Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për t’u përballur me mungesën e mundshme të energjisë
Parlamenti i Moldavisë votoi të premten në favor të shpall...
Pro apo kundër Europës? Gara elektorale në zgjedhjet presidenciale (14.12.2024) në Gjeorgji po shoqërohet edhe me diskursin e ashpër për orientimin politik të vendit në të ardhmen. Gjendja po përshkallëzohet.

Më 14 dhjetor në Gjeorgji zhvillohen zgjedhjet presidenciale, por votimet nuk janë aspak normale. Atmosfera në vend është e tensionuar. Çdo ditë zhvillohen protesta masive në mbarë vendin, të cilave autoritetet po u kundërvihen duke përdorur dhunën.
Sfondi i protestave ka të bëjë me konfrontimin ndërmjet opozitës dhe partisë në pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane". Konfrontimi nisi me zgjedhjet parlamentare në tetor (2024) dhe u përshkallëzua, kur qeveria shpalli së fundi pezullimin e procesit të integrimit europian.
Një ndryshim kushtetues e ashpërsoi krizën, Në vitin 2017 parlamenti me shumicë votash të partisë "Ëndrra Gjeorgjiane" miratoi reformat. Këto ndryshuan procedurën e zgjedhjes së presidentit dhe e kthyen vendin në një republikë parlamentare, në të cilën presidenti ka kompetenca të kufizuara.
Zgjedhjet presidenciale më 2018 ishin të fundit, në të cilat kreu i shtetit u zgjodh direkt nga populli. Presidente e vendit atëherë u zgjodh Salome Surabishvili, kandidatura e së cilës u mbështet nga partia në pushtet. Por më vonë u përkeqësuan raportet ndërmjet partisë pro-ruse "Ëndrra Gjeorgjiane" dhe presidentes pro-europiane Surabishvili.

Zgjedhjet aktuale presidenciale zhvillohen sipas një procedure të re. Për herë të parë presidenti zgjidhet nga një kolegj zgjedhor i përbërë nga 300 persona. Në kolegj bëjnë pjesë 150 deputetë të paralmentit të ri dhe 150 të deleguar nga rajonet e vendit. Meqënëse partia në pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane" ka shumicën në parlament dhe influencën më të madhe në rajone, për një kandidat të opozitës nuk ka shanse për fitore.
Meqënëse opozita bojkoton parlamentin e ri dhe zgjedhjet presidenciale, vetëm partia "Ëndrra Gjeorgjiane" ka paraqitur një kandidat për president. Sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në tetor partia qeverisëse ka fituar 89 nga 150 mandatet parlamentare.
Zgjedhjet janë nën hijen e parregullsive të shumta, gjë që bëri që BE të kërkojë rivotim. Opozita bën fjalë për mashtrime masive elektorale ndaj ka bojkotuar parlamentin.
Presidenta Salome Surabishvili nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe thekson, se tani ajo është i vetmi institucion legjitim shtetëror i Gjeorgjisë. Ajo nuk do të heqë dorë nga posti derisa të ketë zgjedhje të reja parlamentare.
Politologu gjeorgjian Gela Vasadze mendon, se zgjedhjet presidenciale nuk zhvilohen sipas ligjit. "Si mund të zhvillohen zgjedhje, kur parlamenti është ilegjitim?", shtron ai pyetjen. Sipas vlerësimit të tij ka pasur mashtrime masive në zgjedhjet, shoqëria gjeorgjiane nuk i njeh ato.
"Po më e rëndësishmja është, se kushtetuta është shkelur kur u mbajt seanca e parë e parlamentit pa thirrjen nga kreu i shtetit. E kjo ndodhi në një kohë, kur presidentja dhe një numër opozitarësh ngritën padi në Gjykatën Kushtetuese", thotë ai në intervistë për DW.

"Ëndrra Gjeorgjiane" ka zgjedhur kandidat për president Miheil Kavelashvili, një ish-futbollist profesionist dhe deputet i parlamentit nga partia pro-qeveritare "Pushteti i Popullit". Përfaqësuesit e shoqërisë civile gjeorgjiane e konsiderojnë atë si autorin e "ligjit për influencën e huaj".
Kjo shkaktoi protesta në vend dhe çoi në përkeqësimin e shpejtë të marrëdhënieve të Gjeorgjisë me vendet perëndimore. Një pjesë e shoqërisë gjeorgjiane e kritikon kandidaturën e Kavelashvilit edhe për arsyen, se ai nuk ka arsim të lartë.
Kavelashvili e akuzon opozitën, se "kontrollohet nga deputetët e Kongresit të SHBA-së", që duan të provokojnë në Gjeorgji një gjoja "revolucion" dhe raporte si në Ukrainë.
Politologu Gela Vasadze mendon, se Kavelashvili nuk mund të konsiderohet si i zgjedhur, por vetëm si një "president i emëruar". Sipas Vasadze në Gjeorgji në kushtet aktuale është e pamundur të zhvillohen zgjedhje.

Ndërkaq partia "Ëndrra e Gjeorgjisë" e ka paralajmëruar presidenten Salome Surabishvili, që deri më 29 dhjetor ajo duhet të largohet nga pallati qeveritar në Tiflis. Në këtë ditë do të bëhet ceremonia e inagurimit të presidentit të ri.
Qeveria duket se u druhet protestave të reja. "Organizatorët e aksioneve kriminale duan që të dështojnë zgjedhjet presidenciale më 14 dhjetor në Gjeorgji dhe duan me çdo mënyrë ta pengojnë zgjedhjen e presidentit", thuhet në një deklaratë (10.12.2024) të shërbimit shtetëror të sigurisë.
Ky shërbim pretendon, se autorët me gjasë duan që "mundësisht ta përshkallëzojnë sa më shumë situatën", derisa të çojë në "dy deri në tre viktima". Me këtë synohet, sipas shërbimit shtetëror të sigurisë, që qeveria të akuzohet për "vrasje" me qëllim që "të nxitet edhe më shumë fryma e protestës në vend"./ DW
Parlamenti i Moldavisë votoi të premten në favor të shpall...
Zvicra planifikon të rinovojë rrjetin e saj të bunkerëve t...
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ësht...
Ekaterina Trendafilova është riemëruar kryetare e Dhom...
Ndërsa Presidenti i zgjedhur Donald Trump vazhdon emër...
Rusia ka kryer sulme të mëdha ajrore kundër objekteve ener...
Këshilltarët kryesorë të Presidentit amerikan Joe Biden po...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, emëroi të premten ale...
Teatrot, muzetë dhe orkestrat në Gjermani financohen nga f...
Bolivia ka ekstraduar ish-shefin e antidrogës në Shtetet e...
Forcat ruse vazhdojnë t’i afrohen qytetit strategjik në li...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka kri...
Franca tha të enjten se ishte shumë herët që Bashkimi Evro...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka ftuar Presidentin ki...
Bashkimi Evropian (BE) pritet t’i bëjë thirrje Kosovës ta ...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kryeministri ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka fa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka para...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u tha ligjvë...
Elon Musk arrin pasuri mbi 400 miliardë dollarë, një rekor...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...