Biden fal 39 persona dhe zbut dënimet për 1.500 të tjerë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka fa...

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Polonisë Donald Tusk thanë se Ukraina duhet të ketë rol kyç në çdo negociatë të mundshme mbi agresionin rus, pas një takimi të enjten në Varshavë.
Presidenti Macron këmbënguli gjithashtu se evropianët duhet të përfshihen në diskutimin e çështjeve të sigurisë në koordinim “shumë të ngushtë” me Shtetet e Bashkuara për t’u siguruar që interesat e Evropës të merren parasysh.
Takimi vjen pasi Presidenti Macron zhvilloi bisedime me Presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, të shtunën në Paris. Ndërkaq, Polonia do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në janar, pak javë përpara se zoti Trump të marrë detyrën.
“Ne folëm për punën tonë të përbashkët për një paqe të drejtë në Ukrainë”, tha Kryeministri Tusk në një deklaratë të përbashkët me Presidentin francez.
“Ne kemi një qëndrim të qartë ... Ukraina duhet të jetë e pranishme në çdo (raund) bisedimesh dhe çdo propozim duhet të pranohet gjithashtu nga miqtë tanë në Kiev”, tha ai.
Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës kundër agresionit rus, i cili filloi më 24 shkurt të vitit 2022.
Kryeministri Tusk e hodhi poshtë si “spekulim” dërgimin e trupave në Ukrainë pas një armëpushimi ose marrëveshje paqeje të mundshme.
“Vendimet në lidhje me veprimet polake do të merren në Varshavë dhe vetëm në Varshavë”, tha ai. “Momentalisht ne nuk po planifikojmë veprime të tilla”.
Presidenti francez Macron tha se “administrata e Presidentit Trump ka treguar gatishmërinë e saj për të bërë përpjekje të ndryshojë rrjedhën e këtij konflikti”.
Një ditë pas takimit me zotin Zelensky, Presidenti i zgjedhur Trump i kërkoi udhëheqësit rus Vladimir Putin të marrë masa për të arritur një armëpushim të menjëhershëm me Ukrainën. Ai e karakterizoi kërkesën si pjesë të përpjekjeve të tij aktive si president i zgjedhur për t'i dhënë fund luftës, pavarësisht se ai merr detyrën pas disa javësh.
“Ne duhet të punojmë shumë ngushtë me amerikanët, sigurisht me Ukrainën, për të gjetur një rrugë të mundshme që merr parasysh sovranitetin dhe interesat e Ukrainës dhe sigurinë dhe interesat e evropianëve”, tha Presidenti Macron./ VOA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka fa...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka para...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u tha ligjvë...
Elon Musk arrin pasuri mbi 400 miliardë dollarë, një rekor...
Gjithnjë e më shumë emigrantë kalojnë përmes Kanalit të La...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ua kanë hapur rrugën ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u nis të mërku...
Izraelitët dhe palestinezët po sinjalizojnë përpjekje të r...
Këtë vit janë vrarë 54 gazetarë në botë, teksa kanë qenë d...
Përshkallëzimi i armiqësive tregtare mes Kinës dhe Shtetev...
Danimarka ka njoftuar miratimin e një qasjeje më të ashpër...
Christopher Wray, kreu i Byrosë Federale të Hetimeve j...
Presidenti Joe Biden ka miratuar një dokument të ri mb...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ftua për dëshmi...
Përmbysja e regjimit mbi 50 vjeçar të familjes Assad n...
Ministria e Jashtme e Gjermanisë njoftoi se do t’i sig...
Disa qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtes...
Prokuroria e Shkupit njoftoi të mërkurën se e ka nisur...
Mijëra sirianë të zhvendosur, që u strehuan në Liban dhe T...
Rusia tha të mërkurën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkua...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...