Zëdhënësi kryesor i KE-së, Eric Mamer, gjatë një konference për media në Bruksel më 2 shkurt, tha se ky institucion shpreh keqardhjen për këtë vendim dhe u bashkohet thirrjeve të faktorëve të tjerë ndërkombëtarë që të sigurohet një periudhë e mjaftueshme kohore për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Komisioni shpreh keqardhjen për faktin se ky vendim është miratuar pa konsultime paraprake, duke marrë parasysh pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë dhe komuniteteve të tjera në Kosovë. Komisioni është veçmas i shqetësuar për ndikimin te shkollat dhe spitalet, duke marrë parasysh se nuk ka alternativa të tjera”, tha Mamer.
Mamer tha se KE-ja mbështet deklaratën e lëshuar një ditë më parë edhe nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të mërkurën se zbatimi i rregullores për pagesat me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar, pa treguar sa do të zgjasë kjo.
“Komisioni merr në dijeni vendimin e BQK-së për të lejuar një fazë tranzicioni. KE-ja i kërkon Kosovës që të sigurojë që ky afat tranzitor të jetë mjaftueshëm i gjatë për të gjetur një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha Mamer.
Në pyetjet pse KE-ja dhe BE-ja po kritikojnë një shtet që përdor euron dhe vendimin e një institucioni të pavarur, siç është BQK-ja, zëdhënësi Mamer tha se në këtë rast po kritikohet mënyra se si është miratuar vendimi.
“Nuk duhet të keqinterpretohet deklarata jonë. Nuk e kemi kritikuar Kosovën për vendosjen e euros apo vendimin se cila valutë duhet të përdoret. Kemi komentuar vetëm faktin se ky vendim u miratua pa konsultime paraprake. Sepse në këtë moment keni njerëz, institucione, përfshirë edhe spitale të cilat veprojnë në një kornizë, duke marrë ndihmë financiare nga Serbia, dhe ato duhet të kenë kohë të mjaftueshme që të përgatiten”, tha ai.
Ai tha se kjo çështje është dashur të adresohet në dialogun për normalizim, “para se të shpallej vendimi në mënyrë që të gjendej një zgjidhej praktike, që njerëzit dhe institucionet të përshtateshin”.
Edhe zëdhënësi i BE-së për çështje të sigurisë, Peter Stano, tha se blloku nuk po e kritikon vendimin, por mënyrën se si u mor ai.
“Nuk ka të bëjë absolutisht asgjë me euron, por me mënyrën se si ky vendim është miratuar dhe rrezikun që ai sjell”, tha Stano. Zbatimi i rregullores së BQK-së për operacione me para të gatshme është kritikuar edhe nga Shtetet e Bashkuara.
"Dua ta përsëris çka kanë thënë Shtetet e Bashkuara, ne kemi shqetësime të thella dhe rezerva për zbatimin e saj para se ajo të jetë plotësisht e përgatitur. Mund ta them me siguri se ne e kundërshtojnë atë tani", deklaroi më 1 shkurt ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Që nga paslufta më 1999, Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka përdorur dinarin për t'i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka në Kosovë, përfshirë këtu edhe spitalet dhe shkollat.
Banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë e kanë shfrytëzuar dinarin edhe për pagesat në dyqane dhe restorante.
Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalet trasferet e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera./ REL
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendim...
Këtë javë, Bundestagu gjerman po bën një punë që është das...
Një shpërthim i madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ...
Një ish-oficer i CIA-s është dënuar me 40 vjet burg për zb...
Detaje të tjera të rënda janë bërë publike nga gazetari Ve...
Koalicioni i vendeve që kanë vënë një kufi tavan për çmimi...
Kryediplomati britanik tha të enjten se vendi i tij mund t...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të enjten ...
Departamenti amerikan i Shtetit tha se është thellësisht i...
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier tha të enjten ...
Ish-presidenti i Zyrës Federale të Gjermanisë për Mbro...
Suksesi i samitit të Bashkimit Evropian (BE), që u zhvillu...
Fermerë nga një sërë vendesh të Evropës protestuan sot jas...
Ngacmimet seksuale, vetëvrasjet, standardet jo realiste të...
Ukarina pretendon se ka fundosur një tjetër anije luftarak...
Në gamën e gjerë të destinacioneve të arsimit të lartë...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 1 shkurt se mbrojtja e s...
Europol ka zhvilluar së fundmi një aksion të mbështetur ng...
Të 27 liderët evropianë kanë rënë dakord për një paketë nd...
Shtetet e Bashkuara po ndjekin një politikë aktive lidhur ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...