Mbahet protesta e shtatë në Tiranë kundër qeverisë
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...

Përshkallëzimi i armiqësive tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund ta vërë në rrezik furnizimin e Ukrainës me pjesë të dronëve, të cilët janë vendimtarë për luftën e saj kundër Rusisë.
Mediat amerikane raportojnë se prodhuesit kinezë janë duke i kufizuar shitjet e pjesëve jetike të dronëve nëpër kompani në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, të cilat e furnizojnë Ukrainën me ato pjesë.
Këto kufizime nga Kina mund ta pengojnë Ukrainën në fushëbetejë, ku dronët kanë luajtur rol vendimtar. Arsenali i Kievit i dronëve të lirë, por efektivë, përdoret për gjurmim, hedhje të bombave ndaj objektivave dhe për t’u mbrojtur ndaj sulmeve ruse. Lëvizja e Pekinit shihet si përgjigje ndaj vendimit të Uashingtonit, i cili në dhjetor e kufizoi shitjen e çipave me hapësirë të madhe për ruajtjen e materialeve dhe pajisjeve të tjera për gjysmëpërçues për në Kinë. Pekini tashmë ka ndaluar shitjen e artikujve me përdorim të dyfishtë për ushtrinë amerikane dhe disa materiale me aplikime teknologjike dhe ushtarake për kompanitë amerikane.
Por, kufizimi i furnizimeve me pjesë dronësh që janë pjesë kyçe e përpjekjeve të Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë përbën element të ri të tensioneve tregtare në rritje.
Lëvizja e Kinës, sipas ekspertëve, është gjithashtu mesazh për administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për aftësinë e Kinës për t’i kundërshtuar sanksionet e vendosura nga Uashingtoni. “Kjo është pjesërisht përgjigje ndaj tarifave të SHBA-së dhe një formë ndëshkimi për masat e kontrollit të eksporteve amerikane”, tha Joseph Webster nga Këshilli Atlantik. “Por, kufizimi i kësaj teknologjie dronësh do të ketë pasoja në fushën e betejës për Ukrainën dhe mund të jetë i rëndësishëm para negociatave të mundshme për armëpushim”, shtoi ai.
Dronët e përballueshëm dhe në dispozicion janë bërë një pjesë e rëndësishme e luftës pothuajse trevjeçare në Ukrainë për të dyja palët, Kievin dhe Moskën.
Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë sa u përket dronëve ushtarakë më të mëdhenj. Por, Kina mbizotëron tregun për dronë më të lirë dhe më të vegjël dhe për pjesët e tyre, të cilat janë dypërdorimëshe, për civilë dhe ushtri.
Disa anketa të pavarura vlerësojnë se Kina kontrollon 90 për qind të tregut të dronëve në Shtetet e Bashkuara dhe 80 për qind në nivel global.
Duke pasur parasysh këtë pozicion, ekspertët kanë paralajmëruar për një varësi në rritje nga kontrolli i Kinës mbi zinxhirët globalë të furnizimit për dronët. Uashingtoni ka shprehur nevojën për të krijuar zinxhirë të rinj furnizimi, pasi mosmarrëveshjet tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit pritet të përshkallëzohen nën administratën e dytë të Trumpit. “Këto masa të reja të kontrollit vetëm sa theksojnë rëndësinë e forcimit të përpjekjeve tona me vende të tjera për të ulur rrezikun dhe diversifikuar zinxhirët kritikë të furnizimit larg [Kinës]”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për REL-in.
Ministria e Tregtisë dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për koment.
Lufta tregtare takon luftën për dronë
Që nga viti 2019, Kina ka krijuar atë që ajo e quan "listë të entiteteve të pasigurta" për t’i ndëshkuar kompanitë që i dëmtojnë interesat kombëtare të Kinës dhe ka prezantuar rregulla për t’i ndëshkuar firmat që i zbatojnë masat e SHBA-së ndaj entiteteve kineze.
Shtrirja e gjerë e këtyre ligjeve ia mundëson Pekinit ta bllokojë potencialisht qasjen globale në komponentë të rëndësishëm, përfshirë materiale si mineralet e rralla dhe litiumi që formojnë komponentë thelbësorë në gjithçka, nga telefonat e mençur deri te automjetet elektrike.
