Netanyahu bisedon me Trump, diskutojnë për pengjet dhe Sirinë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar ...

Qindra persona, ndoshta edhe mijëra, mund të kenë humbur jetën nga cikloni Chido në arkipelagun francez Mayotte në Oqeanin Indian, tha të dielën në televizionin lokal një zyrtar i lartë francez.
Deri më tani janë regjistruar vetëm 14 viktima dhe mbi 250 të plagosur.
“Mendoj se do të jenë me siguri qindra, ndoshta edhe mijëra, disa mijëra”, tha në kanalin televiziv Mayotte La 1ere, prefekti Francois-Xavier Bieuville.
Ministria e brendshme franceze tha se “do të jetë e vështirë të evidentohen të gjitha viktimat” dhe se një shifër e saktë nuk mund të përcaktohej në këtë fazë.
Cikloni Chido goditi në Mayotte gjatë natës, tha administrata zyrtare e metereologjisë Meteo-France, me erëra me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë që dëmtuan vendstrehimet, godinat e qeverisë dhe një spital. Sipas Meteo-France, kjo ishte stuhia më e fuqishme që ka goditur ishullin në mbi 90 vite.
Rezultoi e vështirë përllogaritja e viktimave pas ciklonit, që shkaktoi shqetësime edhe për qasjen tek ushqimi, për ujin e pijshëm dhe higjienën, thanë autoritetet.
“Për numrin e viktimave, do të komplikohet situata, pasi Mayotte është territor mysliman ku të vdekurit varrosen brenda 24 orëve”, tha më herët një zyrtar i ministrisë së brendshme franceze. Sipas ministrisë, në Mayotte gjenden mbi 100 mijë emigrantë pa dokumente.
Duhen katër ditë udhëtim me anije që të mbërrihet në Mayotte, e gjendur gati 8 mijë kilometra larg Parisit. Mayotte është më e varfër se pjesa tjetër e Francës dhe është përballur prej dekadash me dhunën nga bandat dhe trazirat sociale.
Rreth 77% e banorëve në Mayotte jetojnë nën pragun e varfërisë.
Tensionet ishin shtuar më herët këtë vit për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.
Cikloni u zhvendos të dielën drejt Mozambikut verior, ku nuk ishin ende të qarta pasojat e goditjes.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar ...
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë ka bërë thirr...
Të krishterët sirianë morën pjesë në shërbimet e rregullta...
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, e ka shfrytëzua...
Këshilli i Bashkimit Evropian do të mund të deklarojë javë...
Qeveria izraelite miratoi të dielën një plan për të zgjeru...
Ministria e Jashtme e Izraelit ka bërë të ditur të dielën ...
Dy anije me cisterna nafte ruse dhe 29 anëtarë të ekuipazh...
Shtetet e Bashkuara janë në “kontakt direkt” me rebelët e ...
Autoritetet në Ukrainë dhe Rusi e kanë akuzuar njëra-tjetr...
Eksperti për Ballkanin, Edward Joseph, ka thënë në një int...
"ABC News" ka rënë dakord t'i paguajë 15 milionë dollarë p...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trum...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të sht...
Ndërron jetë themeluesi dhe pronari i firmës i kompani...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar sulmin ...
Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara, Lidhja Arabe d...
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova...
Pesë migrantë kanë vdekur të shtunën si pasojë e fundo...
Një aeroplan rus i mallrave është larguar prej bazës ajror...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...