Elon Musk arrin pasuri rekord mbi 400 miliardë dollarë
Elon Musk arrin pasuri mbi 400 miliardë dollarë, një rekor...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u tha ligjvënësve mbrëmë (të mërkurën në mbrëmje) se administrata e Presidentit Biden ishte vënë në një pozitë tejet të vështirë përpara tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në gusht të vitit 2021. Siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës" në Kongres Katherine Gypson, zoti Blinken tha se Presidenti Joe Biden trashëgoi një afat për tërheqjen nga ish-presidenti Donald Trump, pa një plan për ta realizuar atë. Republikanët në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve prej vitesh kanë kërkuar përgjigje për tërheqjen katastrofike nga Afganistani.
Ministri taleban për refugjatët, Khalil Ur-Rahman Haqqani, u vra gjatë një sulmi vetëvrasës të mërkurën në Afganistan.
Ky është një nga sulmet më të rënda ndaj një udhëheqësi të talebanëve që kur grupi u kthye në pushtet në gusht të vitit 2021.
Tërheqja katastrofike e trupave amerikane nga Afganistani u mundësoi talibanëve të ktheheshin në pushtet. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë qenë shumë kritikë ndaj administratës së Presidentit Biden për tërheqjen.
“Ju kishit mundësi të shumta të hartonit një plan për rënien e pashmangshme të Afganistanit. Në vend të kësaj, edhe me këmbanat e alarmit që dëgjoheshin qartë, ju mohuat kërcënimet e pashmangshme dhe të rrezikshme për interesat amerikane, qytetarët amerikanë dhe partnerët tanë afganë”, tha Michael McCaul, udhëheqës i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken doli para këtij Komisioni të mërkurën. Ai tha se Presidenti Joe Biden trashëgoi një afat për tërheqje nga ish-presidenti Donald Trump, pa një plan për ta realizuar atë.
“Nëse Presidenti Biden nuk do të zbatonte zotimin e paraardhësit të tij, sulmet e talibanëve ndaj forcave tona, aleatëve tanë dhe ndaj qyteteve kryesore do të kishin rifilluar. Kjo do të kërkonte dërgimin e dhjetëra mijëra forcave të tjera amerikane përsëri në Afganistan për të mbrojtur veten dhe për të parandaluar marrjen e kontrollit nga talebanët”, tha Sekretari Blinken.
Kryetari i ardhshëm i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Brian Mast, i cili humbi këmbët duke luftuar në Afganistan, tha se Departamenti i Shtetit nuk është mbajtur përgjegjës për tërheqjen.
“Departamenti është absolutisht jo funksional siç shihet nga përpjekjet për të mbuluar faktin që 26 diplomatë të administratës suaj ju thanë se do të ishte katastrofë nëse vazhdohej në atë rrugë. Duhet të flasim për këtë”, tha ligjvënësi republikan Mast.
Por demokrati kryesor në Komision tha se republikanët nuk kishin ndërmarrë asnjë përpjekje për të parandaluar që këto probleme të përsëriteshin.
“I ashtuquajturi hetim i republikanëve nuk ka qenë gjë tjetër veçse të bërit politikë në vija partiake. Ata nuk mund të pretendojnë se qëllimi i vërtetë i tyre tani është sundimi i ligjit, kur nuk shoh asgjë konkrete. Nga ky hetim nuk kanë hartuar asnjë projekt-ligj”, thotë deputeti Meeks.
Trembëdhjetë ushtarë amerikan dhe 170 civilë afganë vdiqën në sulmin me bombë në ‘Abbey Gate’ në Kabul më 26 gusht të vitit 2021./ Voa
Elon Musk arrin pasuri mbi 400 miliardë dollarë, një rekor...
Gjithnjë e më shumë emigrantë kalojnë përmes Kanalit të La...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ua kanë hapur rrugën ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u nis të mërku...
Izraelitët dhe palestinezët po sinjalizojnë përpjekje të r...
Këtë vit janë vrarë 54 gazetarë në botë, teksa kanë qenë d...
Përshkallëzimi i armiqësive tregtare mes Kinës dhe Shtetev...
Danimarka ka njoftuar miratimin e një qasjeje më të ashpër...
Christopher Wray, kreu i Byrosë Federale të Hetimeve j...
Presidenti Joe Biden ka miratuar një dokument të ri mb...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ftua për dëshmi...
Përmbysja e regjimit mbi 50 vjeçar të familjes Assad n...
Ministria e Jashtme e Gjermanisë njoftoi se do t’i sig...
Disa qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtes...
Prokuroria e Shkupit njoftoi të mërkurën se e ka nisur...
Mijëra sirianë të zhvendosur, që u strehuan në Liban dhe T...
Rusia tha të mërkurën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkua...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se rreth 2.2...
Kryeministri i ri i Sirisë u bëri thirrje sirianëve që kan...
Qindra maqedonas kanë marshuar të martën mbrëma në Shkup k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...