Sa i përket kufizimeve të fundit për dërgesat e pjesëve të dronëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, prodhuesit kinezë të motorëve, baterive dhe kontrollorëve të fluturimit kanë ulur sasinë që ata dërgojnë ose, në disa raste, kanë ndaluar plotësisht dërgesat. Një shembull i dukshëm ndodhi në tetor kur prodhuesi amerikan i dronëve Skydio, i cili furnizon ushtrinë e Ukrainës, u godit nga sanksionet kineze si përgjigje ndaj fitimit të një kontrate nga Qeveria tajvaneze.
Skydio është lavdëruar si alternativë amerikane ndaj prodhuesve kinezë dhe varësisë nga zinxhirët e furnizimit kinez.
Ndërkohë që firma amerikane kishte kaluar vite duke ndërtuar një zinxhir furnizimi jashtë Kinës për produktet e saj, ajo ende varej nga ky vend për një komponent thelbësor: bateritë.
Vendimi i Kinës për ta kufizuar furnizimin me bateri për Skydi, e detyroi kompaninë të kërkojë burime alternative dhe e ktheu mbrapsht shpërndarjen e dërgesave për klientët e saj, përfshirë Ushtrinë Amerikane, e cila nga ana e saj e furnizon Kievin.
Në kërkim të zinxhirëve të rinj furnizues
Për Kievin, zbutja e varësisë ndaj zinxhirit të furnizimit kinez për të siguruar dronë për fushën e betejës ka rezultuar i vështirë, sepse shumë prodhues dronësh nga Ukraina ende mbështeten në pjesë kineze për të prodhuar armët e lira dhe efikase.
Kina në korrik e ndaloi eksportimin e dronëve për përdorim ushtarak, dhe Pekini ka pretenduar se nuk ofron armë për Rusinë ose Ukrainën.
Por, fluksi i vazhdueshëm i pajisjeve për përdorim të dyfishtë nga Kina në Rusi e ka ndihmuar Kremlinin ta kryejë pushtimin e plotë të Ukrainës.
Tani, kufizimet e reja nga Qeveria kineze e kanë bërë më të vështirë për Ukrainën të sigurojë dronë dhe pjesët e tyre.
Në rastin e Skydios, Pekini vendosi sanksione para se kompania të siguronte furnizues alternativë, por raportohet se kjo firmë është në bisedime me disa kompani në Azi, përfshirë ato në Japoni dhe Tajvan.
Tajvani, për të cilin Kina pretendon se është territor i saj, po përpiqet ta forcojë zinxhirin e vet të furnizimit me dronë, duke pasur parasysh rëndësinë në rritje të tyre në luftën moderne dhe frikën për një konflikt të mundshëm me Pekinin.
Tajvani, një ishull vetëqeverisës, i ka intensifikuar përpjekjet dhe ka krijuar lidhje me vendet evropiane në fushën e teknologjive të dronëve. Ministri i Jashtëm i Tajvanit udhëhoqi një delegacion për të diskutuar këtë temë në Letoni, Lituani dhe Poloni në nëntor dhe nënshkroi memorandume mirëkuptimi për të avancuar zhvillimin e dronëve me këto tri vende.
“Këto kufizime tregtare kineze mund të çojnë në krijimin e zinxhirëve të rinj të furnizimit me dronë”, tha Webster. “Por prisni që Kina të dëshirojë gjithashtu ta kufizojë zhvillimin e tyre”./ Rel
Danimarka ka njoftuar miratimin e një qasjeje më të ashpër...
Christopher Wray, kreu i Byrosë Federale të Hetimeve j...
Presidenti Joe Biden ka miratuar një dokument të ri mb...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ftua për dëshmi...
Përmbysja e regjimit mbi 50 vjeçar të familjes Assad n...
Ministria e Jashtme e Gjermanisë njoftoi se do t’i sig...
Disa qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtes...
Prokuroria e Shkupit njoftoi të mërkurën se e ka nisur...
Mijëra sirianë të zhvendosur, që u strehuan në Liban dhe T...
Rusia tha të mërkurën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkua...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se rreth 2.2...
Kryeministri i ri i Sirisë u bëri thirrje sirianëve që kan...
Qindra maqedonas kanë marshuar të martën mbrëma në Shkup k...
Policia në Maqedoninë e Veriut ka ndërmarrë të martën disa...
Ish ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong H...
E njohur si “Çokollata e Dubait,” kjo ëmbëlsirë e veçantë ...
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, akuzoi të martën sh...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka a...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dëshmoi të...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka par...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...