Albin Kurti jep sot dëshminë në Prokurorinë Speciale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar ditën...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur më 16 dhjetor në Prokurorinë Speciale, me gjithë ftesën që i ishte bërë javën e kaluar për të dëshmuar sot në orën 9:30 lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka thënë se nga Kryeministria janë njoftuar se Kurti është në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet.
Një ditë më herët, Kurti kishte publikuar në rrjete sociale fotografi nga vizita e tij në Slloveni.
Katër ditë më parë, burime të Radios Evropa e Lirë në Prokurorinë Speciale e kishin konfirmuar se Kurti është ftuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore, në të cilin është e implikuar edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari.
Në gusht të vitit të kaluar, disa persona ishin arresuar nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore. Në mesin e të arrestuarve kishte edhe punëonjës të MINT-it.
Bastisjet dhe arrestimet u bënë pas publikimit të disa audio-incizimeve nga portali “Nacionale” në Kosovë, në të cilat pretendohej se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, si dhe rezervat e grurit, nuk kishin arritur kurrë.
Hajdari kishte thënë në atë kohë se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin, por nuk kishte dhënë më shumë detaje.
Kurti i kishte dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.
Pas ftesës për intervistim në Prokurorinë Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore, Hajdari ishte mbrojtur në heshtje në paraqitjen e saj para prokurorve.
Rezervat shtetërore përbëhen nga mielli, vaji, sheqeri, barnat, produktet higjienike, nafta etj., që mund të përdoren në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme - si pasojë e fatkeqësive natyrore apo luftërave - por edhe në rast të mungesës së këtyre artikujve në treg.
Ato i menaxhon Departamenti i Rezervave Shtetërore të Mallrave, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë./REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar ditën...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, t...
Nga 1 janar 2025 do të ndalohet pirja e duhanit në amb...
Zyrtarët serbë instaluan programe spiunazhi në telefonat e...
Personeli ushtarak rus që ndodhet ende në Siri po përballe...
Bitcoin ka kapur një rekord të ri, duke pësuar rritje të ç...
Rusia po e përdor një organizatë rinore ushtarake, Yunarmi...
Qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur në Mayotte pasi terr...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka hedhur poshtë rapor...
Papa Françesku kremtoi meshën të dielën përpara mijëra bes...
Qindra persona, ndoshta edhe mijëra, mund të kenë humbur j...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar ...
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë ka bërë thirr...
Të krishterët sirianë morën pjesë në shërbimet e rregullta...
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, e ka shfrytëzua...
Këshilli i Bashkimit Evropian do të mund të deklarojë javë...
Qeveria izraelite miratoi të dielën një plan për të zgjeru...
Ministria e Jashtme e Izraelit ka bërë të ditur të dielën ...
Dy anije me cisterna nafte ruse dhe 29 anëtarë të ekuipazh...
Shtetet e Bashkuara janë në “kontakt direkt” me rebelët e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...