Mbytet anija me emigrantë në jug të Kretës/ Dhjetëra të zhdukur
Një anije me emigrantë është mbytur në jug të Kretës. Ajo ...

Një aeroplan rus i mallrave është larguar prej bazës ajrore Hmeimim që gjendet në perëndim të Sirisë, dhe është raportuar të jetë drejtuar kah Libia, teksa Moska vazhdon zbehjen e prezencës në territorin e aleates kryesore rajonale.
Duke cituar një zyrtar sirian që monitoron bazën, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se disa aeroplanë tjerë transportues pritet të largohen nga baza në ditët në vijim, në kuadër të evakuimit, pas rrëzimit të regjimit të liderit sirian, Bashar al-Assad.
Në disa imazhe satelitore të 13 dhjetorit të kompanisë së teknologjisë hapësinore, Maxar, është parë se Rusia po përgatitet për tërheqje të pajisjeve ushtarake prej bazës Hmeimim.
Në fotografi janë parë të paktën dy aeroplanë rusë të mallrave, Antonov An-124.
Burimi i Reutersit nuk e ka përmendur modelin e aeroplanit që është larguar nga baza, më 14 dhjetor.
Reuters ka raportuar se në mëngjesin e 14 dhjetorit, një aeroplan mallrash Il-76 është parë në bazë, derisa disa helikopterë janë parë brenda perimetrit të bazës, e cila ka qenë thelbësore për strategjinë e Rusisë sa u ka ofruar ndihmë forcave të Assadit dhe aletëve të saj në luftën civile siriane.
Intervenimi i Rusisë në luftë, më 2015, i ka ndihmuar Assadit të qëndrojë në pushtet, mirëpo regjimi i tij është rrëzuar javën e kaluar, teksa organizata Hayar Tahrir al-Sham – e shpallur terroriste nga Shtetet Bashkuara – si dhe disa organizata tjera, disa të lidhura edhe me Turqinë, e kanë rrëzuar regjimin përmes një ofensive të shpejtë.
Rusia i ka ndihmuar Assadit që të largohet nga shteti dhe vetë presidenti rus, Vladimir Putin, ia ka garantuar azilin.
Rusia ka personel ushtarak edhe në bazën ajrore Al-Jufra në Libi.
Një numër mediash perëndimore janë duke raportuar se Rusia është duke i tërhequr forcat ushtarake dhe asetet që ka prej Sirisë, pas rrëzimit të Assadit nga pushteti.
Sipas ekspertëve, kjo situatë është “shuplakë në fytyrë” për Rusinë.
Moska e ka shfrytëzuar faktin se ka qenë mbështetësja kryesore e Assadit, dhe kështu e ka shtrirë ndikimin në Lindje të Mesme dhe më gjerë, duke e paraqitur veten si kundërpeshë e Perëndimit.
Tani, rënia e Assadit dhe largimi rus prej Sirisë, rrezikon ndikimin e Moskës, jo vetëm në Damask, por edhe në rajon.
Në raportimet e mëhershme është thënë se Rusia po negocion me autoritetet e reja në Damask, që t’i mbajë bazat ushtarake në Siri.
Përveç Hmeimimit, Rusia e ka edhe një bazë detare në Tartus të Sirisë./REL
Një anije me emigrantë është mbytur në jug të Kretës. Ajo ...
Pak ditë pas marrjes së drejtimit të politikës së jashtme ...
Që nga zgjerimi i Rregullores së Ballkanit Perëndimor nga ...
Nëntë ditë pas rrëzimit të qeverisë Barnier, Franca ka tan...
Ushtria amerikane njoftoi të premten se kishte transportua...
Zona rreth ndërtesës së Parlamentit të Gjeogjisë është bar...
Senatori demokrat Richard Blumenthal ka bërë thirrje që dr...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump...
Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar të shtunën për të f...
Më 14 dhjetor në Gjeorgji zhvillohen zgjedhjet presidencia...
Parlamenti i Moldavisë votoi të premten në favor të shpall...
Zvicra planifikon të rinovojë rrjetin e saj të bunkerëve t...
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ësht...
Ekaterina Trendafilova është riemëruar kryetare e Dhom...
Ndërsa Presidenti i zgjedhur Donald Trump vazhdon emër...
Rusia ka kryer sulme të mëdha ajrore kundër objekteve ener...
Këshilltarët kryesorë të Presidentit amerikan Joe Biden po...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, emëroi të premten ale...
Teatrot, muzetë dhe orkestrat në Gjermani financohen nga f...
Bolivia ka ekstraduar ish-shefin e antidrogës në Shtetet e...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...