Franca goditet nga cikloni “Chido”/ Qindra të vdekur dhe të plagosur
Qindra persona, ndoshta edhe mijëra, mund të kenë humbur j...

Papa Françesku kremtoi meshën të dielën përpara mijëra besimtarëve në Korsikë, një bastion i besimit katolik, udhëtimi i parë ndonjëherë i një Ati të Shenjtë në ishullin francez mesdhetar. Ceremonia, e ndjekur nga rreth 9,000 persona personalisht dhe e ndjekur nga një numër i ngjashëm besimtarësh në ekranet gjigante, sipas autoriteteve lokale, ishte pika kulmore e një udhëtimi njëditor ku Papa Françesku preku çështje nga laiciteti shtetëror i Francës deri tek thirrjet për paqe në Lindjen e Mesme. “Ka një kombinim solemniteti, sinqeriteti, emocionesh”, tha Fabienne Mazza, një nga 300 këngëtaret që morën pjesë në meshë. "Prania e tij këtu na e bën të vështirë kontrollin e emocioneve tona."
Ati i Shenjtë mbërriti me avionin papal të dielën në mëngjes përpara se të dilte në rrugët e mbushura të kryeqytetit Ajaçio me automjetin e posaçëm papal, duke bekuar fëmijët, një grua 108-vjeçare dhe madje edhe një picë të mbajtur nga një pronar restoranti.
Nga turma dëgjoheshin thirrjet e "evivva u papa" ("rroftë Papa" në gjuhën korsikane).
Me një shenjë ende të dukshme në fytyrë nga një rrëzim para disa ditëve, Papa Françesku gjithsesi u shfaq në humor të mirë, i buzëqeshur gjatë gjithë aktiviteteve të ditës. Autoritetet lokale thanë se rreth 12,000 vetë kishin dalë për të përshëndetur Papën në rrugë.
"Kjo është e jashtëzakonshme, jam e prekur, është një moment magjik, një shans i rrallë," tha Solene Pianacci, një drejtoreshë shkolle 44-vjeçare, në një nga ndalesat e Françeskut në katedralen e kryeqytetit.
Ndalesa e parë e papës 87-vjeçare ishte mbajtja e fjalës përmbyllëse në një konferencë mbi fenë në Mesdhe. Ai bëri thirrje për "një koncept të laicitetit që nuk është statik dhe fiks, por në zhvillim dhe dinamik". Komentet prekën një temë të ndjeshme për Francën. Laicizmi i rreptë shtetëror fillimisht u vendos për të frenuar ndikimin e Kishës në jetën publike, por tani përdoret më shpesh kundër simboleve të Islamit si shamia myslimane e kokës ose hixhabi.
Papa Françesku më vonë bëri thirrje për paqe "në të gjithë Lindjen e Mesme", por edhe për "popullin ukrainas dhe popullin rus", si edhe u lut për territorin francez të Oqeanit Indian, Mayotte, i goditur nga një ciklon.
Takimi me Presidentin Macron
Ajaço ishte zbukuruar në ngjyrat papale, të verdhë dhe të bardhë, ndërsa në rrugë ishin ndaluar makinat ishin dëbuar nga rrugët qendrore me ndalime parkimi. Rreth 2,000 përforcime policore u dërguan në Ajaço për të konsoliduar masat e sigurisë.
Udhëtimi i shkurtër i Françeskut vjen vetëm një javë pas hapjes së Katedrales Notre Dame në Paris pesë vjet pas një zjarri shkatërrues ku ai nuk mori pjesë. Në ceremoninë për hapjen e saj morën pjesë udhëheqës botërorë, përfshirë Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.
Por ai ra dakord për udhëtimin në Korsikë të organizuar nga kardinali popullor i ishullit, 56-vjeçari Francois-Xavier Bustillo. I veshur me një mantel rozë tradicional për të dielën e tretë të Adventit (Ardhjes), Françesku falënderoi Bustillon gjatë meshës për "këtë ditë kur (ai) ndihej sikur ishte në shtëpinë e tij". Kardinali u përgjigj se vizita kishte qenë një "bekim i vërtetë për Korsikën", ku Kisha lokale thotë se rreth 90 përqind e 350,000 banorëve janë katolikë.
Takimi i fundit i Atit të Shenjtë pas meshës ishte një takim me Presidentin Emmanuel Macron në aeroport përpara nisjes së tij. Sipas një medias franceze zoti Macron i dhuroi Papës një libër që përshkruan në detaje restaurimin e Notre Dame.
E diela shënoi vizitën e tretë të Françeskut në Francë si Papë, pas qytetit lindor të Strasburgut në vitin 2014 dhe portit mesdhetar të Marsejës vitin e kaluar -- edhe pse asnjë nuk ka qenë një vizitë zyrtare shtetërore në vend.
Aleatët e tij theksojnë se Papa, që e vë theksin tek njerëzit më të varfër të botës, u shmanget kryesisht kryeqyteteve dhe pritjeve luksoze.
Jo "ndasive"
Vizita në Korsikë ishte udhëtimi i tij i 47-të jashtë Vatikanit që kur u zgjodh në vitin 2013 dhe e treta në vitin 2024. Disa nga ato vizita kanë qenë rreth Mesdheut, nga ishulli grek i Lesbosit në Maltë dhe në Siçili.
Por kjo është vizita e parë e një pape në Korsikë, një rajon francez me një identitet të veçantë, me një prirje të fortë për autonomi dhe një status të veçantë kushtetues që aktualisht po diskutohet mes Parisit dhe zyrtarëve të zgjedhur vendas.
Në fjalën e tij të mëngjesit të së dielës, Papa Françesku paralajmëroi kundër ndjenjave fetare që "shfrytezohen nga grupe që duan vetëkënaqësi duke nxitur polemika, mendjengushtësi, ndarje dhe qëndrime përjashtuese".
Mesazhi vjen ndërsa një lëvizje e re nacionaliste korsikane e ekstremit të djathtë, Mossa Palatina, bën fushatë për të "riafirmuar përparësinë e katolicizmit" dhe për t’u siguruar që "Korsika të mos bëhet kurrë një Lampeduza tjetër" - ishulli italian ku kanë zbritur shumë emigrantë që shpresojnë të arrijnë në Evropë. Vetë Papa ka mbrojtur prej kohësh qëndrimin se emigrantët duhet të mirëpriten./VOA
Qindra persona, ndoshta edhe mijëra, mund të kenë humbur j...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar ...
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë ka bërë thirr...
Të krishterët sirianë morën pjesë në shërbimet e rregullta...
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, e ka shfrytëzua...
Këshilli i Bashkimit Evropian do të mund të deklarojë javë...
Qeveria izraelite miratoi të dielën një plan për të zgjeru...
Ministria e Jashtme e Izraelit ka bërë të ditur të dielën ...
Dy anije me cisterna nafte ruse dhe 29 anëtarë të ekuipazh...
Shtetet e Bashkuara janë në “kontakt direkt” me rebelët e ...
Autoritetet në Ukrainë dhe Rusi e kanë akuzuar njëra-tjetr...
Eksperti për Ballkanin, Edward Joseph, ka thënë në një int...
"ABC News" ka rënë dakord t'i paguajë 15 milionë dollarë p...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trum...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të sht...
Ndërron jetë themeluesi dhe pronari i firmës i kompani...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar sulmin ...
Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara, Lidhja Arabe d...
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova...
Pesë migrantë kanë vdekur të shtunën si pasojë e fundo...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...