“Budallallëku na ka lënë 100 vite pas”/ Rama: 2 vëllezërit që investojnë në Zvërnec, projekte edhe në ishullin e Katarit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të shtunë lid...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të shtunë lid...

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me grupin rebel sirian që udhëhoqi kryengritjen për përmbysjen e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, por që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Zoti Blinken është zyrtari i parë amerikan që konfirmon publikisht kontaktet midis administratës së Presidentit Biden dhe grupit Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, e cila udhëhoqi një koalicion grupesh të armatosura opozitare që rrëzuan Assadin nga pushteti të dielën e kaluar.
Duke folur në një konferencë shtypi në Aqaba të Jordanisë, Sekretari Blinken tha se nuk do të diskutonte detajet e komunikimeve, por tha se ishte e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara t'i përcillnin mesazhe grupit në lidhje me qëndrimet e tij dhe planet e qeverisjes në një periudhë tranzicioni.
"Po, ne kemi qenë në kontakt me HTS-në dhe palët e tjera," tha zoti Blinken. Ai shtoi se "mesazhi ynë për popullin sirian është ky: Ne duam që ata të kenë sukses dhe jemi të përgatitur t'i ndihmojmë ta bëjnë një gjë të tillë".
HTS, e cila dikur ishte një degë e al-Kaidës, u përcaktua si organizatë e huaj terroriste nga Departamenti i Shtetit në vitin 2018. Ky përcaktim mbart me vete sanksione të rënda, përfshirë ndalimin e çdo "mbështetjeje materiale" për grupin ose anëtarët e tij. Megjithatë, sanksionet nuk i ndalojnë ligjërisht zyrtarët amerikanë të komunikojnë me grupet e caktuara.
Në një intervistë të shtunën në televizionin sirian, udhëheqësi i grupit, Ahmad al-Sharaa, i njohur më parë si Abu Mohammed al-Golani, nuk foli për kontaktet e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, por tha se autoritetet e reja në kryeqytetin Damask janë në kontakt me ambasadat perëndimore.
HTS ka ndërmarrë hapa për të vendosur sigurinë dhe për një tranzicion politik pas marrjes nën kontroll të Damaskut dhe është përpjekur të qetësojë publikun e kapur në befasi nga rënia e Assadit dhe të shqetësuar për xhihadistët ekstremistë midis rebelëve.
Udhëheqësit e kryengritësve thonë se grupi është shkëputur nga e kaluara e tij ekstremiste. Al-Sharaa u shfaq në një video-mesazh të premten duke uruar "popullin e madh sirian për fitoren e revolucionit të bekuar".
Zyrtarët amerikanë thonë se mirëpresin komentet e al-Sharaas për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe grave, por mbeten skeptikë se ai do t'i respektojë ato në planin afatgjatë.
Të premten, rebelët dhe opozita e Sirisë bashkëpunuan për t'i dorëzuar në mënyrë të sigurtë zyrtarëve amerikanë një amerikan që ishte burgosur nga Asadi.
Zyrtarët amerikanë po vazhdojnë kërkimin për Austin Tice, një gazetar amerikan i zhdukur 12 vjet më parë pranë Damaskut.
“Ne u kemi theksuar të gjithë atyre me të cilët kemi qenë në kontakt se sa e rëndësishme është për ne gjetja e Austin Tice dhe kthimi i tij në shtëpi,” tha zoti Blinken./VOA
Ndërron jetë themeluesi dhe pronari i firmës i kompani...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar sulmin ...
Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara, Lidhja Arabe d...
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova...
Pesë migrantë kanë vdekur të shtunën si pasojë e fundo...
Një aeroplan rus i mallrave është larguar prej bazës ajror...
Një anije me emigrantë është mbytur në jug të Kretës. Ajo ...
Pak ditë pas marrjes së drejtimit të politikës së jashtme ...
Që nga zgjerimi i Rregullores së Ballkanit Perëndimor nga ...
Nëntë ditë pas rrëzimit të qeverisë Barnier, Franca ka tan...
Ushtria amerikane njoftoi të premten se kishte transportua...
Zona rreth ndërtesës së Parlamentit të Gjeogjisë është bar...
Senatori demokrat Richard Blumenthal ka bërë thirrje që dr...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump...
Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar të shtunën për të f...
Më 14 dhjetor në Gjeorgji zhvillohen zgjedhjet presidencia...
Parlamenti i Moldavisë votoi të premten në favor të shpall...
Zvicra planifikon të rinovojë rrjetin e saj të bunkerëve t...
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ësht...
Ekaterina Trendafilova është riemëruar kryetare e Dhom...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...